saktivista eshte blogu i Institutit Antonio Gramshi
Situata politike në Shqipëri pas rënies së komunizmit është shënuar nga proçese të ndryshme dhe fenomene sociale, ekonomike, kulturore e politike që shpeshherë përshkruhen mes termit ombrellë “Periudhë e Tranzicionit”. Fillimisht i kuptuar si tranzicion prej sistemit komunist të ekonomisë së planifikuar e të kontrolluar nga shteti drejt sistemit të ekonomisë së tregut të lirë e të sipërmarrjes private, tranzicioni më pas preku thuajse çdo sferë jetike të shoqërisë, komuniteteve që e përbënin, dhe individëve.
Natyrisht që pas dekadave të izolimit total me botën e jashtme, pasi u bë shteti i parë në botë që ndaloi praktikimin e besimit fetar, pas kriminalizimit të homoseksualizmit dhe vendosjes së një regjimi biopolitik që rregullonte deri dhe martesat mes individëve, pas reduktimit të pronës private në fare pak zotërime personale shqiptarët e përjetuan rënien e regjimit totalitar enverist si një çlirim. Frustracionet e krijuara nga imazhet e një bote të lumtur e të pasur perëndimore që u përcollën në Shqipëri mes televizioneve shpërthyen në fillim të viteve ’90 në një mohim të gjithçkaje të trashëguar nga komunizmi, përfshi këtu edhe vlerat pozitive të arsimit, shërbimeve sociale e shëndetësore, apo ato pak ndërmarrje të përbashkëta industriale e agrare që ishin ende në funksionim. Njerëzit e varfëruar prej 15 vjetësh izolim total u hodhën në kundërsulm material, duke shkatërruar pronën e përbashkët, shkollat e spitalet, por shpeshherë dhe në kundërsulm kulturor, gjë që u reflektua tek një mosrespektim i vazhdueshëm i institucioneve të pushtetit, si nga politika, ashtu edhe nga qytetarët.
Që prej fillimit të tranzicionit, në vitin 1991, shqiptarët të dalë prej një periudhe të shtypjes së lirisë së shprehjes dhe të veprimit politik, kërkuan dhe shpresuan vendosjen e një sistemi demokratik. Por partitë e krijuara në atë kohë kryesisht u mblodhën rreth ish-funksionarëve partiakë, dhe që prej fillimit ishin parti apolitike, në sensin që nuk përfaqësonin ndonjë grup homogjen interesash, përkundrazi, përfaqësonin grupe shumëngjyrëshe njerëzish që politikën e perceptonin kryesisht si një mjet për të përfituar sa më shumë pushtet apo para për veten e familjen e tyre. Kjo natyrë pragmatiste dhe klanore vijon të mbetet një tipar karakterizues i politikës shqiptare sot e kësaj dite.
Pas 19 vjetësh të kaluara në këtë gjendje të mjegullt “tranzicionale”, është bërë e qartë tashmë se cili është qëndrimi real i partive politike shqiptare, dhe cili është morali i politikës së bërë deri më tash. Trafikimi i vazhdueshëm i influencës dhe i individualiteteve politike nga njëri krah në tjetrin, sipas interesit, mungesa e konsistencës politike e hasur shpeshherë edhe brenda të njëjtës deklaratë, fokusimi tek spektakli dhe tek aparenca, ndërkohë që përbrenda mbizotërojnë paqartësitë apo qëllimet ngushtësisht personale, makiavelizmi që tashmë është pranuar gjerësisht, e degjenerimi gradual i politikës tashmë janë kthyer në një pengesë të padurueshme për atë pjesë të intelektualëve që prej kohësh përpiqen të shprehin disidencën e tyre aq sa munden nëpër mediat e kontrolluara nga bizneset e nga politika.
Një nga tiparet më negative të barrikadës që politika aktuale i vendos zhvillimit të dëshiruar nga shqiptarët është tipari i saj monolitik, monizmi të cilin partitë edhe pse janë kundërshtare, nuk përpiqen ta maskojnë. Ky monizëm shfaqet hapur sidomos në ndjekjen e praktikave liberale e neo-liberale, në propagandimin e një integrimi ekonomik që do të vinte në rrezik ekonomitë e brishta të fermerëve e sipërmarrësve të vegjël shqiptarë, në tendencën për të privatizuar çdo shërbim publik, apo për të përkeqësuar kushtet e këtyre shërbimeve publike, në mënyrë që privatizimi të bëhet i domosdoshëm (Shqipëria është një ndër vendet me ritëm më të lartë të privatizimit në vendet e lindjes). Varësia e partive aktuale tek bizneset e mëdha kombëtare apo ndërkombëtare ka bërë që interesat e shtresave të mesme e të varfra të popullsisë të mbeten thuajse të papërfaqësuara në nivel lokal apo në nivel vendor.
Në këto kushte, duke konsideruar pozicionimin dy partive të mëdha PD e PS në të djathtë të qendrës, si dy parti të qasjes neoliberale, mbështetëse të taksës së sheshtë, të privatizimit ekstrem, të mosndërhyrjes në rregullat e tregut të lirë, si dhe të hapjes së ekonomisë ndaj çdo lloj tregu global, pavarësisht gatishmërisë që kemi si vend, lindi nevoja e shprehjes së kritikës politike.
Instituti Antonio Gramshi (IAG) lindi në Tetor të 2009, si një iniciativë e disa intelektualëve me eksperienca të mëparshme në politikë, shoqëri civile, media etj. Ky institut ka për synim studimin dhe monitorimin e politikës shqiptare dhe denoncimin e sjelljeve e iniciativave që do të dëmtonin interesat e shtresës së mesme e të varfër të Shqipërisë. Që prej krijimit të vet IAG boton të përjavshmen GAZETA, tek e cila është krijuar hapësira e munguar në median shqiptare për mendimin e lirë intelektual, për analiza më të thella e më kritike të shoqërisë nga ç’mund të lejojë mass-media komerçiale. IAG në rolin e vet si institut studiues i politikës planifikon të jetë edhe propozues i strategjive politike, apo ligjore në ndihmë të komuniteteve të caktuara, apo të shtresave të mesme e të varfra shoqërore. Aktiviteti kulturor i IAG konsiston në demonstrimin e vlerave intelektuale të shqiptarëve nëpërmjet publikimit të veprave të tyre, dhe njëkohësisht në përkthimin e disa prej autorëve të huaj që ende nuk janë botuar në shqip pasi nuk e “lejon tregu”.
Disa nga projektet e ardhshme që IAG po planifikon të ndërtojë është stabilizimi i një studioje ligjore “Pro Bono” që do të ofrojë gratis këshillim e mbrojtje për individë e grupe në kushte të disfavorshme ekonomike, zhvillimi i një serie seminaresh të përdyjavshme mbi tema specifike të politikës e shoqërisë, me synim zhvendosjen e diskutimit nga lufta spektakolare e pushtetit drejt këtyre temave më të rëndësishme për qytetarët, studimi, përkthimi e botimi i një serie autorësh të filozofisë politike, ekonomike e sociologjike të majtë, zhvillimi i një sërë studimesh mbi fenomene të ndryshme në shoqërinë shqiptare, etj.
Strategjia e IAG është të lidhë kontakte me intelektualë shqiptarë e të huaj, me institute e organizata të ngjashme, si dhe me parti politike të cilitdo vendi që ndajnë parime e qëndrime të përbashkëta, e që do të bënin të mundur bashkëpunimin, krijimin e aleancave e rrjeteve sociale e politike, dhe shkëmbimin e eksperiencave dhe informacionit, në emër të solidaritetit shoqëror dhe të miqësisë.












Me gjithe respektin, po ju e dini qe Antonio Gramsci nuk eshte shqiptar??? dhe as nuk ka kaluar ndonjeher ne Shqiperi???
Per informacione me te detajueshme shume thjesh mund te vizitoni:
http://it.wikipedia.org/wiki/Antonio_Gramsci
Me gjithe respekt lexoje dhe nje here ate adresen qe ke afishuar dhe lexo tek pjesa .
Antuen,psh per te te dhene nje reference pak me serioze.Te botimi i fundit i plote qe ka bere instituti antonio gramshi ne Torine,te vepres “fletoret e burgut”,origjinen e tij shqipetare Gramshi e deklaron,dhe thote qe jam me origjine Shqipetare,e kulturalisht Italian.Madje Gramshi ne moshe te vogel fliste gjuhen Sarde.PEr ta shtuar,nje reference tjeter po aq serioze sa e para e shume me serioze se Wikipedia,qe nuk eshte madje as referenca akademika,por kalim kohe i njerezve,eshte te letrat qe i ka derguar te vellait te tij nga burgu,sa per kuriozitet po ta them,se ne thelb dhe une mendoj qe Gramshi shkon pertej kufijve si intelektual,e pak rendesi ka nee eshte Shqipetar ose jo,por sa kohe e ka deklaruar vete,ne nuk kemi pse t’ja mohojme si thua?
http://www.infed.org/thinkers/et-gram.htm
Perpara se te beni kte te ndjerin si nje shqiptar te devotshem kur kujtojm qe ka vdek ne 1937 para se kom?unizmi te vinte tek ne, lexoni kte linkun e mesiperm.
Antonio ka qene nje kundershtar i flakte i Musolinit dhe te gezon sa s ka qe ka qene anti fashist a m kupton, por kur fjalia vazhdon me “a leading Italian Marxist” besoj se eshte e turpshme per ne qe zjarri i komunizmit desh na beri hi si komb ta marrim si reference kte zoterine apo punen e tij.
Dhe nje lider i marksizmit ne Itali te mendosh se ka qene i ndjeshem ndaj prob. ne Shqiperi eshte si ti thuash te bardhes se zeze..
Zoterinj, ti leme pseudonacionalizmat, por ti kushtojme vemendje studimit, edukimit te brezave, dialogut mes ideve dhe ti japim fund imponimeve si kto qe ky zoteria na paska qene Shqiptar sepse shek.21 nuk te le ti hash kto.
Bashkohem me komentin e z.Antuen qe “nuk ka kaluar ne Shqiperi”.
Me respekt,
Besjon Zenelaj
besjonbes@yahoo.com
Besjon, kur do ta kuptojme ndonjehere qe te jesh nacionalist nuk eshte ndonje gje e keqe….???
Nuk e ka bere askush si Shqipetare te devotshem,aq me pak GRamshi te kete qasje nacionaliste jo vetem per Shqiperine por as per Italine ku ai ka jetuar dhe punuar,pikerisht se eshte MArksist,e si i tille nuk mudn te jete nacionalist,per ekdo qe ka lexuar pak marksizem kjo eshte e perfshire ska nevoje te permendet…,po nejse vazhdojme….ideja ishte qe meqenese e ka deklaruar ne kujtimet e veta,atehere ne e kemi perfshire kete pike,kEshtu qe kete shqetesim e ke kot.Meqe je per dialog (kjo fjale magjike)atehere nuk mund ta perjashtosh nje teori dominante sic eshte MArksizmi me folklorizma,nese je per dialog atehere na shpjego ne cilin nivel do ta zhvillosh,ne ate politik/ekonomik/social.Nepermjet ketij debati dhe brezat edukohen,meqe ti e paske hall edukimin.Por ne te njejtin koment,thua qe zjarri qe na perpiu si komb etj etj etj.E me kete e ke perjashtuar dialogun qe e propogandon vete.Keshtu qe deri sa ti sqarosh keto dileme them mos e besh muhabet me njeri i dashur Zoteri,sic preferon ti te quhesh,se ne nuk para na ngjit ky term.ME respekt.