saktivista

Editoriali i Gazetës: Privatizim-Varfërimi
Organizata Politike………Po sikur një ditë të dalë lajmërimi: “Që nesër ajri ka dalë në treg! Parelinj të të gjithë botës, konkurroni! – firmosur: qeveria e Naltmadhnisë së tij, Zotit të shqiptarëve, Sovranit të së gjallës e të pagjallës, Nurit të Pejgamerit, Hijes së perëndisë, Të lakmuarit të botës mbarë, Sali Berishës. Kuptohet që prej së nesërmes, e drejta për të jetuar do të shndërrohej në mundësinë për të jetuar në varësi të aftësisë për të paguar ajrin e shndërruar në mall. Nëse nuk munden të gjithë, keq na vjen! S’do jetojmë të gjithë mbi këtë dhe’. Ka vend poshtë pafundësisht. E jo sepse ajri do të rrallohet (hajt, t’i japim vetes shpresë se s’ka me mbërrit qameti në të gjallin tonë), por sepse privatizimi është më efiçent e prodhon më shumë fitim, sjell më shumë investime e na rendit më lart në statistikat e fundamentalizmit privatizues, jo më pak keqbërës se ai fetaro-terrorist, por gjithsesi më pak spektakolar.

Nëse s’mundemi të jetojmë pa ajër, a mundemi të jetojmë pa bukë, ujë?! A quhet jetë, nëse kjo ka kuptim ca më të gjerë se gjallimi i pakkohshëm, të jetuarit pa dritë, ngrohje, punë, arsim, pyje, parqe, kopshte, biblioteka…?! T’i privatizosh ato do të thotë t’ia nënshtrosh jetën njerëzore, e sidomos jetën e më të dobtëve e të nëpërkëmburve të shoqërisë (që në tonën dërrmojnë me shumësinë e tyre), logjikës së fitimit të të paktëve; do të thotë t’ia nënshtrosh të drejtën, si mundësi e aktualizim për të gjithë, praktikës së forcës e shtratit të dhunës së konkurrencës, si fjala joshëse që ideologjikisht fsheh përmbajtjen e përjashtimit çnjerëzor.

Privatja privon, d.m.th. përjashton gjithkënd tjetër përveç pronarit nga zotërimi i një të mire e përdorimi i një hapësire. Prej logjikës konkurruese (ndërluftuese) kapitaliste, privatja shenjtërohet ndërkohë që duart e privatëve pakësohen e ajo çka ata zaptojnë rritet. Kuptohet që të shumtëve s’u mbetet veç të shtrëngohen jo vetëm në papronësimin e çdo mjeti prodhimi, por njëkohësisht edhe në përjashtimin nga çdo e mirë a dimension publik.

Në yjësinë privato-varfëruese po shndrit një yll i ri: ai i qeverisë shqiptare si pioniere e privatizimit total. Berisha ekzaltohet duke e quajtur Shqipërinë vendin parajsor nga duhet marrë shembull, oazën e zhvillimit e begatisë që s’ka krizë që e tut a step. Në fakt ka të drejtë, veç jo në premtimin magjepsës propagandistik, por në parashtrimin e së ardhmes së zymtë të ndërtimit të kështjellave të paprekshme parajsore për të paktët gjithnjë e më të pakët, jashtë mureve të të cilave kacavirren besimplotët e rënkon ushtria e çrregullt dhe e panumërt e të pashpresëve. Për ironi të fatit e fatkeqësi të botës, Shqipëria është e ardhmja distopike, zhgjëndrra e njerëzimit: hallka më e dobët e dimensionit publik të ndërtimit të shoqërisë, vendi i duhur i eksperimenteve që përmes plaçkitjes privatizuese krijojnë pasuri të pamasa e masa të varfërish. E tash, terreni i betejës është sa lokal, aq edhe global. Dilema emancipuese është: A do të modelohet bota sipas Shqipërisë apo Shqipëria e bota mbarë do ta rithemelojnë veten në territorin e çliruar publik të bashkëjetesës, bashkëfuqizimit, bashkëveprimit, bashkëprodhimit…pra ekzistencës në begatinë e lirinë e të përbashkëtës përkundër varfërisë e shfrytëzimit të privates.

Shpërndaje.

Revolta e borgjezisë rrogëtare
Slavoj Zizek…….Si është bërë Bill Gates-i njeriu më i pasur në Amerikë? Pasuria e tij nuk ka të bëjë me kostot e prodhimit të atyre çka shet Microsoft-i: pra, ajo nuk vjen si rezultat i prodhimit të software-ve të mirë me çmim më të lirë nga konkurrentët apo nga “shfrytëzimi” më i suksesshëm i punëtorëve të vet (Microsoft-i u paguan punëtorëve të vet intelektualë paga relativisht të larta). Nëse do të ndodhte kështu, Microsoft-i do të kishte falimentuar prej kohësh: njerëzit do të kishin zgjedhur sisteme pa pagesë si Linux-i të cilat janë po aq të mira sa produktet e Microsoft-it, në mos edhe më të mira. Miliona njerëz ende blejnë software të Mirosoft-it sepse Microsoft-i e ka imponuar veten si standard pothuajse universal, duke e monopolizuar praktikisht fushën, si mishërim i asaj që Marksi e quante “intelekti i përgjithshëm”, që nënkupton dijen kolektive  në të gjitha format, nga shkenca deri tek njohuritë praktike. Gates-i ka privatizuar në mënyrë të efektshme një pjesë të intelektit të përgjithshëm dhe është bërë i pasur duke përvetësuar rentën që buron prej tij.

Mundësia e privatizimit të intelektit të përgjithshëm është diçka që Marksi nuk arriti ta përfytyronte në shkrimet e tij mbi kapitalizmin (gjerësisht për shkak se shpërfillte dimensionet e tij shoqërore). E megjithatë, kjo qëndron në zemër të luftërave të sotme mbi pronësinë intelektuale: ndërsa roli i intelektit të përgjithshëm – i bazuar në dijen kolektive dhe bashkëveprimin shoqëror – është rritur gjatë kapitalizmit pas-industrial, po ashtu pasuria akumulohet përtej çdo mase në raport me punën e shpenzuar për prodhimin e saj. Rezultat i kësaj nuk është, sikundër besonte Marksi, vetëshpërbërja e kapitalizmit, por shndërrimi gradual i fitimit që buronte nga shfrytëzimi i punës në rentë të përvetësuar nëpërmjet privatizimit të dijes.

E njëjta gjë ndodh me burimet natyrore, shfrytëzimi i të cilave përbën një prej burimeve kryesore të rentës në botë. Ajo që vjen për pasojë është lufta permanente për të përfituar rentën: qytetarët e Botës së Tretë apo korporatat perëndimore. Është ironik fakti që në shpjegimin e dallimit midis punës (e cila prodhon mbivlerë) dhe mallrave të tjera (të cilat e konsumojnë krejt vlerën e tyre gjatë përdorimit), Marksi merr naftën si shembull të një malli “të zakonshëm”. Tashmë, çdo përpjekje për të bërë lidhje midis rritjes e rënies së çmimit të naftës dhe rritjes apo rënies së kostove të prodhimit apo çmimit të punës së shfrytëzuar do të ishte e pakuptimtë: kostot e prodhimit janë të shpërfillshme si përpjesëtim i çmimit që paguajmë për naftën, çmim i cili në të vërtetë përbën rentën që pronarët e burimeve vendosin falë ofertës së kufizuar të saj. Pasojë e rritjes së produktivitetit, që ka ardhur si pasojë e impaktit në rritje të dijes kolektive, është ndryshimi i rolit të papunësisë. Vetë suksesi i kapitalizmit (efiçensa më e madhe, rritja e produktivitetit etj) është ai që prodhon papunësi, duke i bërë punëtorët gjithnjë e më shumë të padobishëm: ajo çka do të duhej të ishte bekim – nevoja më e paktë për punë të rëndë – shndërrohet në mallkim. Ose, e thënë ndryshe, shansi i të qenit i shfrytëzuar në një punë me kohë të gjatë, sot përjetohet si privilegj. Sikundër thotë Fredric Jameson-i, tregu botëror është sot ‘një hapësirë në të cilën secili dikur ka qenë punëtor produktiv dhe në të cilën puna gjithkund po e humb vlerën brenda sistemit’. Në procesin në vazhdim të globalizimit kapitalist, kategoria e të papunit nuk mund të rrethshkruhet në atë që Marksi e quante ‘ushtria rezervë e punës’; ajo përfshin gjithashtu, siç thotë Jameson-i, ‘ato popullata të gjera përreth botës të cilat, si me thënë, “janë dëbuar nga historia”, që janë përjashtuar qëllimisht nga projektet modernizuese të Botës së Parë kapitaliste e që konsiderohen si raste të pashpresa e terminale’: të ashtuquajturat shtete të dështuara (Kongoja, Somalia), viktimat e urisë apo katastrofave ekologjike, të zëna mat në ‘urrejtje etnike’ pseudoarkaike, shënjestrat e filantropisë, OJF-ve apo ‘luftës kundër terrorizmit’. Kështu, kategoria e të papunit është zgjeruar duke përfshirë pjesë të mëdha popullsie, prej të papunëve të përkohshëm e të papunësueshmit, të papunëve permanentë, banorëve të getove apo lagjeve të varfra (të gjithë ata që vetë Marksi i ka konsideruar si lumpen-proletariat), deri te popullata të tëra apo shtete të përjashtuara nga procesi kapitalist global, ngjashëm me hapësirat e bardha të hartave antike. Ka ca që thonë se kjo formë e re kapitalizmi mbart mundësi të reja për emancipim. Kjo është pak a shumë teza e Shumësisë së Hardt-it dhe Negri-t, e cila rreket të radikalizojë Marksin, për të cilin mjafton t’i presim kokën kapitalizmit dhe do të kemi socializëm. Sipas tyre, Marksi ka qenë i kufizuar historikisht nga nocioni i punës industriale mekanike, të organizuar në mënyrë hierarkike, automate dhe të centralizuar, çka e shtynte ta kuptonte ‘intelektin e përgjithshëm’ si diçka të ngjashme me një agjenci planifikuese qendrore; vetëm sot, me rritjen e ‘punës jomateriale’, është bërë ‘e mundur objektivisht’ përmbysja revolucionare. Kjo punë jomateriale shtrihet midis dy poleve: prej punës intelektuale (prodhimit të ideve, teksteve, programeve etj) deri te puna afektive (e kryer nga doktorët, dadot dhe stjuardesat). Sot, puna jomateriale është ‘hegjemonike’ në kuptimin që Marksi i jepte në shekullin XIX kapitalizmit të prodhimit të gjerë industrial: ajo nuk imponohet nëpërmjet forcës së numrave, por nëpërmjet luajtjes së një roli strukturor kyç dhe emblematik. Ajo çka vjen në jetë është një sferë e re dhe e gjerë e atyre që quhen ‘të përbashkëtat’: njohuritë e bashkëndara dhe format e reja të komunikimit dhe bashkëveprimit. Produktet e prodhimit jomaterial nuk janë objekte, por marrëdhënie të reja shoqërore dhe ndërvetjake: prodhimi jomaterial është biopolitik. Ai është prodhim i jetës shoqërore.

Hardt-i dhe Negri po na përshkruajnë procesin që prej ideologëve kapitalizmit të sotëm ‘pasmodern’ kremtohet si kalimi nga prodhimi material drejt atij simbolik, nga logjika e centralizuar-hierarkike drejt logjikës së vetorganizimit dhe bashkëveprimit shumëqendror. Dallimi qëndron në atë që Hardt-i dhe Negri i qëndrojnë besnikë Marksit: ata rreken të provojnë se Marksi ka pasur të drejtë se ngritja e intelektit të përgjithshëm është e papërputhshme me kapitalizmin në afatgjatë. Ideologët e kapitalizmit pasmodern pretendojnë të kundërtën: teoria marksiste (po ashtu praktika), argumentojnë ata, mbetet brenda shtrëngesave të logjikës hierarkike të kontrollit të centralizuar shtetëror e kështu s’mund të përballojë efektet shoqërore të revolucionit informativ. Ka arsye të mjaftueshme empirike për ta mbështetur këtë pretendim: ajo çka i rrënoi realisht regjimet komuniste ishte paaftësia e tyre për t’u përshtatur me logjikën e re shoqërore që mbështetej në revolucionin informativ: ato u përpoqën ta drejtonin revolucionin duke e shndërruar në një tjetër projekt planifikimi shtetëror të centralizuar në shkallë të gjerë. Paradoksi qëndron në faktin që ajo çka kremtohet nga Hardt-i dhe Negri si shansi unik për kapërcimin e kapitalizmit, kremtohet gjithashtu nga ideologët e revolucionit informativ si ngritja e një kapitalizmi të ri e ‘pa fërkime’.

Analiza e Hardt-it dhe Negri-t ka disa pika të dobëta të cilat shpjegojnë se pse kapitalizmi ka qenë i aftë t’i mbijetojë asaj që duhet të kishte qenë (në termat klasikë marksistë) një formë e re e organizimit të prodhimit që do ta bënte atë të vjetruar. Ata nënvlerësojnë shkallën në të cilën kapitalizmi i sotëm ka privatizuar me sukses (të paktën në afatshkurtër) vetë intelektin e përgjithshëm, e po ashtu shkallën në të cilën më shumë se borgjezia, janë vetë punëtorët ata që janë bërë të tepërt (ndërkohë që numra gjithnjë e më të mëdhenj të tyre janë bërë jo vetëm përkohësisht të papunë, por të papunësueshëm strukturalisht).

Nëse kapitalizmi i vjetër nënkuptonte në mënyrë ideale praninë e një sipërmarrësi që investonte paratë (e tija ose të huamarra) në prodhim, të cilin e organizonte dhe e drejtonte e prej të cilit merrte fitim, sot po ngre krye një tip i ri ideal: jo më sipërmarrësi që ka në pronësi kompaninë e tij, por menaxheri ekspert (ose ndonjë bord menaxherial i kryesuar nga një CEO) që drejton kompaninë e cila është në pronësi të bankave (të cilat gjithashtu drejtohen nga menaxherë që nuk e kanë në pronësi bankën) ose të investitorëve të shpërndarë. Në këtë tip të ri ideal kapitalizmi, borgjezia e vjetër, e dalë jashtë funksioni, rifunksionalizohet si menaxheri rrogëtare: borgjezia e re merr paga, dhe edhe nëse kanë në pronësi një pjesë të kompanisë, i marrin fitimet si pjesë e shpërblimeve për punën e tyre (‘bonuse’ për ‘suksesin’ e tyre).

Kjo borgjezi e re ende përvetëson mbivlerë, por në një formë (të mistifikuar) të asaj që është quajtur ‘mbipagë’: atyre u paguhet më shumë se ‘paga minimale’ proletare (një pikë referimi shpesh herë mitike, shembulli i vetëm real i të cilës në ekonominë e sotme globale është paga e një punëtori të tejshfrytëzuar në Kinë ose Indonezi) dhe statusi i tyre përcaktohet nga ky dallim prej proletarëve të zakonshëm. Në këtë mënyrë, në kuptimin klasik borgjezia ka prirje të zhduket: kapitalistët ridalin në pah si nënbashkësi e punëtorëve rrogëtarë, si menaxherë të kualifikuar për të fituar më shumë për shkak të kompetencës së tyre (prandaj ‘vlerësimi’ pseudo-shkencor është i rëndësishëm: përmes tij, legjitimohen pabarazitë në të ardhura). Kategoria e punëtorëve që përftojnë mbipagë nuk kufizohet te menaxherët, por shtrihet te të gjitha llojet e ekspertëve, administratorëve, punonjësve publikë, doktorëve, avokatëve, gazetarëve, intelektualëve dhe artistëve. Mbipaga që marrin merr dy forma: më tepër para (për menaxherët etj), por po ashtu edhe më pak punë e më shumë kohë të lirë (për disa, p.sh. intelektualët, por gjithashtu edhe për administratorët shtetërorë etj).

Procedura vlerësuese që i kualifikon disa punëtorë për të marrë mbipagë është një mekanizëm arbitrar pushteti dhe ideologjie, pa pasur ndonjë lidhje serioze me aftësinë e vërtetë; mbipaga nuk ekziston për arsye ekonomike, por për arsye politike: për të ruajtur një “klasë të mesme” për qëllimin e stabilitetit shoqëror. Arbitrariteti i hierarkisë shoqërore nuk përbën ndonjë gabim, por thelbin e çështjes meqenëse arbitrariteti i vlerësimit luan një rol analog me arbitraritetin e suksesit në treg. Dhuna ka rrezik të shpërthejë jo kur ka shumë papërcaktueshmëri në hapësirën shoqërore, por kur tentohet të eliminohet papërcaktueshmëria. Te La Marque du sacré, Jean-Pierre Dupuy e përfytyron hierarkinë si një prej katër procedurave (‘dispozitivëve simbolikë) që kanë për funksion ta bëjnë marrëdhënien e epërsisë joposhtëruese: vetë hierarkia (një rend i vendosur forcërisht nga jashtë që më lejon ta përjeton statusin e ulët shoqëror si diçka të pavarur nga vlera ime e brendshme); çmistifikimi (procedura ideologjike që dëfton se shoqëria nuk është meritokratike, por produkt i luftërave shoqërore objektive, çka më mundëson ta shmang përfundimin e dhimbshëm se epërsia e tjetrit vjen si rezultat i meritave apo arritjeve të tij); papërcaktueshmëria (një mekanizëm i ngjashëm përmes të cilit kuptojmë se pozicioni ynë në shkallaren shoqërore varet nga lotaria natyrore e shoqërore; fatlumët janë ata që në lindje kanë gjenet e duhura, pra u përkasin familjeve të pasura); dhe kompleksiteti (forcat e pakontrollueshme kanë pasoja të paparashikueshme; për shembull, dora e padukshme e tregut, megjithëse unë punoj më fort e jam mjaft më inteligjent, mund të sjellë për pasojë dështimin tim dhe suksesin e fqinjit). Ndryshe nga ç’mund të duket, këta mekanizma nuk i kundërvihen ose nuk e kërcënojnë hierarkinë, por e bëjnë të pëlqyeshme meqenëse ‘ajo çka ndez fitilin e smirës është ideja se tjetri e meriton fatin më të mirë dhe jo e kundërta – çka përbën të vetmen gjë që mund të shprehet publikisht.’ Dupuy nxjerr prej kësaj premise përfundimin se mendimi që një shoqëri e drejtë dhe e arsyeshme që e sheh veten si të tillë do të ishte e çliruar nga ndjenja e fyerjes do të ishte i gabuar: përkundrazi, pikërisht në një shoqëri të tillë ata që do të zinin pozicionet inferiore do të nxiteshin që fyerjen e nderit ta derdhnin në shpërthime të dhunshme.

Rruga qorre në të cilën ka hyrë Kina e sotme lidhet me të mësipërmet: synimi ideal i reformave të Tenit ishte ndërtimi i kapitalizmit pa borgjezi (meqenëse ata do të përbënin klasën e re sunduese); sidoqoftë, sot, udhëheqësit e Kinës po përballen me zbulimin e dhimbshëm se kapitalizmi, nëse nuk shoqërohet me një hierarki të qëndrueshme (që vjen si rezultat i ekzistencës së një borgjezie), prodhon destabilitet permanent. Kështu që, çfarë rruge do të ndjekë Kina? Ndërkohë, ish-komunistët po ngrenë krye si menaxherët më efiçentë të kapitalizmit meqenëse armiqësia e tyre historike ndaj borgjezisë si klasë i përshtatet për bukuri prirjes së kapitalizmit të sotëm, i cili kërkon kapitalizmin menaxherial pa borgjezi – në të dyja rastet, siç thoshte Stalini kohë më parë, ‘shokët vendosin gjithçka.’ (Ja një dallim interesant midis Kinës dhe Rusisë së sotme: në Rusi, mësuesit universitarë janë të nënpaguar në mënyrë qesharake – ata janë de facto pjesë e proletariatit – ndërkohë që në Kinë ata përftojnë rehat mbipagë si mjet i garantimit të bindjes së tyre.)

Nocioni i mbipagës gjithashtu nxjerr në dritë të re protestat e sotme ‘antikapitaliste’. Në kohë krize, kandidatët e dukshëm për ‘shtrëngim rripi’ janë shtresat e ulëta të borgjezisë rrogëtare: protesta politike është i vetmi burim që kanë në përdorim për të shmangur bashkimin me proletariatin. Megjithëse protestat e tyre drejtohen nominalisht kundër logjikës brutale të tregut, në fakt, ata protestojnë kundër erozionit gradual të vendit të tyre të privilegjuar ekonomik (dhe politik). Ayn Rand-i i jepet fantazisë kur te “Atlasi që ngre supet” përshkruan kapitalistë ‘krijues’, fantazi që realizimin e vet pervers e gjen në grevat e sotme, të cilat janë më së shumti greva të ‘borgjezisë rrogëtare’ të nxitur nga frika e humbjes së privilegjeve të veta (shtesës mbi pagën minimale). Këto nuk janë protesta proletare, por protesta kundër kërcënimit të të qenit të reduktuar në proletarë. Kush ka guxim të bëjë grevë sot, kur të pasurit e një pune të përhershme është bërë privilegj? Jo punëtorët e nënpaguar të (asaj që ka mbetur nga) industria e rëndë etj, por ata punëtorë të privilegjuar që kanë punë të garantuara (mësuesit, punonjësit e transportit publik, policët). Kjo shpjegon edhe valën e protestës studentore: motivi i tyre kryesor është frika se mos arsimi i lartë nuk do t’u garantojë mbipagë më vonë.

Në të njëjtën kohë është e qartë se ringjallja e protestave vitin e shkuar, nga Pranvera Arabe në Evropën Perëndimore, nga Occupy Wall Street-i në Kinë, nga Spanja në Greqi, nuk duhen shpërfillur si thjesht revolta të borgjezisë rrogëtare. Secili rast duhet të gjykohet sipas domethënies së vet. Protestat studentore kundër reformës universitare në Mbretërinë e Bashkuar ishin qartësisht të ndryshme nga trazirat e gushtit, të cilat ishin një karnaval konsumerist shkatërrimi, një shpërthim autentik i të përjashtuarve. Mund të thuhet se kryengritjet në Egjipt nisën si pjesë e revoltës së borgjezisë rrogëtare (të rinj të arsimuar që protestonin kundër mungesës së perspektivës), por kjo përbënte vetëm një aspekt të një proteste më të gjerë kundër një regjimi shtypës. Nga ana tjetër, protesta zor se mobilizoi punëtorët e varfër e fshatarët, dhe fitorja zgjedhore e islamikëve përbën një tregues të bazës së ngushtë shoqërore të protestës shekullare fillestare. Greqia përbën një rast të veçantë: në dekadat e fundit është krijuar një borgjezi e re rrogëtare (veçanërisht në administratën e tejfryrë shtetërore) falë kredive dhe ndihmës financiare të BE-së, dhe protesta motivohej në një shkallë të madhe nga kërcënimi i humbjes së këtij privilegji.

Ndërkohë, proletarizimi i shtresës së poshtme të borgjezisë rrogëtare shoqërohet në krahun tjetër nga rritja iracionale e fitimeve të menaxherëve të lartë dhe bankierëve. Këto përfitime janë iracionale ekonomikisht meqenëse, sikundër kanë treguar hetimet në SHBA, ato priren të jenë në përpjesëtim të zhdrejtë me suksesin e kompanive. Në vend që këto prirje t’ia nënshtrojmë kritikës moralizuese, duhet t’i lexojmë si shenja të faktit që sistemi kapitalist nuk ka më aftësi gjejë ndonjë nivel stabiliteti të vetërregulluar – pra, me fjalë të tjera, kapitalizmi rrezikon të dalë jashtë kontrollit.

Përktheu: Arlind Qori

Shpërndaje.

Shteti ynë legen
Andi Kananaj……Shteti ynë legen është temë e shpeshtë në tv. Flasin për shtetin tonë legen pikërisht ata qe e kanë kthyer në një teatër mesjetar. Them mesjetar se në skenë nuk lejohen femrat të aktrojnë. Nëse janë të tilla duhet të maskohen si Mesila D, që aq pak duket se i përket seksit të vet anagrafik. Teatër bën Gjykata, ku për nder të gjykatësit duhet të ngrihesh në këmbë; Ku një vendim për Metën duhet të pritet deri në momentin e fundit. Ka debat pas një rezultati që gjithkush e kish parashikuar që ditën kur ish zv Kryeministri dorëzoi imunitetin(sigurisht jo atë realin). Gjykata ka 20 vjet që zhgënjen. Po ashtu si skena e teatrit ku aktron, dhe ajo sillet si në mesjetë; kohë kur gjykatësi vendoste me bindjen e tij të brendshme. Ndoshta dhe ajo kohë ius natyralizmit duhet parë me zili. Gjykatësi nuk ishte në nivelin e prostitutës(maksimumi i respektit për zonjat që kryejnë atë funksion) që paguhej vetëm pasi kryen atë për të cilën është paguar. Ndoshta dhe më keq, gjykatësit funksionin e tyre oral po e kryejnë dhe pa pasur në shkëmbim monedha. Përveç pak prej tyre. Mund të jenë vetëm tre ose katër që dinë se pozicioni i tyre vlen aq sa i gjithë sistemi.

Prokuroria ka bërë maksimumin që gjykata të duket e vetme në këtë rrugë. Po kjo nuk është e vërtetë. Teatri fillon me tekstin e përgatitur me gabimet e duhura nga prokurorët. Asnjëherë të vetme prokuroria nuk ka parë gabime në tekstet e veta. Tek rasti Bashës, për rrugën Durrës Kukës, mungonin në afate vetëm 10 ditë. Për një lexues jo jurist kjo nuk do të thotë asgjë. Për teatrin e madh të një shteti formal, këtu ka argument për t’u diskutuar. Nga ky moment duket sikur drejtësisë i ka ngelur pak që t’ia dalë. Por për fat të keq i gjithi është teatër që mbulon fasadën e një shteti legen. Kryeprokurorja hetimet i kryen në SHBA dhe vetëm kur amerikanët tregojnë atë që ne e kemi parë live në TV, ekzekutuesit vihen për pak orë në skenë duke luajtur rolin e të dënuarit. Ambasadori amerikan del në deklaratën për shtyp të Kryeprokurores. Kryeprokurorja në deklaratë për shtyp në vetvete është qesharake, aq më keq kur hetimet janë kryer nga të FBI-së. Nëse kemi pyetje na jepni emailin e profesionistëve të paktën. Ambasadori në krah të akuzës tregon që Kryeprokurorja nuk do as përgjegjësi për atë që ka lexuar për shtypin që çuditërisht ka dhe pyetje.

Në pikën si kanë ardhur punët, mirë që ambasadori nuk vendos të iki. Të paktën dimë se kemi një shtet pa sovranitet. Kjo nuk duket problem sepse që të kesh sovranitet funksional, duhet të kesh minimumin e një ngrehine. Ndarja e pushteteve në tre, e më pas dhe në katër apo 5 si në libra duket se nuk është mirëpritur nga aktorët e skenës. Ndarja me fise ka gjasa të jetë më serioze. Në kushte të tilla, kur duhet të luhet teatri i shtetit të kohëve moderne, atij të qytetëruarit, e kthen diplomacinë në miun kriçet që vrapon në rrotën pa fund për të gjetur një fund që ekziston. Ndërkohë flitet për shtet. Pas 21 janarit flitet ende për shtet. Pasi kryeministria fshiu materialin e kamerave të sigurisë; të një ndërtese që ka për zemër mesa duket vetëm sigurinë e vet. Shtet që zyrën e vet më të rëndësishme e ka si KULLË  gjak-sash, nga ku  dilet veç  për të vrarë, e nëse afrohesh je i lajmërum.

Pas 21 janarit 2012, mund të thuhet që administratën e vërtetë e kemi në SHBA dhe që mesa duket dhe raportet për integrimin duhet të plotësohen atje. Po deshën amerikanët e lodhen për ne, popullin më të vjetër në botë, mund të vazhdojë teatri me shtet. Përndryshe fasada do bjerë. Ne të gjithë do nxjerrim jataganët.

Vetëm se SHBA-të nuk mund ta marrin kaq seriozisht familjen Doda, as Berishën, as se çfarë ankesash ka raporti për drejtësinë në Shqipëri. Kanë minimalisht punët e tyre. Fakti që ne presim Bushin me servilizëm të neveritshëm nuk mund te jetë arsye që administrata e tyre të punojë për ne pafundësisht. Teknikat ballkanike për të marrë me të mirë udhëtarët, që më pas t’i vjedhim, nuk mund të jenë të pafundme në kohë. Doda tha në këtë moment në tv klan se vetëm një plumb i pistoletës së Komandantit të Gardës ka vrarë vetëm një protestues. Ndoshta kjo është arsyeja pse është arrestuar. Duhej të kish vrarë 11, aq sa plumba kish’ harxhuar. Shtet kriminal që justifikohet nga deputetë me prirje sadiste: kaq mund të mendosh më mendje të ftohtë. Por kur je brenda teatrit, dëgjon me vëmendje fundin e debatit

Opozita shpesh ka frikë të sulmojë rolin ornamental të prokurorisë. Sulmi do ta çonte kryeprokuroren atje nga ku u nis. Te kryeministri i shtetit miza-skenë(messa in scena), dhe socialistët nuk duan një armik tjetër me këto atribute. Llogaritë që duhen për t’u qajt tek ndërkombëtarët komplikohen nëse në listë futet dhe prokuroria.

Ky shtet justifikohet nga Fahri Balliu. Justifikohet nga Çim Peka. Justifikohet nga ministrat e LSI-së. Nga ata që organizojnë biznese si ai i Gërdecit, si importimi i plehrave, si tenderët e ilaçeve. Justifikuesit janë të aftë disa herë dhe elokuentë në përzgjedhjen e fjalëve. Kanë vullnet që me fjalët e tyre t’i çojnë gjërat në një tjetër planet brenda të njëjtës kohë televizive, sikur të mos mjaftonte realiteti.

Ky shtet mbrohet nga kriminelët: kaq duhet të mjaftonte që të kërkonim ta ndryshonim pa pritur që suflerët të na sugjerojnë sesi të jemi pjesë përbërëse e këtij procesi që po na vret çdo ditë.

Me pelqen.

S’me pelqen.

Shpërndaje.

Është politika budalla!
Leart Kola…..

Aty rreth viteve ‘90, në Amerikë, Klintoni për të mundur Bush-in e vjetër doli me parullën “It’s the economy stupid!” ku në fakt i drejtohej popullit që të reflektonte mbi paaftësinë e Bushit në menaxhimin e krizës ekonomike, pavarësisht sukseseve që ai kish arritur në politikën e jashtme me mposhtjen e bllokut Sovjetik.

Kaq! Këtu mbaron gjithë muhabeti i këtij termi, truk ky i gjetur nga oficerët e marrëdhënieve me publikun pranë administratës së Klintonit. Por nëse mbaroi për Klintonin, çuditërisht nuk mbaroi për ne. Një mori artikullshkruesish (ndër ta dhe politikani regjisor Dritan Prifti) kanë mbushur faqet e gazetave, ku nën titullin kopjac “është ekonomia budalla”, mundohen të kundërshtojnë regjimin e Berishës.

Gjithmonë mendimtarët në Shqipëri, me një kastrim shembullor, janë përpjekur t’i shmangin referencat ideologjike. Ata nuk duan të shpallen fjala bie marksistë në qëndrim sepse kësisoj do t’u kujtonin shqiptarëve një sistem totalitar, ndërkaq duke ndjekur konsensusin e plotë e afshin që të gjithë të mendojnë si ata nëpërmjet këtij mendimi konsensual, de facto e ndërtojnë mendimin e hegjemonisë totalitare. Kësisoj bëhen viktima të asaj që po e luftojnë e kundërshtarë të asaj që kinse duket se i përkasin.

Ekonomia thirret në lojë sepse shqiptarët po jetojnë keq, janë të varfër, nuk ka dyshim, që një analizë ekonomike është e rëndësishme, por kjo duhet të ndodhë vetëm atëherë kur kemi një qeverisje demokratike e jo kur kemi një regjim autokratik si ky i Berishës së 2011-ës, një lloj putinizmi tallava. Atëherë kur populli vërtet të ketë mundësi të zgjedhë mes alternativash ekonomike. Ne sot gjendemi përballë një situate ku Berisha ka çertifikuar vjedhjen e votës me zgjedhjet e 8 Majit. Ky çertifikim i jep luksin të ndërtojë një sistem fiskal që të mbështesë 4% të popullsisë  kundër 96% të tjerëve. Mund të ndërtojë një marrëdhënie me kompanitë e ndërtimit totalisht klienteliste. E të ndërtojë rreth vetes një oborr pushtetarësh e gazmorësh të mbretit, pikërisht sepse nuk funksionon leva e demokracisë përfaqësuese.

Me zgjedhjet e 8 Majit, Berisha arriti një fitore të jashtëzakonshme jo se fitoi Bashkinë e Tiranës, por sepse vendosi standardin autokratik të çertifikuar në shoqëri. Në këtë mënyrë Berisha dha sinjalin: politikat e mia edhe në mos ju pëlqefshin, do jenë aty sa kohe unë kam Gardën e Republikës në mbrojtje të tyre.

Pra në Shqipëri është totalisht e kotë të thuash që Berisha po bën një politikë për pakicën e për vetëpastrim. Kjo është e dukshme dhe nuk mohohet, madje as nga Berishianët, por nuk është se Berisha nuk e di se si bëhet më mirë, por ai thjesht nuk do. Ekonomia pa një qasje politike është një shkencë numerologjie e pashpirt.

Politika vendos për qasjen ekonomike që duhet të kemi. Arsyetimit të zhvillimit i mungon sot një debat tjetër: a na duhet një zhvillim (edhe pse as ky nuk po ndodh empirikisht) që krijon hendeqe të mëdha të ardhurash mes grupesh shoqërore? A duam që për hir të zhvillimit të ndërtojmë geto ku njerëzit s’kanë as punë, e as te ardhme? E nëse shtrojmë këto pyetje, atëherë kjo na çliron nga terrori i “zhvillimit” për të na futur në një territor politik që është ai i mirëqenies popullore.

Le të bëjmë një krahasim të thjeshtë me eksperiencat botërore. Nëse krahasojmë Kinën me Suedinë, absolutisht, ky është argumenti që përdoret sot nga berishianët, përfundimi del në favor të Kinës. Shteti i madh komunist ka një rritje galopante, por  kjo rritje reflektohet vetëm tek një elitë e cila për çudi edhe atje, si tek ne, është pjesë e politikës, ndërkohë që masat popullore vriten në protesta, jetojnë nën minimumin jetik, kanë të drejta të kufizuara dhe janë subjekte të një subjektiviteti të të pushtetshmëve gjithë kohës. Pikërisht shfrytëzimi çnjerëzor i krahut të lirë të punës i ka sjellë në këtë pikë, por ama rritjen vjetore e kanë joshëse, për ata që jetojnë jashtë sigurisht. Nga ana tjetër Suedia ka një rritje prej 0% sepse kujdeset që surplusin ta vërë në dispozicion të punëve publike, shërbimeve dhe hapësirave publike. Suedezët paguajnë taksa të larta sigurisht, por kanë akses në të gjitha institucionet e arsimit, shëndetësisë etj, jetojnë mbi minimumin jetik, nuk vriten në protesta dhe kanë të drejta të pacenueshme.

Nuk është e vështirë të kuptohet se në cilën kategori bëjmë pjesë ne, por na rezulton shumë  e vështirë për të kuptuar që trajtimi i ekonomisë në shërbim të shoqërisë është një diskutim politik, e kurrsesi ekonomik. Të kuptosh këtë do të thotë të çlirohesh nga hegjemonia neo-liberale që ka kapluar të gjitha mendjet e këtij vendi, duke e parë ekonominë si faktor mistik të shoqërisë, që medemek po ta lësh të lirë, rregullohet vetë siç thoshte profesori Milton Fridman. Pa asnjë çudi, pikërisht kjo qasje politike e ndihmuar nga këto metoda ekonomike ka prodhuar dje dhe sot sisteme fashiste apo të përafërta me to, siç janë dhe këto në të cilat jetojmë në Shqipëri dhe Kosovë.

Protesta e Vetëvendosjes është pika më e kulluar ku bashkohet qëndrimi i shprehur në këtë shkrim. Vendimi i Vetëvendosjes për të mbrojtur produktet vendase me bllokimin e pikave kufitare nuk është një vendim ekonomik, por mobilizim politik i cili ndodh mbi një qëndrim që e ka si pikësynim mirëqenien e popullit, e jo mirëqenien e mallit. Kur malli është më i vlefshëm se njerëzit, atëherë kemi arritur në kulmin e fetishit të komoditetit, siç e shpjegon Marksi. E i vetmi përkthim për këtë është skllavëria e popullit në shërbim të elitave politiko-ekonomike.

Është politika budalla, jo ekonomia, janë vullnetet e njerëzve që bashkohen për të mirën e përbashkët ato që e drejtojnë vendin drejt paqes e mirëqenies sociale. Ne sot kemi detyrimin historik jo vetëm ta çlirojmë vendin nga berishizmi, por mbi të gjitha të heqim mentalitetin neo-liberal berishian që me hegjemoninë e tij e bën të ardhmen të duket e errët, i bën të pushtetshmit të paprekshëm nga asnjë drejtësi ligjore apo morale e shoqërore, dhe e bën të varfrin të dorëzohet në mëshirën e kalimtarëve të rastit.

Periudha pas Berishës nuk duhet të jetë një periudhë ku ne kalojmë nga një varfëri mizerabël në një varfëri dinjitoze. Përkundrazi, duhet të jetë çlirim i energjisë popullore dhe mobilizim social, për ta kaluar TË GJITHË së bashku nivelin e varfërisë sepse varfëria nuk është e nuk duhet t’i përkasë vetëm të varfërve, por duhet trajtuar si një njollë e shoqërisë në tërësi. Nuk duhet të kalojmë, siç thoshin disa protestues, drejt një nanoizëm që nuk i vret njerëzit në protestë, si kundërshtim i një berishizmi që i vret ata në protestë, por duhet që jo vetëm në protestë, por askush askund të mos vdesë: as në spitale, e as nga i ftohti siç ndodh rëndom sot. Pra sot dua t’i drejtohem artikullshkruesve duke thënë: “Është politika budalla!” – këto janë vendime të përbashkëta politike, e kur të kthejmë politikën në duart e popullit, duke ja marrë Berishës, atëherë imagjinata jonë do duhet t’i bashkojë vullnetet popullore për të bërë që ekonomia të jetë shprehje e këtyre vullneteve.

Shpërndaje.

Editoriali i “Gazetes”: Republika dhe drejtesia
Organizata Politike…….

Herë pas here konservatorët tentojnë ta përkufizojnë republikën duke e kufizuar në alternativën e vetme elitiste ndaj pushtetit të vjetër monarkik. Për ta, mjafton që të paktët janë më shumë se një e kështu minimumi i dallimeve të interesave mes tyre do të garantonte res publica-n, pra të mirën apo hapësirën e përbashkët, si nga epshi pushtetor i të vetmit udhëheqës, ashtu edhe nga marria kolektive e turmave(!)  Ajo çka degdiset ideologjikisht në zgjedhën e harresës së imponuar është fakti që republika e tredhur elitisht në vend të themelojë e të fuqizojë të përbashkëtën, e sheh këtë të fundit të shtratëzuar në këmishën e forcës së interesave të të paktëve, të cilët edhe nëse garojnë mes tyre për të marrë thelë më të madhe nga preja publike, janë gati të bëhen një trup i vetëm kur populli si vendburimi e pikëmbërritja e së përbashkëtës ngre krye duke kaluar prej statusit të individëve të veçuar që rastisin së bashku në trupin politik që tenton të vetëthemelohet sipas idesë së drejtësisë.

Ajo çka po ndodh ndër shqiptarë është tentativa e radhës për ta shpunësuar politikisht popullin në emër të elitave të paravendosura, qoftë nëpërmjet dhunës policore robokopike në Kosovë, qoftë përmes pilotimit ambasadoresk të problematikës politike në Shqipëri. Në Kosovë, populli u ngrit për t’u themeluar duke vendosur të jetojë në republikë. Ata që dolën e sfiduan dhunën e policisë e të motit nuk folën në emër të popullit siç ndodh rëndom me elitat, por u shpallën popull sa kohë ky koncept republikan nuk mbështetet në numërimin kokë-më-kokë të njerëzve të reduktuar në dhen, por në ndërhyrjen ideore e trupore që e themelon idenë e drejtësisë në kushtin e pashmangshmërisë së të përbashkëtës. E kështu republika nuk është ngrehina ligjore-burokratike e qarkullimit të kapitalit e akumulimit të fitimeve të të paktëve, por hapësira e përbashkët që prodhon e nxit prodhimin, atë material e ndjenjësor, duke u nisur nga barazia e rikthyer për së dyti te barazia, e cila nuk është më në varfëri, por në begati.

Në Shqipëri, republika si mishëruese e idesë së drejtësisë gjendet në tryezën e lojës së çdokujt përveç popullit, ose më saktë në tërheqje-shtyrjet e dy përfaqësuesve të elitës: kryeministrit Berisha dhe ambasadorit amerikan. I pari e përkufizon drejtësinë si gjithçka që i mundëson vetes e të paktëve puthadorë e xhepambushës aktivitet të begatë. Për të dytin drejtësia nuk përbën gjë tjetër veçse impotencën e vazhdueshme politike të popullit e përfaqësuesve të vet opozitarë në emër të spektaklit gallator të gjasme ndarjes e ekuilibrit të pushteteve. E kështu, në njërën anë Berisha skërmit dhëmbët për bashkëpunëtorët që po u afrohen prangat, e ambasadori amerikan me pompozitet imperial thekson se e drejta gjendet në mes të viktimës dhe xhelatit, e ku fajtorë janë si ata që u gjuajtën me çadër mbrojtësve të mureve të plaçkitjes, ashtu edhe ata që vranë në emër e me gjasë me urdhër të plaçkitësve. Deri më tash, përtej Morinës republika po agon. Këtej Morinës, është në agoni!

Shpërndaje.

Hoteli 351 dhe hekuri përreth
Shkrim nga Tana Shkodra….

Të jesh poet të duhet vetëm një laps. Kosova nuk të ofron as kaq. Nuk do të kesh me se t’i botosh vargjet e mjera. Të jesh artist është e ndaluar.Ose të tjerët e familjes duhen të kenë të ardhura të mira. Në familjen pesëanëtarëshe s’mund të jenë tre artistë. Sipas Alian Badiousë shteti përcakton çka është e mundshme e çka jo. Hajde tash, kush është fajtor. Kush duhet të jetë prapa hekurave e sa hekura të shiten?

E kisha njohur gjatë verës, afër një hoteli në ndërtim e sipër, krejt afër teatrit. Punë metrash. Ai kishte të veshur një bluzë ku shkruante “I love my job”. Po voziste një karrocë mbushur me hekura të cilat i merrte si mbetje prej punimeve që bëheshin në hotel. Copëza hekurash, kanaqe…që shtypeshin më pas. 15 cent një kg. 5 kg në ditë. As 1 euro për familjen e tij pesëanëtarëshe.

Po kthehesha nga sfilata e një dizajnereje të re, shoqes sime. Po ktheheshim bashkë. Ajo, Vlera, iu ndal njeriut me karrocë. I foli. Burri- babai i saj.

Gruaja e tij, nëna e saj dhe e dy vajzave të tjera Arritës e Meritës, fitonte më shumë. Pastruese. Ajo mirëmbante shtëpinë e një çifti doktorësh. 150 euro në muaj.  Por gjërat nuk janë aq keq siç mund të duken më shpjegoi rrugës Vlera. Babai i saj po merrka një pension. Prej këtyre që ndanë qeveria. 80 euro,më tha. Me to paguhet shkolla e pianos së Arritës. Prej tyre paguhet edhe Merita që ka realizuar vetëm një shfaqje për teatrin. Tre muaj, 200 euro.

Shifrat janë të vërteta e krejtësisht të sakta. Ai, babai i tri vajzave që duan të bëhen artiste, do të mi kujtonte sa herë që shkoja ta takoja Vlerën në shtëpinë e të cilëve gjen shumë libra të vjetër. Asnjë të ri,përveç atyre të deyrueshëm të shkollave të vajzave. Sigurisht, shkak është çmimi.

Ai (prej tash e tutje do t’i drejtohemi si Babai i Arteve) do të më shpjegonte se vet, të pasurit është një lloj vjedhje. Sipas konceptit Hegelian, të cilin ai e beson, vetë pronësia është hajni në vete. Në mendjen time këtu merr formë edhe deklarimi i Jose Seramagos se të gjithë menaxherët e bankave vendin e kanë prapa hekurave.

Teksa e dëgjoj Babain e Arteve tek flet mbrëmjeve në bibliotekën e tij modeste e shoh se merr kuptim dhe e humb krejt kuptimin e saj, shprehja se libri në duart e një të urituri, shndrrohet në armë.

Si për të ndërruar temë e pyes nëse e ka parë hotelin prej nga i merrte hekurat gjatë punimeve Swiss Diamond …… Natyrisht, që kjo është pyetja e gabuar. Natyrisht që për të s’ka pikë rëndësie përveç faktit se mund t’ia përkujtojë se jo vetëm bota (Europa, Amerika) është e paarritshme por ka vende në lagjen e tij që janë të paarritshme. Por ai as çuditet, as mërzitet. Ai e ka ndarë mendjen, pasuria e tij, janë librat, qoftë nëse i duhet t’i lexojë për të dytën herë në pamundësi për të blerë të tjera.

“Reklamat nuk të ngrohin, madje as një pamje si e Pallatit të Ëndrrave” thotë ai duke aluduar në hotelin e atij që pasuria i peshon 400 milionë euro. Atij  në shtëpinë e të cilit edhe poçet elektrike i mbajnë inicialet e tij, B.P, sipas inicialeve të emrit. Ai mendon se është e pafalshme që një zv/kryeministër të ofrojë lëmoshë për qytetarët e vet e kështu t’ua ulë dinjitetin. Babai i Arteve thotë se është detyre e këtij drejtuesi të vendit që të shtyjë përpara program zhvillimi e punësimi jo të luajë me vuajtjen e atyre që janë në nevojë duke iu dhënë lëmoshë e duke mos iu zgjidhur problemin. Unë mendoj se ndoshta mungon filantropia e mirëfilltë. Nejse. Babai i Arteve njeh edhe një tjetër, në këmishat e të cilit shkruan “H.Th”. “Është modë kjo? Është garë? Edhe kjo është jetë?” më pyet ai derisa vazhdon të tregojë muhabetin e tij të preferuar. Lidhjen e tij me hekurat. Kjo materie që tash kryeson llojin e eksportit në Kosovë, atij i kujton burgun që mbajti gjatë kohës së luftës dhe një pjesë të pasluftës në Serbi. Prandaj,ai mendon shpesh për të shkuarën dhe të ardhmen. Kush duhet të jetë prapa hekurave?

Janë 350 hotele të licencuara në Kosovë. Pallati i Ëndrrave ose Swiss Diamond u bë i 351’ti. Babain e Arteve kjo nuk e dekurajon, as nuk ia kujton më shumë pabarazinë ekonomike. Kjo më tepër i jep shpresë. Vajzat e tij kanë kohë që nuk duan ta dëgjojnë këtë refren që iu ngjan si i çmendur. “Kapitalizmi do të bjerë pikërisht për shkak të teprisë së kapitalit fiks” thotë babai plak duke kujtuar Marksin.

“Ah po. Krizat. Me këto është riaktualizuar Marksi. Por krizat janë inherente, janë pjesë përbërese e këtij sistemi”, i thotë e vogla, Merita.

“Unë nuk e blej këtë përrallën e lojës së vetme të qytetit, unë nuk kam frikë të luaj se prej kësaj nuk kam çfarë të humb më shumë”, thotë ai.

Unë desha t’i shtoj se PO. Edhe Zhizheku po thotë ‘hajde të flasin për fundin e këtij rendi kapitalist, jo për përmirësimin e tij, jo për fytyrën njerëzore të tij, për një fund. Se tash është koha. Tema e raporteve mediale, filmave, librave të mos jetë kritika ndaj kapitalizmit por ideja se si të fundoset’.

Se sot gjithçka na thonë se është e mundur.Shkuarja në hënë, seksi me kafshë, vaji pa yndyrë e kushedi çfarë kurse zbritja e kamatave, sipas Zhizhekut është tabu. Për të, nuk ka ‘kjo është e pamundur’. Sigurisht,që ai nuk lodhet se rrezikohet stabiliteti. Është e qartë se gjëja e fundit që ai brengosej është t’i sigurojë këtij sistemi më shumë rehati që rrjedhimisht të ketë jetëgjatësi. Por jo, kjo nuk është as temë. Kjo nuk është larg, është thjesht e pamundur me këtë popull me revolucion të munguar. Duhet të jesh i çmendur ta mendosh. Këtu asgjë nuk ndodhë. Louis Althusser thotë se kur asgjë nuk ndodhë atëherë aparatet shtetërore kanë funksionuar perfekt.

Por duket se Babai i Arteve mendon pak më ndryshe. Ai këtë e sheh si një qetësi para një stuhie të madhe. Si për ta përkrahur…ne fakt bash për ta përkrahur i kujtoj se sipas rezultatve të një raporti të UNDP-së publikuar një muaj më parë 55 për qind e të anketuarve do të protestonin. 70 për qind e tyre do ta bënin këtë për arsye ekonomike.

Vajza e dytë Arrita që nuk merr vesh nga politika duket se merr vesh diçka. “Ky nuk është vend i mundësive” pëshpërit Arrita. Prapë s’kam guxim të citoj askë e më vjen t’i them se sipas Alian Badiousë shteti përcakton çfarë është e mundshme dhe çfarë nuk është. Ndoshta dua t’i them në rastin e Kosovës, mundësi për të rinjtë ka sadopak, megjithëse e shoh se ato rriten me shpejtësinë e kërmillit. Por ia them veç një pjesë të Badiousë ku porosit ‘sa për politikën, mbështetuni vetëm te vetja, lëvizja kolektive”. Arrita nuk u lodh për ta kuptuar.

Unë vazhdova të flisja të vërtetat e mëdha, po bëhesha bajate. Ligjërimi ishte i tipit “papunësia është 45 për qind, 15 për qind e popullsisë mendohet se jetojnë në varfëri të skajshme, çdo i gjashti banor sipas raporteve të agjencive të OKB’së në Kosovë rrezikohet nga uria….”.

Unë nuk i takoj më vajzat. Merita është e vogël. Vlera e Arrita nuk janë këtu. Shkuan në Afganistan. Punojnë për një kompani amerikane. Do të paguhen nga 4 mijë dollarë për muaj. Çdo tre muaj do të mund të vijnë në Kosovë. Kjo është e vetmja rrugë për ta ndryshuar bilancin ekonomik të familjes.

Por, unë vazhdoj të shkoj rregullisht te familja e tyre. Marr librat. Rrallëku mund të gjinden librat e tyre. Të vjetër. Edhe Babai i Arteve thotë se Marksi duhet rilexuar. Ndoshta ai nuk është problem, ndoshta është zgjidhja. Ideja e tij, është ajo që vetaktualizohet.

Shkrimi është imagjinar me elemente të vërteta.

Shpërndaje.

Rend përmes mohimit të drejtësisë
Rend përmes mohimit të drejtësisë

Arbër Zaimi

Situata e përgjithshme pas 14 janarit ndihet e rëndë, gati-gati penguese, mospranuese e përshkrimeve dhe rrëfimeve mbi atë çka ngjau atë ditë në Merdar e te Dheu i Bardhë. Një mori fjalësh e pallavrash, shkrimesh e paçavuresh, lajmesh e gënjeshtrash, mendimesh e opinionesh… krijon një qerthull aq marramendës sa që nis të të përshtjellohet e të të përzihet stomaku e truri, fillon të të duket se s’ka patur aty kurrfarë të vërtete për të cilën t’ia vlente përballja me gjithë atë dhunë policore, po vetëm përralla përmbi përralla, të duket që edhe dëshmia jote si pjesëmarrës është disi e mjegullt. E më pas vijnë mediat, rrjetet sociale, relativizimi banal, dhe gjithë logjika që strukturohet mbi cliche dhe etiketime të shpejta e evazive: “edhe mirë… po edhe keq…”; “edhe ata… po edhe ju…”; “edhe e drejtë… po ka dhe gabime…”

E vërteta ka qenë aty atë ditë, dhe ajo ende është aty, kemi apo nuk kemi ne sy të fortë sa për të arritur ta shohim, kemi apo nuk kemi veshë për të dëgjuar, përtej aftësisë “dekonstruktiviste” e “çmitizuese” që e paskemi të gjithë kaq shumë të zhvilluar – një sens i gjashtë që në fakt ekuilibron mangësinë e aftësisë në shqisat e para, një çyrykllëk që i mbet shoqërisë bashkë me cinizmin, depresionin, deluzionin, këto pasoja të pashmangura të përplasjes së fortë me shpresën për pavarësi, me shpresën për bashkim, me shpresën për mirëqenie, me shpresën për republikë… me shpresën e përbotshme për liri, barazi e vëllazëri. Me shpresën që qëlloi e zbrazët, jo nga vetvetja, po nga fakti që e mishëruam te individët. E individi për nga natyra është i kufizuar, jomeritor për të qenë bartës i asaj shpresës sublime – limfë jetësore për popujt.

Të katandisur në individë, (të reduktuar në idiotë – njerëz që shohin veç punën e tyre, siç do të thotë dhe fjala) shumë s’janë në gjendje të marrin vesh ç’ndodhi, mirëpo ja që pati dhe një perspektivë publike, ja që pati një popull – që në fakt në ato momente u shfaq si i vetmi popull i aftë për të thënë qartësisht të vërtetën. Një popull që u ngrit sërish për shpresën e vjetër, atë të papërmbushurën. Për republikë.

Shumë vende në botë sot janë të parepublikta, e ndër to dhe Kosova. Një lidhje e shpejtë shpjeguese do të qe që shpirti, ideja apo e vërteta e Republikës qëndron te fakti që është e popullit, publica, populica dhe Kosovës na i mungoka populli, për pasojë i mungon edhe “Gjëja e popullit”, republika. Mirëpo ky shpjegim është i pasaktë. Kosova e ka popullin e saj, është ai popull që ia punon tokat, ai popull që ia banon fshatrat e qytetet, ai që është bartës i një historie e kulture të caktuar, ai popull që e bën Tadiçin të tingëllojë aq absurd kur deklaron prej Deçanit se “Kosova është Serbi”. Nuk mungon pra populli, por “gjëja” që nuk është e popullit. Ky popull nuk pyetet për asgjë, që prej kushtetutës, formës së regjimit – që janë gjëra thelbësore – gjer te flamuri apo hymni – që janë gjëra simbolike.

Pushteti duke qenë i themeluar gjetiu, duke mos e marrë kurrë legjitimitetin e popullit natyrisht që i shfaq gjithë dukuritë karakteristike të rasteve të tilla. Ato dolën në sipërfaqje edhe në 14 janar në Merdar e te Dheu i Bardhë. Policia, në sy të të gjithëve, pa u drojtur as para kamerave, ushtroi dhunë mbi popullin që kish dalë në protestë në mbrojtje të një vendimi të parlamentit të Kosovës, po që mbi të gjitha kishte dalë në protestë në mbrojtje të dinjitetit të vet, kundër një regjimi ekonomik varfërues. Sepse populli, me ose pa vendimin e parlamentit, e ndjen mbi lëkurë mjerimin që rrjedh prej tregtisë së lirë mes Kosovës e Serbisë – shifrat e konfirmojnë këtë, po jo se janë më të rëndësishmet. Nëse në thelb të kolonializmit qëndron shfrytëzimi ekonomik, prej të cilit rrjedhin edhe pamundësitë sociale, kulturore e politike, atëherë duhet kuptuar që Kosova është ende një koloni. Por jo një koloni tradicionale. Ky është niveli modern i shfrytëzimit, i pandryshuar në thelb por veç në shfaqje, kolonia 2.0.

Ata flasin për rend, justifikojnë Thaçin që herën e kaluar përdori policinë speciale, gaz lotsjellës e ujë në temperatura nën zero, ndërsa kësaj radhe do të përdorë edhe forcat ushtarake, FSK-në. Mirëpo çfarë rendi është ky? Duhet bërë e qartë një lloj dialektike përbrenda të njëjtit koncept – atij të rendit – me të cilin u përballëm brutalisht në 14 janar por jo vetëm. Aktivistët e emancipimit, që nga çlirimtarët e kolonive në Afrikë e në Amerikë Latine, e gjer te emancipuesit e shoqërisë më “perëndimore” që ekziston, asaj amerikane vënë në dukje dy lloje të rendit. Është rendi negativ, ku policia e organet e shtetit ndërhyjnë për të vendosur “paqen” pa drejtësi, qoftë kjo dhe drejtësi formale – dhe është rendi pozitiv, paqja që vjen pasi është vënë në vend drejtësia, pasi është respektuar “kontrata sociale” (këtu Thaçi mund ta gjejë një rrugëdalje, sepse ai s’ka nënshkruar kurrfarë kontrate sociale me popullin që qeveris). Rasti i Kosovës në janar të 2012 është rasti i një rendi negativ, e një të tillë fenomen ky vend e njeh mirë për shkak të historisë së vet të largët e të afërme.

Kryeministri, ministrat, mediat dhe opinionbërësit pranë tij, pra i gjithë aparati i pushtetit e paraqiti protestën – jo si një të drejtë të zakonshme, të përhershme, të gjithkujt – por si një të drejtë speciale, që e meritojnë vetëm disa. Specifikisht e meritojnë ata që nuk e rrezikojnë kolltukun e ngrohtë të Thaçit.

Ata flasin për të drejtë të lëvizjes së mallrave a thua se kjo është më e rëndësishme se e drejta për subjektivitet politik, për demokraci, për organizim qytetar, për dinjitet? Natyrisht, për majmjen e tyre mallrat janë më të rëndësishme se krejt këto. Ata flasin për dialog me Europën e SHBA-në, por harrojnë që të dyja këto gjenden aty ku janë sot, pikërisht sajë përpjekjeve të mijëra protestuesve që përmes aktivizmit qytetar, mosbindjes civile e gjer te sakrifica më të mëdha, kanë mundur të mbushin me përmbajtje demokracitë që përndryshe do të kishin qenë struktura të kota. Të mos kishin qenë protestat e panumërta me në krye MLK apo Malcolm X përshembull, sot Obama ndoshta s’do të mbante pushtetin mbi hegjemonin botëror. Të mos kishin qenë protestat e vazhdueshme të qytetarëve të vendeve europiane në mbrojtje të të drejtave të emigrantëve, sot bashkatdhetarët tanë nëpër BE do të quheshin qytetarë të dorës së dytë.

Të paarsyeshëm, mbështetësit e qeverisë flasin për rend, për një farë rendi histerik që rreket të garantojë despotizmin. Ata flasin për realpolitikë, por nënkuptojnë banalpolitikë, e përpiqen të ngrenë mite që në mos e mohojnë krejtësisht, përpiqen ta shtyjnë të drejtën e popullit të Kosovës për t’u vetëpohuar. Ata thonë se gjetiu, në zemër të botës tash po luhen lojëra të mëdha e të rëndësishme, e ne duhet të presim që ato të mbarojnë. Po ç’janë këto lojëra? A jemi ne pjesë e tyre si “lojtarë” a thjesht si “top futbolli”. Si do të shpëtojmë prej pasionit sportiv të lojërave të të mëdhenjve nëse vazhdojmë me të tilla qeverisje të paprincipta, të paprogramta, të parepublikta?

Një gjë është e sigurt, rendi negativ i vendosur nga kryeministri ka për të pjellë fundin e vetë atij. Tentativa për të vendosur nën hyqëm qytetarët nuk i ka rezultuar frytdhënëse në vende të tjera asnjë kolegu të Thaçit në 2011, e nuk ka për t’i rezultuar kështu as Thaçit.

E vërteta e qytetarëve do të shfaqet sërish në 22 janar në Merdar e te Dheu i Bardhë, e vërteta e mjerimit, e vërteta e padinjitetshme e mospasjes së shtetit tënd, e vuajtjes nën shtetin e tjetrit që sot nuk është më shteti serb, por një vartës ekonomik i tij. Objektiv i kësaj proteste nuk është thjesht të rrëzohet shtypësi, pasi ky mund të zëvendësohet menjëherë nga një tjetër, e kështu me radhë. Objektiv i kësaj proteste është të rrëzohet vetë shtypja në njërën prej shfaqjeve të saj – pra të rrëzohet ajo shtypje iracionale që nuk i lejon shqiptarët e Kosovës që të kenë Republikë, që nuk i lejon të kenë pjesë në vendimmarrje, që i bën popull të mohuar në tokën e tyre, që u ndalon madje edhe të qenët shqiptarë (se këtë identitet e kanë farkëtuar në histori si rezistencë ndaj shtypjes) e u përcakton arbitrarisht të qenit diçka tjetër, në emër të po atij rendi negativ (a stabiliteti) që kërkon t’i zbrazë si subjekte për të prodhuar një paqe të bardhë e bosh. E vërtetë është që kjo nuk është e vetmja shtypje, e që ka edhe beteja të tjera. Por ky fakt nuk ia heq legjitimitetin kërkesës së protestuesve, në fund fare, nëse shfaqjet e shumta e multilineare të shtypjes synojnë t’ia marrin vetvetet subjekteve e t’i reduktojnë ato në formë, atëherë edhe subjektet që duan të çlirohen janë të detyruara të luftojnë kundër secilës shfaqje të shtypjes, në mënyrë që ta reduktojnë atë në minimumin e vet para se ta mposhtin.

Shpërndaje.

Ata janë “Ata”, e ne jemi toçat e kukllës
Shkrim nga Andi Kananaj……

Me vendimin e orëve të fundit të Gjykatës së Lartë, Ilir Meta del i pastër si një virgjëreshë që ka përtërirë himenin e vet. Për ri-virgjërimin e këtij bashkëpatrioti, bashkërisht kemi paguar 30 milionë lekë: aq sa rritja në monedhë e pensioneve e të gjithë ish-ushtarakëve të marrë bashkë, si togë e dikurshme. Duke marrë në konsideratë edhe Metën Baba të Metës Vip. “Nji” në dorë. Iliri është “Ata”.

Luli ishte ministër i brendshëm ditën që u vranë 4 njerëz përpara Kryeministrisë, asaj që kemi, në linjë me fotokopjen që i bëjmë rregullisht formateve institucionale të shteteve normale. Luli është “Ata”, e gjykata e nxjerr të pafajshëm, siç mund të jetë i pafajshëm Gaz Muça (gangster i viteve ‘90, për vrasjet e të cilit nuk gjendeshin asnjëherë dëshmitarë).

Ankthi i madh i mediave për të marrë vendimin e Metës në duar është në kufijtë e absurdit, për të mos thënë të qesharakes. Pritshmëritë për drejtësi janë harruar me kohë, ashtu si koncepti i dikurshëm i Drejtësisë si sistem balancimi social dhe garanci për ruajtjen e vlerave të përbashkëta. Sepse sot, Drejtësia nominale, ruan një thelb pervers të llojit komercialo-fitimprurës. Ajo i paguhet prurësit më të parë, si monedhë e çfarëdoshme, e ndyrë dhe e barsur me mikro-organizma. Sepse ata janë “Ata”, dhe ne nuk vlejmë më shumë se hiçi.

Mediu është “Ata”, Berisha është “Ata”, Shkëlzeni është “Ata”, ata janë “Ata”, fakt që askush nuk përpiqet më ta mbulojë apo justifikojë. Të çuditshëm sidoqoftë, tek gëzohen publikisht kur sistemi që kanë krijuar posaçërisht, e si i tillë perfekt në degradimin e vet, i shpall të pafajshëm.

Ndërkohë që nëse fiton Albini, ai ngjallkësh frikë. E tha Henri Çili, e tha Mustafa Nano, secili në formën e vet. Nuk ngjallkësh frikë fitorja e Thaçit. E as përjetësia në pushtet e Berishës, meqë ky i fundit tingëllon si skenar i njohur, që me sa duket e bën të përballueshëm psikologjikisht. Tremb fitorja e Albinit, edhe pse Albini nuk është pjesë e masakrës neo-liberale sistematike kundër pasurisë së shqiptarëve. Albini e ka seriozisht dhe ky fakt trondit. Duket sikur ambjentimi me të keqen na ka kthyer në të sëmurë me sindromën e Stokholmit. E duam xhelatin, meqë jemi ambjentuar me fytyrën e tij. E kemi kaq frikë sa nuk mund të përballemi me të vërtetën, duke u njësuar përfundimisht me krimin që ne vetë pësojmë. Ndoshta sepse ndihemi të pavlerë, dhe përballja me nivelet ku na është katandisur autostima, na bën t’u rrimë larg Albinëve.

Ilir Meta është i pafajshëm me vendim gjykate, ndërkohë që vullnetarët e Vetë Vendosjes janë ende në burg, për shkak se kërkonin të implementonin një kërkesë të ligjshme përveçse logjike. Qeveria e Kosovës, vasalja jo aq e largët e Serbisë, kërkon të vendosë kushtet e barazisë me Serbinë edhe pse injoron fakin se reciprociteti nuk ka të bëjë me përfitimin afatshkurtër ekonomik, por kërkon domosdoshmërisht vendosjen e rregullave bazë paraprake që përbëjnë procedurë normale në marrëdhëniet mes dy shtetesh të pavarura.

Kosova feston për çdo mot pavarësinë, edhe pse në kushtet e një adoleshenti që feston ditëlindjen, pa pasur besim në moshën vet, por gjithë qejf për të festuar.

E megjithatë, Albini që merr pushtetin tremb. Spitalet janë pa ilaçe, arsimi nuk ekziston, policët të rrahin pa kriter, liri ke vetëm për të blerë tek TEG-u, televizionet janë të “Tyret”, e prapë Albini serioz tremb Çilin dhe perplekson, çuditërisht edhe Mustafa Nanon.

AKP mbledh firmat për referendum me frikën e madhe se nga firmat e mbledhura, KQZ mund të djegë një pjesë prej tyre, sepse janë plotësuar me gërma dore; se disa të tjera mund të konsiderohen nul, për shkak se një berats’ ka firmosur në Fier, apo se një kuksian ka nënshkruar në Tiranë. Ndërkohë që Meta me bllok në dorë me vendim gjykate shpallet i pafajshëm. Referendumi do të kushtojë sa dy Metë të pafajshëm, shumë e madhe për një grup organizator që dhe printimet e fletëve i bën me kursim gjirokastriti. Seriozitet qesharak ky i yni. Dukemi si fëmija 8 muajsh që përqëndrohet tek lodra me ngjyra, që normalisht do të fillojë ta kuptojë vetëm kur je 3 vjeç.

E vërteta është se në jemi toçat e kukllës, dhe firmat me shumë gjasë nuk do të merren në konsideratë. Plehrat do të na mbushin territorin dhe pasë gjase politikanët do të jenë të pafajshëm si Medinj të rinj apo Lulzim Bashë të buzëqeshur.

Të vrarët e 21 janarit përgjatë gjithë kësaj kohe u trajtuan si viktima dhe jo si heronj. 4 emrat e të vrarëve për fat të keq detyrimisht asiociohen me fëmijët e tyre ndërkohë që varfëria e vazhdueshme krijon mëshirë tek të mbijetuarit. 4 të vrarët u vranë në emër të skamjes që u qeveriste ekzistencën, dhe që as pas vdekjes nuk po mund t’i shpëtojnë dot. Mallkim që vetëm në mesjetë besohej se mund të shkonte kaq përtej.

Ky është destinacioni i një shoqërie që nuk do të kuptojë se të vrarët e saj duhet të jenë momenti më i fortë i reflektimit për të. Ai i një shoqërie të dështuar, viktimat e së cilës jemi ne. Mëshira jonë nuk u drejtohet të vrarëve. Mëshira është për ne që edhe duke vdekur për një jetë më të mirë, tashmë e njohim skenarin final. Qeveria do të sulmojë protestuesit, Presidentin, Prokurorin e Përgjithshëm, deputetët, kalimtarët me apo pa sende në dorë. Dhe ne do të jemi sërish toçat e kukllës, që nuk vlejnë asgjë, as kur vritemi!

Kemi në dorë të vetmen armë, kujtesën. Dhe zërin në tejskaj; dhe grushtat; dhe gurët; dhe jetën.

Nëse varrosim në kujtesë të vrarët e 21 janarit, do të kemi futur në dhé edhe ndërgjegjen tonë, prej viktimash të përgjith-kohshëm.

Botuar në revistën Klan

Shpërndaje.

A kemi një problem nacionalist?
Patriotë sot nuk janë ata që valëvisin flamurin, por minatorët e Bulqizës, të cilët ngujohen me muaj për të ruajtur nga të paktat pasuri kombëtare që na kanë mbetur në vend. Apo naftëtarët e Vlorës të cilët me thonj po mundohen të mbrojnë industrinë akoma fitimprurëse të naftës.

Leart Kola

Ka një revansh të madh në mediat shqiptare këto ditë kundër Fatos Lubonjës, për deklaratat e bëra në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut. Njeriu që u dënua nga brezi i kaluar 17 vjet meqë vendosi të mbronte idete e veta, po akuzohet nga brezat e sotëm prapë si tradhtar. Këta të rinjtë dhe pse demokratë, do kishin dashur ta plasnin disa vjet në burg, po jo pse nuk e do flamurin apo himnin, (të gjithë ne “bëjmë” sikur i duam me një dozë cinizmi dhe hipokrizie), po sepse e thotë.

Ne jemi mësuar që të flasim ndryshe nga ç’ndiejmë, të ruajmë gjithmonë disa standarde medemek nacionaliste, por ky brez që sot po na nxin faqet e gazetave dhe skuqet si spec nëpër televizione për deklaratat e Lubonjës, është i njëjti, që me të ditur nja dy fjalë të ndonjë gjuhe, e bën të duket Shën Pjetrin diletant, nga sasia dhe cilësia e mohimit të kombit. Për të mos folur pastaj për sikletin sistematik të gjyshërve në shqiptimin e emrave të nipërve e mbesave si psh Francesco, Nicole, Chris. Hapini kur të keni kohë regjistrat e emrave të fëmijëve të këtij kombi “nacionalist”, e do shihni se si ulëret kozmopolitizmi. E nëse përtoni t’u futeni arkivave, shihni Këshillin e Ministrave se është më kollaj. Merrni ministrinë e Ekonomisë, fjala bie, ku zv.ministri i ka vënë emrin vetes Enno Bozdo?! Apo drejtori i METE Tommy Kola?! Nuk di si ja bën populli t’u drejtojë kërkesa. Nuk duhet harruar në këtë listë dhe rekordi ndërkombëtar në ndërrimin e emrave të emigrantëve në Greqi e Itali. Presioni politik, do thotë dikush. Ndoshta, por ama të njëjtin presion e kanë pasur dhe shumë kombe të tjera të cilat nuk janë dorëzuar me kaq lezet sa kemi bërë ne.

Nëse e shohim situatën me gjakftohtësi, na del që nuk kemi një problem nacionalist në Shqipëri, përkundrazi,shqiptarët janë kozmopolitë deri në alivanosje, megjithatë kemi që ç’ke me të një problem me sharlatanizmin nacionalist. Fatos Lubonja sulmohet sot nga këta sharlatanë, jo sepse është kozmopolit, por sepse është përfaqësuesi më i kulluar i asaj që shqiptarët janë, por nuk duan ta pranojnë. Në konsensusin e pështirë politikisht korrekt shqiptar, të tjera gjëra thuhen e të tjera gjëra mendohen, ndërkohë Lubonja thotë atë që mendon, e kjo e irriton këtë pjesë të shqiptarëve se pikërisht kjo ua nxjerr zbuluar atë që ata duan ta fshehin.

Personalisht mendoj që pikërisht negocimi, tallja e përçudnimi i etapave tona historike, na ka bërë të mos respektojmë as njëri-tjetrin, të mos kemi as standarde demokracie e as vlera të përbashkëta shoqërore. Me të njëjtin intensitet u bënë skrap dhe partizanët që ishin heronj të komunistëve dhe studentët që ishin heronj të demokratëve, po aq në thasë kargoje u katandisën dhe shtetformuesit shqiptarë. E mbi hirin e tyre, sharlatanët e sotëm do na organizojnë “party” për 100 vjetorin e pavarësisë.

Lubonja ka të drejtë kur deklarativisht thotë që nacionalizmi është problem, por nuk ka të drejtë kur mendon se ky problem na përket neve. Ne kemi një problem të thellë me sharlatanët që kërkojnë pushtet në kurriz të atdhedashurisë jo duke e ndërtuar atë, por duke krijuar një fasadë simpatike që do u garantojë rrugën për në parlament. Kreshnik Spahiu, është sot nënkryetar i KLD-së, e nëse do donte të bënte një akt të rëndësishëm për popullin e tij, do mjaftonte që të reformonte e përmirësonte performancën e institucionit të drejtësisë. Eshtë pikërisht ky institucion që me vendimet e shtrembra që jep, e ka kthyer vëllain kundër vëllait e shqiptarin kundër shqiptarit. Ky do ishte një alamet akti patriotik, që do përmirësonte praktikisht marrëdhëniet e shqiptarit me vetveten.

Patriotë sot nuk janë ata që valëvisin flamurin, por minatorët e Bulqizës, të cilët ngujohen me muaj për të ruajtur nga të paktat pasuri kombëtare që na kanë mbetur në vend. Apo naftëtarët e Vlorës të cilët me thonj po mundohen të mbrojnë industrinë akoma fitimprurëse të naftës. Këta janë ata që po ruajnë legjitimitetin e Ismail Qemalit, partizanëve e dëshmorëve të demokracisë. Flamuri është dhe duhet të mbetet simboli i atyre që dhanë jetën, që ky vend të kishte shkolla, spitale dhe mirëqenie. E jo të ishte kartvizita për karrierë të shpejtë politike, apo shitje platformash dixhitale.

E megjithatë Fatos Lubonja ka të drejtë. Nacionalizmi është problem, sepse kudo ku ka patur nacionalizëm, ka patur një klasë politike të korruptuar, por kjo kurrsesi nuk duhet ngatërruar me patriotizmin, me dashurinë për vendlindjen, me nostalgjinë siç do e quante Rimbaud.

Pikërisht ky atdhetarizëm, është ajo që e shtyn një kozmopolit të kulluar të marrë pjesë në mbrojtjen e vendit të tij kundra importit të plehrave, e është pikërisht ky kozmopolitizëm i maskuar me një nacionalizëm sharlatanësh që i bën ata që u nxituan ta quajnë Lubonjën tradhtar, të mos shohin asnjëherë pak më larg se barku i tyre. Nuk ka atdhetarizëm më të mirë se të luftosh për idetë e tua e për të drejtën, edhe sot dhe atëherë, dhe me këtë punë grekët nuk kanë lidhje fare.

Botuar në revistën Klan

Shpërndaje.

Demokraci pa popull
Demokraci pa popull

Sead Zimeri & Agon Hamza

Dhuna e policisë së Kosovës atë ditë ishte shpërfaqja më brutale dhe më e hapur e karakterit të shtetit të Kosovës. Kjo e bëri edhe më të domosdoshme shtrimin e disa pyetjeve fundamentale: Shtet PO, por çfarë shteti? Shtet për kend? Kjo është pytja themelore pas demonstratës së 14 Janarit. Tendenca për ta lexuar dhunën dhe brutalitetin policor/shtetëror të policisë nga prizmi i ngushtë i sistemit juridik e ligjor të vendit. Të gjithë e pranojmë se atë ditë pati tejlakim të kompetencave të policisë, pati shkelje të të drejtës për organizim dhe protestë, etj. Siç shkruan Pashukanis, në raport me ligjin, çështja nuk është të afirmohet ose të mohohet ekzistenca e ideologjisë së ligjit, por të demonstrohet se si kategoritë e ligjit nuk kanë kurrëfarë rëndësie tjetër përveç se asaj idelogjike. Së këndejmi, studimi i vetëm në raport me ligjin është nëse ai analizohet si nën-kategori ideologjike. Rrjedhimisht, në Kosovë ne përballemi me domosdoshmërinë e ri-mendimit të koordinatave ideologjike-politike të ekzistencës së shtetit të Kosovës. Sepse, sistemi juridik nuk është përmbajtja e shtetit – ai është veçse sanksionimi juridik i ideologjisë dhe marrëdhënieve ekzistuese të prodhimit.

Çka do të thotë të rimendohen koordinatat ideologjiko-politike të vet shtetit të Kosovës, pa rënë në grackën formal-juridike, dhe atë të ‘urgjencës’, si dhe brengat tona tradicionale për konstelacionet gjeo-politike? Pytja e parë në raport me Shtetin është: nëse na duhet dhe duam shtet, atëherë pse e duam atë? Shteti nuk është një abstrakcion metafizik, e as objekt i cili shkakton kënaqësinë (jouissance) kolektive. Shteti shfaqet në një kontekst të caktuar historik dhe si i tillë, ai ka një rol të caktuar shoqëror. Shteti është shfaqur si nevojë për rregullimin e antagonizmave klasor në territor të caktuar, rregullim të marrëdhëdhënieve të prodhimit dhe distribuimit, e kështu me radhë. Duke pranuar karakterin represiv të shtetit (mes tjerash, duhet kujtuar që shteti ka monopolin mbi ushtrimin e dhunës), duhet përsëritur Marksin për tezën e tij mbi karakterin klasor të shtetit: shteti është krijim i “rendit” i cili e legalizon dhe e normon opresionin klasor, nëpërmjet moderimit të tij.

Me fjalë të tjera, raporti i shtetit me dhunën duhet të analizohet në dritën e raportit të shtetit me kapitalin. Kështu, dallimi ndërmjet shtetit dhe kapitalit është dallim strukturor dhe logjikat e tyre janë të ndryshme, por në kapitalizëm shteti është instrument i kapitalit, kurse në forma tjera të organizimit politiko-ekonomik, shteti do duhej të ishte ai që dirigjon interesat e popullit e jo të kapitalit. Kjo do të thotë që raporti i dhunës nuk mund të kuptohet drejtë pa u marrë parasysh raporti i shtetit me kapitalin dhe në këtë linjë të argumentimit, përgjigja me dhunë e shtetit natyrisht se është e tmerrshme dhe përtej çdo logjike të shëndoshë, por jo e paarsyeshme, kur kihet parasysh dhe vështrohet nga syzet e shtetit: kur modaliteti i funksionimit të tij është në shërbim të kapitalit – si pasojë, sa më i madh të jetë sulmi ndaj qarkullimit të kapitalit, aq më e madhe është ‘hakmarrja’ e shtetit. Mirëpo, edhe pse shteti definohet përmes përdorimit të dhunës, modalitetet e përdorimit të saj nuk janë të njejta në shtet. Përdorimi i dhunës nuk është i domosdoshëm për shtetin (tezë e elaboruar nga Althusser), por ai është i domosdoshëm për kapitalin. Shteti, pra, mund t’i përdorë Aparatet Ideologjike Shtetërore për të zgjidhur problemet e veta, por kapitali që është tërësisht apolitik e jo-nacional, është i detyruar të përdorë dhunën.

Por, cila është përmbajtja e shtetit të Kosovës? Në analizë të fundit, shteti i Kosovës është produkt i luftës (së ftoftë) ndërmjet forcave imperialiste dhe fuqive të mëdha botërore. Thënë ndryshe, shteti i Kosovës është shtet anti-popullor. Baza e tij ideologjike është intervenimi neo-imperialist, i sanksionuar në një dokument politik, i cili më pastaj u bë baza e vet shtetit – e ky dokument, quhet Plani i Ahtisaarit. Ky plan është negacion arrogant i asaj që Peter Hallward, nën ndikimin Jacobinian, do ta quante “vullneti politik emancipues”. Në kontekstin Fanon-ian, kjo do të përkthehej si “vullnet i njerëzve”, nën ndikimin e traditës Rousseau-iane, Lenin-iste e Mao-iste. Në këtë frymë duhet lexuar intervenimin brutal të Shtetit të Kosovës ndaj protestuesve me datën 14 Janar. Ajo që duhet rezistuar është personalizmi i problemit: nuk është problemi tek Hashim Thaçi si individ (i korruptuar, me prirje të rrezikshme autoritare, e kështu me radhë), por te sistemi politik i Republikës së Kosovës që i mundëson atij të jetë i tillë. Me fjalë të tjera, është gabim fatal politik dhe mistifikim ideologjik nëse Thaçi përceptohet si thelbi i problemit. Natyrisht, prirjet e tij autoritare të dëshmuara përgjatë gjithë kohës sa është në pushtet, akuzat për korrupcion, krim të organizuar, presion në media, e kështu me radhënuk duhet venë në pikëpyetje – por, ai (personalisht) nuk është as shkaku. Ai është shprehja më e lartë dhe më komplete e sistemit politik të shtetit të Kosovës! Në linjë me Althusserin, duhet thënë se shteti nuk nënkupton vetëm Aparatet Represive Shtetërore. Në fakt, sipas tij, aspekti tjetër shumë i rëndësishëm i mirëmbajtjes së kohezionit në Shtet janë Aparatet Ideologjike Shtetërore. Si funksionon kjo në hapësirën politike të Kosovës? Në Antigona të Sofokliut, sikurse në të gjitha tragjeditë tjera të antikitetit grek, ekziston kori (khoros) si trup. Kori është trup homogjen, i pa-individualizueshëm, obligimi i së cilit është komentimi kolektiv i aksioneve, ngjarjeve, etj. Pra, ky është kori i common sense-it, aktiviteti i të cilëve bazohet në racionalizimin e asaj që e bëjnë ata në pushtet. Kori ekziston për të racionalizuar dhe mbrojtur veprimet e atyre në pushtet. Siç ishte rasti në tragjeditë greke, kori i mundësonte audiencës përcjelljen e performancës. Në politikë, kori i mundëson pushtetit racionalizmin e vetvetes në fushën shoqërore. Kori grek komentonte në temat e tragjedive dhe tregon se si një audiencë ideale reagon ndaj dramës/tragjedisë. Në politikë, kori na tregon se si ne duhet të bëhemi masë ideale shoqërore dhe si të reagojmë ndaj veprimeve të atyre në pushtet. Në politikë, kori icommon sense-it janë ata që ne sot ju referohemi si analistë, publicistë, e edhe deputetë. Mediat e kontrolluara nga qeveria dhe analistët në to si dhe disa deputetë të pozitës, gjatë gjithë këtyre ditëve u mobilizuan për të mbrojtur dhe racionalizuar dhunën shtetërore.

Në analizë të fundit, dhuna e 14 Janarit është e vërteta e këtij shteti. Andaj, pyetja që duhet bërë sot, dhe e cila është më e domosdoshmë se kurrë është se çfarë shteti duam? Cili shtet do të na mbrojë nga një dhunë e tillë e zhveshur dhe brutale? Përgjigja këtu është e qartë: ose shtet kapitalist që na vret e na rrahë, ose një shtet tjetër, formën dhe modalitetin e të cilit duhet medoemos ta mendojmë.

Me pelqen.

S’me pelqen.

Shpërndaje.