Ë Zgjim Hyseni Ë – ja nuk më pëlqen në asnjë fjalë të veçantë të gjuhës shqipe. Ose, së paku, gjersa po e shkruaj këtë tekst, nuk po mund ta mendoj një fjalë të tillë ku prania e shkronjës “ë” do të më magjepste. E, megjithatë, seç ka njëfarë hiri e nuri kjo shkronjë. E keni parë si edhe gazeta ZËRI, shkronjën Ë, në titull e ka aso që shkruhet me dorë. Përderisa shkronjat tjera janë industriale, kjo shkronjë është zejtare. Ajo është e tepërt dhe mungon shpesh. Ë – ja nuk bëhet rehat. Ëëëë, është shprehje e...











