Shkrim nga Yllka Lamçe….. Kohët e fundit është përcjellë në vëmendjen e lexuesit shqiptar vdekja e Leka Zogut I, shpesh të përcaktuar nga mediat si “PRETENDENTI PËR FRON MBRETËROR”. Bëhet fjalë për të përditshmet e përditshme, por edhe për ato zyrtare-institucionale, si në rastin e zyrës për shtyp të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, etj. në rend zbritës. Tek lexoja lajmet dhe pozicionimet e përfaqësuesve më të lartë institucionalë lidhur me vdekjen e Leka Zogut I, më bëri përshtypje lehtësia e papërballueshme e lakimit të...











