Buxhet për interesa që nuk janë tonat Visar Ymeri (Fjalë e mbajtur në Kuvend të Kosovës) Kosova ka mungesë të madhe të prodhimit. Vetëm gjatë vitit 2010 importi i gjithëmbarshëm në Kosovë e ka tejkaluar vlerën prej 2 miliardë 139 milionë euro. E me eksport këtë import tejet të madh e kemi mbuluar me vetëm 294 milionë euro. Pra e mbulojmë me vetëm 13.74%. Më tepër se çfarëdo deklarimi i cilitdo zyrtar të lartë të shtetit për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, këta numra kokëfortë tregojnë se sa e varur është Kosova nga mallrat që na vijnë nga...











