A mundet të flasë dëgjuesi, e Spivak të dëgjojë? Valdrin Prenkaj Ardhja e Gayatri Chakravorty Spivak në Prishtinë nuk ishte e befasishme aq sa ishte befasuese sjellja e saj autoritare si dhe mënyra e diskutimit që ajo reflektoi me të pranishmit e interesuar, që ishin mbledhur në kafe-librarinë Dit’ e Nat’ në Prishtinë për të komentuar dhe diskutuar me Spivak. Pyetja e parë që hapi “diskutimin” ishte kur unë theksova, si është e mundur të analizohet pozita e femrës prej aspektit klasor kur ne e dimë se në Kosovë nuk ka prodhimtari, prandaj nuk mund të ketë as marrëdhënie të prodhimit....











