Mbi Sartrein Glauk Konjufca Faza e parë Filozofia fillon aty ku shpërbëhet përditshmëria e mendjes së shëndoshë. Filozofia, duke filluar që prej Talesit, mendjen e shëndoshë e sfidon duke shkuar më thellë, duke kapërcyer matanë. Në këtë kuptim ajo është metae ta fysis: përtej fizikes. Uji i Talesit, Aperiron-i Anaksimandrit apo Ajri i Anaksimenit e deri te panteizmi i Spinozës, revolucioni kopernikan i Kantit apo idealizmi absolut i Hegelit. Por në këtë rrugë vazhdon po e njëjta praktikë sikur ajo e mendjes së shëndoshë: ekzistenca humbet në zhytjen teorike. Me ekzistencializmin ekzistenca vjen në vetvete. Ajo zgjohet nga gjumi...











