Vrasës Sokol Shameti Një inxhinier i ri, rreth të tridhjetave, u gjet i varur me një tel kompjuteri, teksa agonte e enjtja në një qendër interneti të periferisë. Ai po vdiste në kohën kur të gjithë ne, njerëzit që shohin punën e vet në këtë vend, kishim mbyllur ditën tonë, duke bërë ëndrrën që do na transportonte drejt një dite tjetër. Komunikatat policore, të shkurtra dhe sterile. Njoftimet e shtypit, plot me pasaktësitë e përhershme e të kuptueshme rreth gjeneraliteteve të viktimës së radhës, që për pikëpamjen e një lajmëtari të kronikës së zezë, s’kishte pse dallonte nga ajo...













