Slavoj Zizek

Revolta e borgjezisë rrogëtare

28/01/2012

Slavoj Zizek…….Si është bërë Bill Gates-i njeriu më i pasur në Amerikë? Pasuria e tij nuk ka të bëjë me kostot e prodhimit të atyre çka shet Microsoft-i: pra, ajo nuk vjen si rezultat i prodhimit të software-ve të mirë me çmim më të lirë nga konkurrentët apo nga “shfrytëzimi” më i suksesshëm i punëtorëve të vet (Microsoft-i u paguan punëtorëve të vet intelektualë paga relativisht të larta). Nëse do të ndodhte kështu, Microsoft-i do të kishte falimentuar prej kohësh: njerëzit do të kishin zgjedhur sisteme pa pagesë si Linux-i të cilat janë po aq të mira sa produktet...

Read more »

SLAVOJ ZIZEK – NË MBROJTJE TË KAUZAVE TË HUMBURA II Përgjigje ndaj Ngjarjes

18/10/2011

  Përzgjodhi dhe përktheu: Arlind Qori   Vijon nga numri i kaluar   Në një prej romaneve të hershme mbi Hannibal Lecter-in hidhet poshtë pretendimi sipas të cilit përbindshmëria e Hannibal-it vjen si rezultat i rrethanave të pafata: “Asgjë nuk i ndodhi atij. Ai ndodhi.” Kjo përbën formulën më të thukët të Ngjarjes sipas kuptimit të Badiou-së: daljen në pah të së Resë e cila nuk mund të reduktohet në shkaqet apo kushtet që i paraprijnë. Ose, për të cituar të vjetrën thënie të mençur me të cilën nis një prej lojërave kompjuterike Gothic: “Çdo Ngjarje paraprihet nga Profecia....

Read more »

Shpirti i Partisë: Shën Pali e kishte mirë; besimi fetar shërben si mjet për të shembur themelet e autoritetit

28/09/2011

Slavoj Zizek Pse teologjia vazhdon të dalë si një pikë reference për politikat radikale? Ridel jo për të negociuar një pozicion diviniteti apo të garantojë një sukses final të përpjekjeve tona, por, përkundrazi , si monedhë e radikalitetit të lirisë së fituar, e panevojshmërisë së figurës së Zotit (si garantues) për t’u mbështetur. Dostojevski p.sh., ishte i vetëdijshëm se si Zoti ne na ofron njëkohësisht liri dhe përgjegjësi – sipas tij, Zoti nuk është një padron mirëdashës që na udhëheq drejt sigurisë, por dikush që na kujton herë pas here që ne jemi vetëm në fatet tona. Figura e...

Read more »

Kundër shantazhit të dyfishtë (mbi Kosovën)

19/08/2011

Kundër shantazhit të dyfishtë (mbi Kosovën) Slavoj Žižek Kryefituesi i kontestit për kokëtrashin e vitit 1998, ishte një patriot terrorist latinoamerikan, i cili ia dërgoi një bombë në letër konsullatës së SHBA-ve, duke protestuar kundër ndërhyrjes amerikane në politikën vendore. Si një qytetar i ndërgjegjshëm që ishte, ai shkroi në zarf edhe adresën e tij; megjithatë, ai nuk vendosi pulla të mjaftueshme postale në të, kështu që posta ia ktheu letrën prapa. Meqë kishte harruar se çka kishte vendosur në zarf, e çeli atë dhe e hodhi veten në erë – një shembull i përkryer që tregon se si,...

Read more »

Një alarm i vazhdueshëm ekonomik (pjesa I)

21/07/2011

Një alarm i vazhdueshëm ekonomik (pjesa I) Slavoj Zizek Përktheu Arbër Zaimi Protestat e këtij viti, kundër masave shtrënguese të Eurozonës që po imponohen në Greqi dhe në shkallë më të vogël në Irlandë, Itali edhe Spanjë, na imponojnë dy rrëfime. Rrëfimi i parë, ai mbizotërues, vjen nga regjimi dhe propozon një natyralizim të depolitizuar të krizës: masat dhe rregullat që ndërmerren nuk paraqiten si vendime politike por si imperativë të një logjike neutrale financiare – pra nëse duam që ekonomitë tona të stabilizohen, thjesht duhet gëlltitur kjo hapë e hidhur. Nga ana tjetër kemi rrëfim të ndryshëm, atë...

Read more »

Shpresa më e mirë e Izraelit qëndron në një shtet të përbashkët

05/03/2011

Shpresa më e mirë e Izraelit qëndron në një shtet të përbashkët Slavoj Žižek Perktheu Esmeralda Rrustemi-Hoxha Në Jeruzalemin Lindor,  vullnetarët  vijnë vërdallë, në gjueti të vajzave hebreje të cilat shoqërohen me meshkuj Arabë. Slavoj Zizek argumenton se ajo për të cilën ka nevojë Izraeli nuk është ndarja dhe izolimi por uniteti dhe kontakti i lirë midis popullit të tij. Në Izrael, ka një numër në rritje të nismave – nga organet zyrtare, rabinëve të organizatave private dhe nga grupet e banorëve vendas – për të parandaluar takimet dhe martesat ndërmjet racave të ndryshme. Në Jeruzalemin Lindor,  vullnetarë –...

Read more »

Multikulturalizmi liberal, fytyra njerëzore e barbarizmës së vjetër

08/10/2010

Multikulturalizmi liberal, fytyra njerëzore e barbarizmës së vjetër Slavoj Žižek Përktheu Arbër Zaimi Kohët e fundit përzënia e romëve, apo ciganëve nga Franca ngjalli protesta tejendanë Europës – protesta erdhën nga mediat liberale por edhe nga politikanë të rëndësishëm, dhe jo vetëm të së majtës. Mirëpo përzëniet vazhduan, e nuk përbëjnë veçse majën e një ajsbergu shumë më gjigand në politikën europiane. Një muaj më parë prej një libri të Thilo Sarrazin-it, këtij drejtori banke që konsiderohej si i afërt me socialdemokratët, lindi një rrëmujë në Gjermani. Teza e Sarrazin-it ishte se përkatësia kombëtare gjermane na qenka në rrezik,...

Read more »

Epilog – ADAGIO

25/08/2010

Epilog ADAGIO Nga “Dhuna” e Slavoj Zizek, përktheu A.Zaimi Ja pra ku u mbyll qerthulli i hulumtimit: udhëtuam prej refuzimit të anti-dhunës së rreme e deri te mbështetja e dhunës emancipuese. E filluam me hipokrizinë e atyre që duke luftuar dhunën subjektive ushtrojnë dhunë sistemike e prej kësaj më pas lind vetë fenomeni që ata thonë se duan të luftojnë. Zbuluam që shkaku themelor i dhunës është frika nga Fqinji dhe treguam se si ky shkak krijohet prej dhunës inherente tek vetë gjuha, tek mjeti i vetëm që na lejon të tejkalojmë dhunën e drejtpërdrejtë. Pastaj analizuam tre lloje...

Read more »

Allegro – Dhuna Hyjnore

16/08/2010

Allegro DHUNA HYJNORE Nga libri “Dhuna” i Slavoj Zizek, përktheu A.Zaimi Benjamin-i me Hitchcock-un Tek filmi Psycho i Alfred Hitchcock-ut skena e vrasjes së detektivit Arbogast ndërkohë që ngjit shkallët, shfaq tipikisht atë që në stilin hitchcockian quhet “God’s view”, skenë e filmuar prej një pikëvështrimi hyjnor. Ne e shohim prej së larti gjithë skenën e korridorit të katit të parë bashkë me shkallët. Kur shfaqet në ekran krijesa e tmerrshme që ther Arbogastin filmimi kalon në një tjetër pikëvështrim, në atë të vetë përbindëshit, prej nga shohim së afërmi fytyrën e Arbogastit i cili më pas bie nga...

Read more »

Molto adagio – Andante

10/08/2010

Molto adagio – Andante TOLERANCA SI KATEGORI IDEOLOGJIKE Slavoj Zizek – Kapitulli i parë i librit “Dhuna” Përktheu A. Zaimi Kulturalizimi i Politikës Përse sot shumë probleme mendohet se rrjedhin prej mungesës së tolerancës e jo prej pabarazisë, shfrytëzimit apo padrejtësisë? Përse ilaçi që sugjerohet për të shëruar këto probleme është toleranca e jo emancipimi, beteja politike, apo lufta e armatosur? Përgjigjja e atypëratyshme qëndron tek aksioni ideologjik themelor i liberalëve multikulturalistë: “kulturalizimi i politikës”. Dallimet politike – ndryshime që kushtëzohen prej pabarazisë politike apo prej shfrytëzimit ekonomik – janë natyralizuar dhe janë neutralizuar në formën e ndryshimeve “kulturore”,...

Read more »

Presto

23/07/2010

Presto ANTINOMITË E ARSYES TOLERANTE Nga libri “Dhuna” i Slavoj Zizek Përktheu: Arbër Zaimi Liberalizëm apo Fondamentalizëm? Dy Konakë Molepsur me Murtajë! Immanuel Kant-i zhvilloi nocionin e “antinomive të arsyes së kulluar”. Arsyeja e fundme e njeriut në mënyrë të pashmangshme bie në kundërshtim me vetveten sapo rreket të dalë përtej konkretes që ofron ndjenja e përvoja kur përpiqet të qasë pyetje si: A ka një fillim kohor Universi, a ka një kufi në hapësirë, apo është i pafundmë? Antinomia lind sepse është e mundur të ndërtohen argumenta të vlefshme për të dyja anët e çështjes: se përfundimisht mund...

Read more »

Andante ma non troppo e molto cantabile

17/07/2010

Andante ma non troppo e molto cantabile “VËRSHON NJË DALLGË E PËRGJAKUR”  Një Rast i Çuditshëm i Komunikimit Fatik Kapitulli III i librit Dhuna nga Slavoj Žižek (përktheu Arbër Zaimi) Gjatë vjeshtës së 2005 në revoltat e periferive të qyteteve franceze u dogjën me mijëra makina dhe pati shfaqje të dhunës publike në përmasa të mëdha. Shumë shpesh kjo ngjarje është krahasuar si me bastisjet e New Orleansit pas goditjes nga uragani Katrina në 29 gusht 2005 ashtu edhe me ngjarjet e majit të 1968 në Paris. Edhe pse dallimet janë të mëdha, mund të nxirren mësime nga...

Read more »

Allegro moderato – Adagio

05/07/2010

Allegro moderato – Adagio TREMBJU FQINJIT SI VETVETES! Slavoj Zizek (perktheu A.Zaimi) Politikat e Frikës Modaliteti kryesor i politikës së sotme është bio-politika post-politike – një shembull perfekt i zhargonit teorik, i cili gjithsesi mund të çmontohet lehtësisht: “post-politika” është politika që pretendon se i lë pas përplasjet e vjetra ideologjike dhe më shumë fokusohet tek menaxhimi me ekspertizë dhe tek administrimi, ndërsa “bio-politika” shpall si qëllim të vetin kryesor rregullimin e sigurisë dhe e mirëqenies të jetës së njerëzve. Është e qartë se cili është pikëtakimi i këtyre dy dimensioneve: në momentin që refuzohen kauzat e mëdha ideologjike...

Read more »

Adagio ma non troppo e molto espressivo

18/06/2010

Adagio ma non troppo e molto espressivo SOS DHUNA (Kreu I i librit “Dhuna”) Slavoj Zizek Perktheu A. Zaimi Dhuna: Subjektive dhe Objektive Në 1922 qeveria sovjetike organizoi përjashtimin me forcë të intelektualëve kryesorë antikomunistë, që nga filozofët dhe teologët e deri të ekonomistët dhe historianët. Ata e lanë Rusinë për t’u larguar drejt Gjermanisë mbi një anije të njohur si Vapori i Filozofisë. Para se të përjashtohej, Nikolai Lossky, një prej atyre që u detyruan të mërgonin, bashkë me familjen e tij kishin jetuar një jetë të rehatshme prej borgjezi të shtresës së lartë, me shërbëtorë e me...

Read more »

TUNIKA E PËRGJAKUR E TIRANIT

06/06/2010

TUNIKA E PËRGJAKUR E TIRANIT Hyrje e librit Dhuna Slavoj Zizek Përktheu: Arbër Zaimi Ka një rrëfim të vjetër për një punëtor që dyshohej se vidhte: çdo mbrëmje kur ky largohej nga fabrika duke rrokullisur përpara një fuçi, ia kontrollonin me imtësi fuçinë. Por rojet nuk gjenin gjë asnjëherë. Gjithnjë fuçia bosh. Më në fund i bien në të: punëtori vidhte pikërisht fuçitë… Një paradoks i ngjashëm është i vërtetë për dhunën dhe nëse ekziston ndonjë tezë bashkuese që të përshkojë këtë degëzim reflektimesh mbi dhunën, është pikërisht kjo. Në mendjet tona si sinjale të dukshme të dhunës qëndrojnë...

Read more »

Atheizmi është trashëgimí për të cilën vlen të luftohet

26/04/2010

Atheizmi është trashëgimí për të cilën vlen të luftohet Slavoj Žižek Përktheu Florent Rizvanolli Me shekuj na thonë  që pa fe ne nuk jemi gjë tjetër pos kafshë egoiste në luftim e sipër për hisen tonë, kurse moraliteti ynë  ai i një lukunie; vetëm feja, thuhet, mund të na ngrisë  në nivel më të lartë shpirtëror. Sot, kur feja gufon si burim i dhunës vrastare përreth botës, sa vinë e tingllojnë më zbrazët siguritë që na jipen se fundamentalistët e krishterë, muslimanë apo hindë vetëm janë duke i keqpërdorur dhe mbrapshtuar kumtet fisnike të besimeve të tyre. Po sikur ta rimëkëmbnim dinjitetin e atheizmit, njërës nga trashëgimitë më...

Read more »

Rikthimi i indigjenëve

25/03/2010
Rikthimi i indigjenëve

Rikthimi i indigjenëve Slavoj Žižek “Avatar” i James Cameron është një film mbi historinë e një ish-ushtari, sot të gjymtuar, të flotës detare i cili dërgohet nga toka, në një planet të largët, për tu infiltruar në rradhët e një race aborigjenësh me lëkurë blu dhe për t’i bindur ata që ta lejojnë punëdhënësin e tij të hapë miniera në tokën e tyre e të kërkojë burime natyrore. Përmes një manipulimi biologjik kompleks, mendja e heroit fiton kontroll mbi “avatarin”, në trupin e një të riu aborigjen. Këta lloj aborigjenësh janë shpirtërorë thellësisht dhe jetojnë në harmoni me natyrën...

Read more »

Të nisësh nga e para

10/12/2009

Të nisësh nga e para Slavoj Zizek  Në tekstin e tij të mrekullueshëm paçka të shkurtër “Shënime të një Publicisti”- të shkruar në  Shkurt 1922 kur Bolshevikët  pas fitores së Luftës Civile kundër të gjitha gjasave, duhej të tërhiqeshin në  Politikat e Reja Ekonomike duke lejuar kështu një hapësirë  shumë më të gjerë të ekonomisë së  tregut dhe pronës private -Lenini, përdori analogjinë e një  alpinisti i cili duhej të tërhiqej nga përpjekja e tij e parë për tu ngjitur në majën e një mali , për të përshkruar se cfarë do të thotë “tërheqje” në një proces revolucionar, dhe se si kjo mund të bëhej  pa shkaktuar tradhëti për çështjen : Le të imagjinojmë një njeri duke...

Read more »

Follow saktivista on Twitter

Gaz 51

Gazeta

Shkarko PDF
Instituti AG Radiostacioni BalkanPress

Vetevendosje

vetevendosje.org

Kalendar

May 2012
M T W T F S S
« Feb    
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031