Intelektualët në rolin e të këqijve Slavenka Drakulic Radovan Karaxhiqi është kriminel famëkeq lufte, i kërkuar nga Gjyqi Ndërkombëtar i Hagës. Por ai gjithashtu është psikiatër dhe poet. Bota shpesh hamendet se si një poet mund të shndërrohet në kriminel lufte. Kjo disi mund të jetë e kuptueshme për psikiatrin, ashtu si për ndonjë bukëpjekës, mjek ose zdruthëtar – por poeti? Edward Limonov është më pak i njohur se Karaxhiqi, por edhe ky fitoi famë të keqe me granatimin e Sarajevës nga kodra mbi këtë qytet dhe kështu tërhoqi vëmendjen e gjithë mediave botërore. E tepërt të thuhet – edhe ky është poet. Sigurisht se...











