Sead Zimeri

Demokraci pa popull

21/01/2012

Demokraci pa popull Sead Zimeri & Agon Hamza Dhuna e policisë së Kosovës atë ditë ishte shpërfaqja më brutale dhe më e hapur e karakterit të shtetit të Kosovës. Kjo e bëri edhe më të domosdoshme shtrimin e disa pyetjeve fundamentale: Shtet PO, por çfarë shteti? Shtet për kend? Kjo është pytja themelore pas demonstratës së 14 Janarit. Tendenca për ta lexuar dhunën dhe brutalitetin policor/shtetëror të policisë nga prizmi i ngushtë i sistemit juridik e ligjor të vendit. Të gjithë e pranojmë se atë ditë pati tejlakim të kompetencave të policisë, pati shkelje të të drejtës për organizim dhe protestë,...

Read more »

Kundër fetishizimit të demokracisë

15/11/2011

Kundër fetishizimit të demokracisë Sead Zimeri Demokracia: një fetish i vërtetë. Sot të gjithë jemi për demokraci. Bile edhe armiqtë më të përbetuar të saj po vetëshpallen demokratë. Konsensusi demokratik është bërë emblemë hegjemonike në nivel global. Askush nuk është kundër demokracisë. Përderisa kapitalizmi po tërheq kritika nga më të ndryshmet, demokracia është shndërruar në tabu të vërtetë. Nocioni demokraci funksionon si Master-Shënjuesi në jetën politike dhe shoqërore. Master-Shënjuesi është një shënjues pa përmbajtje: përmbajtjen e fiton vetëm a posteriori, si rezultat i fërkimeve joideologjike, por atyre administrative. Ai që siguron më shumë numra, ai udhëheq. Me një fjalë,...

Read more »

Occupy Kosova!

15/10/2011

Occupy Kosova Sead Zimeri, Agon Hamza Janë bërë më shumë se tre javë prej që një numër jashtëzakonisht i madh i protestuesve e kanë okupuar rrugën Wall Street në New York. Sipas të gjitha gjasave, të inspiruar nga tradita angleze e ‘okupimit’ të objekteve, hapësirave publike, institucioneve publike, etj, protestuesit në New York e okupuan qendrën me të madhe financiare (të kohës) në botë, duke e kthyer qendrën financiare të imperializmit amerikan në qendrën e shpresës së një ndryshimi. Si çdo ide dhe lëvizje tjetër që sfidon themelet e ngrehinës së një gjendje tashmë-veçse të etabluar të situatës, e...

Read more »

Revolucioni ynë i shkurtit

19/02/2011

Revolucioni ynë i shkurtit Agon Hamza, Sead Zimeri Një fantazmë po sillet mbi botën arabe – fantazma e lëvizjeve dhe organizimeve popullore. Fuqitë reaksionare dhe anti-popullore të kësaj pjese të botës po e përjetojnë përfundimin e tyre shumë të ëndërruar. Regjimet autoritare të Ben Ali, Mubarak u përmbysën nga vullneti popullor i masave të shtypura e të eksploatuara. Revoltat e demonstratat po përhapen me shpejtësi në Jemen, Iran, Bahrein, e gjetiu. Në këtë kontekst, diktumi i Mao Zedong “reaksionarët janë tigra prej letre” është më aktual se kurrë: sepse në instancë të fundit, reaksionarët nuk janë aparenca e tyre....

Read more »

Kryengritja Egjiptase

03/02/2011

Kryengritja Egjiptase Suplementi Kantian i nje kryengritje Badiouane Sead Zimeri Ekziston nje frike e perhapur ne shume qarqe te majta politike se pas renies se regjimit te Mubarakut ne Egjypt, ka shume gjasa qe ne pushtet te vije levizja fundamentaliste e “Vellezerise Muslimane”, me nje program politik reaksionar, dhe kesisoji do te ndaloje hovin dhe portencialin emancipues te kryengritjes egjiptiane. Kjo frike nuk eshte teresisht e paarsyeshme sidomos kur veshtrohet nen prizmin e revolucionit iranian te vitit 1979. Zhvillimet e metutjeshme politike mund te sjellin te njejten fryme reaksionare ne pushtet edhe ne Egjipt, keshtu qe gjendja shoqerore dhe...

Read more »

Follow saktivista on Twitter

Gaz 51

Gazeta

Shkarko PDF
Instituti AG Radiostacioni BalkanPress

Vetevendosje

vetevendosje.org

Kalendar

May 2012
M T W T F S S
« Feb    
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031