Propozimi Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Studentit Sara Radovicka Po qe se bie fjala tek fjala, dhe meqë bie fjala gjithnjë te fjala, le të përpiqemi të përfshijmë në të një lloj qëllimësie shprehimore. Ku në të? Te fjala pra! A mos po kërkojmë të tejkalojmë diçka si komunikimi shterp? Diçka si një lloj gjëje që nuk të shtyn të flasësh më tej, dmth, të thuash fjalë të tjera? Të bëjmë sikur caqet nuk përcaktohen as nga bërja rutinore e fjalës, as nga rutina fjalore pa bërje? Por fjalët vijnë dhe na formojnë pohime. Le të përpiqemi pikërisht...











