Evropa dhe ShBA-ja kanë të njëjtin problem: Kapitalizmin Shkruar nga: Sam Webb Përkthyer nga: Fitim Salihu Lufta kundër masave shtrënguese po përfshin ShBA-në dhe Evropën. Për dekada të tëra nuk kemi parë një valë të këtillë pakënaqësish në këtë pjesë të botës. Për më tepër, aksionet e protestave janë masive dhe ka të ngjarë që ato me kalimin e kohës do të rriten në fuqinë dhe shtrirjen e tyre. Këtë valë pakënaqësie po e nxisin krizat ekonomike në përgjithësi, dhe kriza e borxheve në veçanti. Qarqet sunduese në të dy anët e Atlantikut po tentojnë t’ua “lëshojnë” barrën e...











