Kriza Greke dhe Tre Mësime Saimir Sinanaj Asnjëherë një krizë e një vendi nuk ka qenë objekt kaq i gjallë diskutimesh botërore se sa kriza greke. Çdo krah politik, ekonomik, ideologjik gjeti rastin për të shprehur pikëpamjet e veta mbi kapitalizmin si rend, sistemin finanaciar, globalizmin, Bashkimin Evropian, euron dhe monedhat vendase, Wall Street, valën kineze të eksporteve, NATO-n, Rusinë, botën arabe, hebrenjtë, emigrantët etj. Një pjesë e mediave perëndimore e trajtuan shumë herë krizën greke si një krizë të Evropës Jugore. Disa thjesht u mjaftuan duke i gjetur rrënjët e kësaj krize në mentalitetin ballkanik. Në fakt, duhet pranuar se asnjë nga këto diskutime nuk ishte jashtë teme....











