Abuzimet e pushtetit, armatosur e autorizuar prej arsyes Pierre Bourdieu Përktheu: Blerina Hankollari Nga thellësia e vendeve islamike shtrohet një pyetje shumë madhore në lidhje me universalizmin e gënjeshtërt perëndimor, çka e quaj imperializmi i universales. Franca ka qenë mishërimi par excellence i këtij imperializmi, që ka ngjallur këtu, pikërisht në këtë vend, një populizëm kombëtar, i cili, sipas meje lidhet me emrin Herder. Nëse është e vërtetë se njëfarë universalizmi nuk është veçse një nacionalizëm i cili i referohet universales (të drejtave të njeriut, etj.) për t’u vetëimponuar, bëhet gjithnjë e më e lehtë të taksosh...











