Pa Kategori

Në prag të vendimit

14/01/2012

Nga Victor Meursault….. Pak ditë na ndajnë nga vendimi i Gjykatës së Lartë për Ilir Metën, në atë çështje penale elementet e së cilës gjithkush i pa me figurë e me zë e që së fundmi u faktuan përtej çdo diskutimi nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme me dosjen e plotë të detajuar dhe dorëzuar prej saj. Mundësia që i paraqitet Gjykatës është e rrallë. Me vendimin e datës 16 Janar ajo mund të shenjojë fundin e një epoke dhe bash me të çeljen e një shprese të re për sistemin e drejtësisë dhe për krejt vendin pashmangshmërisht. Mirëpo...

Read more »

Struktura e re gjuhësore e mosbindjes civile të “Zapto-së”

30/12/2011

Analizë nga Bernard Harcourt …….. Marrë nga The Guardian Dëbimet policore me forcë të protestuesve “Zapto” (Occupy), nga sheshet e New York-ut, Chicagos, Oaklandit, Montrealit, Torontos, Berlinit dhe kudotjetër ngrenë pyetje kritike në adresë të ligjëratës aktuale politike -  pyetje këto që nxjerrin në pah shumë prej shqetësimeve tona në lidhje me diskursin publik që ka shoqëruar këtë lëvizje qëndrese pa udhëheqës. Dëbimet me forcë ngrenë si fillim një shqetësim lidhur me fjalën e lirë: mohimi i të drejtës për të zaptuar hapësirat publike qëllimisht krijon një efekt frikësues në mënyrën e shprehjes publike të mosbindjes. Kjo është dyfish problematike...

Read more »

Ky nuk është vendi për të rinjtë

18/11/2011

Shkrim nga Andi Kananaj…… Shqipëria nuk është vend për të rinjtë. Sa për ta nisur me këmbën e mbarë këtë shkrim; ata që si unë po plaken me ritmin që nuk paska gjë që e ndaloka, nuk do të kenë as pension për të pasur shansin të plaken pa ankth. Unë kam ankth. Mendoj se dhe të tjerët duhet të mendohen. Brezi i atyre që në masë të madhe po mbarojnë shkollat si juristë apo ekonomistë do të kuptojnë se realisht nuk ka vende pune për të gjithë. Emocioni i të mbaruarit të shkollës (shpesh të paguar dhe shtrenjtë)...

Read more »

Fetishizimi i mallrave

12/10/2011

  Denis Colin   Përballë transformimit të jetës në një send ose mall të çfarëdoshëm, përballë tregtimit të përgjithësuar të gjithçkaje, çdokush mund të shfaqte protestën e tij morale kundër këtij konsumerizmi të shfrenuar. Si mundet të pranojmë se gjithçka është e shitshme dhe se gjithçka është objekt tregtimi? Si mund të pranojmë që jeta e njeriut të kthehet në një objekt pa jetë? Është e rëndësishme që të dënohet ky fenomen i “sendëzimit” dhe këtë qëndrim përpiqen ta mbrojnë teoritë kritike të kapitalizmit. Megjithatë, duhet që të përpiqemi të kuptojmë forcën me të cilën malli ose sendi, në...

Read more »

Per faljen e gjakut

12/10/2011

Koloreto Cukali   Më është dashur ta mendoj shumë gjatë se çfarë nuk më pëlqen te Falja e Gjakut,  filmi i Xhosh Marston që po shfaqet në kinema Millenium. Sepse, ngado që ta kthesh, filmi ka elementë shumë pozitivë, teknikë e regjisorialë. Megjithatë, që në shikimin e parë para 3 muajsh, kishte diçka që, sikur s’më ngjiste. Më ngjau si nihilizëm, përderisa filmi nuk mund të mos bjerë në sy pas shumë produksioneve të dështuara shqiptare ndër vite që nuk mbajnë as era film, të cilat e kanë larguar publikun nga dëshira që të shkojë në kinema se do...

Read more »

PRAG IRONIE VETMIE, ose NJË VETMI ME SHUMË ZHURMË

12/10/2011

  Krenar Zejno   Ai vdiq më aq e kaq, në moshën të cilën më në fund e ndali vetë mu aty ku i ngeci kokrra e qejfit, e që i bie të ketë qenë aq e kaq vjeç, duke qenë se ishte lindur më aq e kaq…   Shkrimtari i lumtur, Hrabal, i dha fund vërtet vetmisë me aq shumë zhurmë të jetës përmes një vendimi vetjak, ndonëse pranë fundit të hises së vet, cakut të kohës që i qe caktuar për të qëndruar në këtë jetë. E përshkoi pothuaj gjithë shekullin e shkuar, i shakulluar sëprapthi nga...

Read more »

Fundi i rritjes ekonomike

09/09/2011

Fundi i rritjes ekonomike Kriza ekonomike që filloi në vitin 2007-2008 ka qenë sa e parashikueshme aq dhe e pashmangshme. Kjo krizë shënon një kthesë të thellë, të përhershme pas disa dekadash zhvillim- pas një periudhe kur ekonomistët përhapën mendësinë e gabuar se rritja ekonomike e vazhdueshme është e nevojshme dhe e mundur për tu arritur. Tashmë janë krijuar pengesa të pakapërcyeshme ndaj rritjes së mëtejshme ekonomike dhe bota po përplaset me këto pengesa. Kjo nuk do të thotë se SHBA-ja ose bota nuk do të kenë më një tremujor apo vit tjetër me rritje ndaj periudhës së mëparshme....

Read more »

Ajo çka media heshton nga WikiLeaks-i

31/08/2011

There is growing credible evidence that the Prime Minister’s immediate family, senior members of the opposition party, and numerous members of the parliament engage in corrupt acts on a large scale. The actions generally go unreported and unpunished. The Embassy has documented in recent months numerous cases of political interference in the judicial system, itself riven by pandemic corruption, to protect senior level malfeasants. UNCLAS TIRANA 000730 SIPDIS Sensitive For the MCC Board from Ambassador Withers E.O. 12958: N/A TAGS: EAID PREL PGOV ETRD ECON KMCA MCC AL SUBJECT: Embassy Concerns Over Albania’s Consideration for MCC Compact Status ¶1....

Read more »

Dhunë për të ndalur grevën

19/08/2011

Dhunë për të ndalur grevën Arbër Zaimi Minatorët e Bulqizës nuk e kanë pritur mirë vendimin e Gjykatës së Dibrës, që me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ka urdhëruar përmbarimin që të nxjerrë grevistët nga miniera e Bulqizës. Sipas një njoftimi të lëshuar nga zyrtarët e METE, kjo urdhëresë është në të mirë të minatorëve, pasi ata rrezikojnë jetën e shëndetin duke ndenjur në minierën që nuk është mirëmbajtur këto ditë. A thua minatorët kanë hyrë në grevë urie pa e marrë parasysh dëmtimin e jetës dhe të shëndetit. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës e...

Read more »

C’është Evropianizmi

11/08/2011

C’është Evropianizmi Nga Besar Thaçi Teknikisht duke folur, harta për të arritur në Bashkimin Evropian nuk është aq e komplikuar. Duhen përmbushur të famshmet tre kritere të Samitit të Kopenhagenit, që presidenca e Këshillit Evropian i miratoi për të udhëhequr proçesin e anëtarësimit të vëndeve aspirante. Këto tre kritere pavarësisht se kritikët I konsiderojnë të paqarta dhe të hartuara në mënyrë që lënë vend për interpretim të dyfishtë, janë degët si të thuash, ku Shqipëria po kacavirret. Duhet pra përmbushja e kriterit politik që nënkupton stabilitet demokratik, sundim të ligjit, respektim të drejtave të njeriut dhe minoriteteve. Kriteri ekonomik,...

Read more »

Masakra e Embabehut dhe rënia e Piramidës

09/08/2011

Masakra e Embabehut dhe rënia e Piramidës Nga Andrea Gramshi “Nga lartësia e kësaj piramide na shohin plot dy dekada të mbushura me mizerje” – një Napoleon Bonapart lokal Beteja e Piramidës, gjithashtu e njohur si “masakra e Embabehut” u luftua më 11 shtator 2011 midis mbrojtësve të piramidës, të përbërë kryesisht nga arkitektë, artistë dhe intelektualë vendas, qëllimi kryesor i të cilëve ishte të shtyheshin me bërryla për të zënë vend nderi në fushën e nderit nga njëra anë, dhe ushtrisë së rregullt të mamëlukëve lokalë nga ana tjetër. Kjo betejë u zhvillua menjëherë pas fushatës së zgjedhjeve...

Read more »

Shpallje shqiptare

29/03/2011

Po të donim të niseshim nga vetë statu quo-ja shqiptare, – qoftë edhe në të vetmen formë të përshtatshme, dhe pikërisht në formën negative – rezultati prapëseprapë do të mbetej një anakronizëm. Edhe mohimi i së tashmes sonë politike gjendet tashmë në depon e historisë së popujve modernë, si një e kaluar e mbuluar me pluhur. Po të hedhësh poshtë paruket e pudrosura, prapë do të kesh të bësh me paruke, edhe pse të papudrosura. Po, historia shqiptare mburret me një lëvizje që asnjë popull nuk e ka kryer në horizontin e historisë para saj dhe të cilën asnjë...

Read more »

Indiferentët… (mesazh i Antonio Gramshit për të gjithë shqiptarët nga tribuna e Sanremos)

18/02/2011

Indiferentët… (Mesazh i Antonio Gramshit për të gjithë shqiptarët nga tribuna e Sanremos) Edlira Dedja (marrë nga comune.torino.it) Në mbrëmjen kushtuar 150 vjetorit te bashkimit të Italisë (integruar brënda Festivalit të Sanremos, më 17 shkurt 2011), pata fatin të përcjell me emocion të veçantë oratorinë e Roberto Benignit, që dukej sikur buronte nga Roma e Antikitetit, i cili me një mjeshtëri të veçantë zbërtheu përmbajtjen e hymnit italian, shpalosi muzikalitetin e gjuhës dhe madhështinë e kulturës së vëndit të tij, duke e magjepsur auditorin me mesazhet e mëdha që përcolli… Ai hyri me kalë në skenë: një sarkazëm artistike...

Read more »

Lëvizja VETËVENDOSJE! reagon për revoltat në Tiranë

22/01/2011

Lëvizja VETËVENDOSJE! shpreh keqardhje për ngjarjet tragjike në Tiranë ku tre qytetarë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën ose u lënduan. Me këtë rast, iu shprehim ngushëllimet tona familjeve të të vrarëve dhe ndajmë dhembjen me ta. Të plagosurve e të lënduarve iu dëshirojmë shërim të shpejtë. Shqiptarët kudo që janë në Ballkan, përfshirë këtu edhe Republikën e Shqipërisë, kanë pafund arsye që të protestojnë e demonstrojnë për shkak të jetesës së mjerë që bëjnë, nëpërkëmbjes së dinjitetit kombëtar dhe mungesës së perspektivës si qytetarë. Kombi shqiptar është më i varfëri dhe me papunësinë me të lartë...

Read more »

Kosova që ka harruar luftën

14/12/2010

Kosova që ka harruar luftën Arbër Zaimi Lufta për çlirim do të duhej të qe momenti sublim kur thuren shpresat e një populli për liri e për tejkalim të situatave të dominimit e shtypjes. Është pikërisht ai momenti kur e shkuara duket se dobësohet aq shumë, sa ndoshta do të mund të harrohet përfundimisht, e pa asnjë lloj gradualiteti do të mund të kalohet në një të ardhme më të mirë e më të ndritshme. Mirëpo kjo rrallë ndodh. Në realitetin historik shpeshherë luftërat prodhojnë pikërisht të kundërtën e kësaj, prodhojnë një vijueshmëri thelbësore, duke krijuar vetëm spektaklin e...

Read more »

…1968…2010…

28/11/2010
…1968…2010…

…1968…2010… VETËVENDOSJE! Në kohën kur kombet e mëdha të Evropës po endnin në historinë e tyre vizione politike dhe shoqërore, ne nisëm të endnim ëndrrën e madhe të republikës dhe sovranitetit. 1968 është data e shqiptimit të Vetëvendosjes për herë të parë nga një zë kolektiv. Data e SHQIPtimit “1968” na kërkonte të ishim në lartësinë e vetvetes dhe vetëdijes.  Ne e shkruam historinë evropiane në formën që na kërkohej: 1.       Si  dëshirë për t’i shpëtuar emrit që na kishin vënë të tjerë. Po i zbulonim vetes për të disatën herë në histori se ishim  të aftë të mendonim...

Read more »

Pseudopolitika që kërkon sakrifikim

19/11/2010

Pseudopolitika që kërkon sakrifikim Arbër Zaimi Politika për shqiptarët është shndërruar në një farë sporti të rëndë. Jo dhe aq për ballafaqimet mes vullneteve, ideve apo intelekteve të aktorëve, se sa për shkak të shifrave marramendëse të parave që shpenzohen (e fitohen) në të. Kështu në vendet më të varfra të Ballkanit, që janë Shqipëria e Kosova, ndodh që shpenzohen me miliona euro për të printuar postera e billboards-e, broshura e ftesa, për të reklamuar “eventet” e mundësuara nga kryeministrat apo kryebashkiakët e radhës. Kontraktohen firma të shtrenjta këshillimi e marketingu, e pastaj nisin festat me fishekzjarre për suksese...

Read more »

Aksion i drejtperdrejte

28/10/2010

15 lexues e pelqejne kete shkrim. Me pelqen. S’me pelqen.

Read more »

Place de la Republique

28/10/2010

Franca zyrtarisht ka rreth katër milionë të papunë. 18% e atyre që janë nën 24 vjec janë të papunësuar sepse “nuk kanë eksperiencë”. 25% e atyre që janë mbi 55 vjec janë të papunë sepse “kushtojnë shumë”. Kontributet sociale për pensionet nuk janë rritur aspak në 12 vjetët e fundit. 3% e popullatës zotëron 55% të pasurisë. 71% e popullit është kundër reformave që po ndërmerren. 59% e popullit mbështet demonstratat dhe grevat. Më poshtë janë disa foto nga grevat në Paris, Lion, Marsejë, Bordo, Nisë, Nantë e nëpër krahina. 4 lexues e pelqejne kete shkrim. Me pelqen. S’me...

Read more »

Triumfi i Derrit

26/10/2010

Një grusht pasunarësh të rinj që sfilojnë pasionin e ri për jahtet e tyre në Orikum. Shpenzime marramendëse deri në 6 milionë euro, për “pallatet” lundruese të pronarëve shqiptarë me flamuj të huaj që enden nëpër detra dhe ankorohen në portin vlonjat. Biznesmenë, edhe artistë e politikanë në një garë kundër valës së krizës ekonomike Që biznesmenët shqiptarë po blejnë të pasionuar njëri pas tjetrit jahte, kjo dihet. Që në Orikum prej 4 vjetësh funksionon porti i parë shqiptar i jahteve, edhe ky zhvillim unikal turistik ka marrë dhenë. Por se çfarë mplekset mes këtyre të dyjave, pakkujt i...

Read more »

Follow saktivista on Twitter

Gaz 51

Gazeta

Shkarko PDF
Instituti AG Radiostacioni BalkanPress

Vetevendosje

vetevendosje.org

Kalendar

May 2012
M T W T F S S
« Feb    
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031