Roland BARTHES Duhet thënë se subjekti që shprehet këtu ka një veti : atij i pëlqen kur del nga një sallë kinemaje. Teksa e gjen veten në rrugën e ndriçuar dhe pak të zbrazët (në kinema shkon gjithmonë gjatë javës dhe në mbrëmje), duke shkuar ngathtësisht drejt ndonjë kafeneje, ecën i heshtur (aspak nuk i pëlqen të flasë menjëherë për filmin e sapoparë), paksa i mpirë, i mekur, në shkrehje, shkurt pra, i përgjumur : si i dalë nga gjumi, ja si i duket tamam vetja ; trupin e ndjen si diçka të squllët, të ngeshme, në prehje : i butë...











