Universiteti i sotëm rrjedhojë e rrëshqitjes prej Dijes dhe ngjizjes në sigurinë bashkëshqisore * Orges Zani * Për vetë faktin e konsideruar konceptualisht dhe shprehimisht si një hapësirë përmes së cilës plani përgjithësues i ideve është ndërtuar dhe zhvilluar në një ecuri të pandashme konceptesh universal, Dija është përpjekur gjithashtu të ruajë dhe një raport të mundshëm përputhjesh midis përmbajtjes tërësore të ideve përgjithësuese- si psh.: Liria, Barazia, Lumturia etj.- dhe përcaktimit të ideve cilësuese- si psh. njeri i lumtur apo i lirë- duke u dhënë këtyre të fundit mundësinë potenciale të realizimit lëndësor të tyre në eksperiencën e përditshme. Parë në këtë këndvështrim...











