Organizata Politike

Editoriali i Gazetës: Privatizim-Varfërimi

03/02/2012

Organizata Politike………Po sikur një ditë të dalë lajmërimi: “Që nesër ajri ka dalë në treg! Parelinj të të gjithë botës, konkurroni! – firmosur: qeveria e Naltmadhnisë së tij, Zotit të shqiptarëve, Sovranit të së gjallës e të pagjallës, Nurit të Pejgamerit, Hijes së perëndisë, Të lakmuarit të botës mbarë, Sali Berishës. Kuptohet që prej së nesërmes, e drejta për të jetuar do të shndërrohej në mundësinë për të jetuar në varësi të aftësisë për të paguar ajrin e shndërruar në mall. Nëse nuk munden të gjithë, keq na vjen! S’do jetojmë të gjithë mbi këtë dhe’. Ka vend poshtë...

Read more »

Editoriali i “Gazetes”: Republika dhe drejtesia

26/01/2012

Organizata Politike…….   Herë pas here konservatorët tentojnë ta përkufizojnë republikën duke e kufizuar në alternativën e vetme elitiste ndaj pushtetit të vjetër monarkik. Për ta, mjafton që të paktët janë më shumë se një e kështu minimumi i dallimeve të interesave mes tyre do të garantonte res publica-n, pra të mirën apo hapësirën e përbashkët, si nga epshi pushtetor i të vetmit udhëheqës, ashtu edhe nga marria kolektive e turmave(!)  Ajo çka degdiset ideologjikisht në zgjedhën e harresës së imponuar është fakti që republika e tredhur elitisht në vend të themelojë e të fuqizojë të përbashkëtën, e sheh...

Read more »

Editoriali i Gazetes: Populli dhe pushtuesit

20/01/2012

Organizata Politike…….Për të dytin janar shqiptarët u ndeshën me pushtuesit. Cilësi e pushtuesit nuk është origjina ento-gjuhësore, por forma dhe qëllimet për të cilat ushtrohet pushteti. Në Tiranë e Prishtinë, pushtuesit bëjnë e shumojnë plaçkën. Rrënojnë për të privatizuar e privatizojnë për të rrënuar. E shqyejnë publiken, pasurinë e hapësirën publike. Të parën përmes vjedhjes e shitjes së burimeve e ndërmarrjeve publike, të dytën përmes mpakjes së hapësirës së reflektimit përmes zhurmavitjes së spektaklit të kasnecëve të pushtuesit e fjalorit të tejvarfër ideologjik. Në Tiranë e Prishtinë, pushtuesit flasin për ligj e kushtetutë, për stabilitet e integrim, e në...

Read more »

EDITORIAL I ORGANIZATËS POLITIKE: Ç’TË BËJMË?

09/11/2011

Nëpër filmat aksion të qëmotit, një prej mbylljeve më të zakonshme ishte ajo e një treni, që pasi heroi dhe viktimat kishin shpëtuar duke u hedhur në çastin e duhur, tëposhtej me të këqijtë brenda në humnerën nën urën-hekurudhore. Kështu që teleshikuesi të merrte frymë lirisht për vënien e drejtësisë në vend përmes zjarrit gjithëpërpirës të ndëshkimit të keqbërësit. Prej shekujsh, kapitalizmi e ka marrë timonin e trenit të historisë, dhe përkundër shpresave mesianike të arritjes në stacionin e bollëkut, po i afrohet dita-ditës humnerës së kolapsit ekonomik, rrënimit shoqëror, varfërisë pandemike, formave të reja të përjashtimit e racizmit,...

Read more »

EDITORIAL: CELULA ANTIBUDALLALLËK

12/10/2011

  ORGANIZATA POLITIKE   Historia kurrë nuk është renditja e rëndomtë dhe e njëpasnjëshme e fakteve të së shkuarës. Ajo shkruhet sot, nga pritshmëritë e së sotmes, nga botëkuptimi politik i së sotmes e mbi të gjitha vlen ideologjikisht për të formatuar të sotmen dhe të ardhmen e një vendi. Një popull që është zot i fateve të veta e ndërton historinë e tij si përpjekje e vazhdueshme për liri e barazi, e madje edhe të sotmen e sheh si detyrë të pakryer sa kohë universaliteti i vlerave të mësipërme kërkon rezistencë permanente. Një popull i nënshtruar së brendshmi...

Read more »

SHPALLJE E “ORGANIZATËS POLITIKE”

28/07/2011
Fytyrat e te "Pafytyrëve"

DREJTËSIA SI PËRMBAJTJE KUNDËR LIGJIT SI PROCEDURË Organizata Politike vendosi t’u japë fytyrë të pafytyrëve. Në Shqipëri, gjithkush e ka një fytyrë; gjithkush që ushtron një funksion publik njihet për ç’bën e ç’nuk bën. Gjithkush… përveç gjyqtarëve, roli kushtetues i të cilëve është nga më të rëndësishmit. Ata, të cilëve parimet kushtetuese u kërkojnë të gjykojnë paanësisht e drejtësisht, prej kohësh janë bashkëpërgjegjësit e padrejtësive të mëdha, të paguara me jetë njerëzish e mundësi të munguara zhvillimi shoqëror. Nëse populli njeh e gjykon përditë bashkëfajtorët politikë, s’ka pse të mos kenë të njëjtin fat edhe bashkëfajtorët gjyqësorë. Në Shqipërinë...

Read more »

E vjetra shembet

05/05/2011

Sot eshte 5 maj, dita e deshmoreve. Quhet keshtu, pse 69 vjet me pare vdiq Qemal Stafa, 22 vjec (si per te perkujtuar nje varg vigan te Majakovskit). Gjasat jane qe do te perkujtohet me kurora te varrezat e deshmoreve. Do te shkojne te gjithe, Hysni Milloshi me pleqte e vet, Meta me barkderrat e tij, Jozi e ndonje tjeter zog bojeqielli, dhe patjeter Rama e cunat liberalo-urbano-idiote, trendy te PS. Perdhosje qe ndodh tash e sa vjet. Por perdhosja me e madhe qe i behet deshmoreve, eshte mohimi i fuqise se tyre, mohimi i mundesise qe edhe sot...

Read more »

Aksion i drejtpërdrejtë

28/04/2011

Aksion i drejtpërdrejtë Dje në mbrëmje, veprimtarë të Organizatës Politike ngjitën mbi posterat propagandistike të Fatmir Mediut fjalën “VRASËS”. Fatmir Mediu, përgjegjës për vrasjen më masive të kryer nga struktura shtetërore në bashkëpunim me biznese kriminale, nuk ka të drejtë të provokojë qytetarët shqiptarë pikërisht në vendngjarjen e krimit. Në solidaritet me dhimbjen e viktimave të tij, Organizata Politike i kujton Mediut, edhe cilido politikani tjetër që buzëqesh prej posterave se edhe nëse i shpëtojnë gjykimit së strukturave, ka për t’i ndjekur gjer në fund gjykimi i popullit. Organizata Politike është një grup njerëzish që nuk bien në pengun...

Read more »

Organizata Politike: Jo negociatave në dëm të kombit

22/03/2011
Organizata Politike: Jo negociatave në dëm të kombit

Jo negociatave në dëm të kombit THIRRJE SHQIPTARE Për ndalimin dhe mundësimin e ndalimit të negociatave të qeverisë së Kosovës me Serbinë në dëm të kombit shqiptar. Ne, shqiptarët, nuk jemi kundër negociatave në parim, por jemi kundër negociateve pa parim. Negociatat kanë filluar kundër çdo parimi moral, juridik dhe politik.   Evropa nuk mund të negociojë me aspiratën e dëshmorëve tanë, por me të korruptuarit e prodhuar mes nesh. Kjo pjesë e korruptuar nuk përfaqëson dhe nuk e ka moralin të përfaqësojë shqiptarët në emër të kombit, për të marrë vendime për të sotmen dhe të ardhmen e...

Read more »

Follow saktivista on Twitter

Gaz 51

Gazeta

Shkarko PDF
Instituti AG Radiostacioni BalkanPress

Vetevendosje

vetevendosje.org

Kalendar

May 2012
M T W T F S S
« Feb    
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031