Manipulimet elektorale me taksat Oltion Rrumbullaku Duke qenë për disa muaj jashtë vendit, fushatën aktuale të zgjedhjeve vendore e kam ndjekur vetëm nëpërmjet internetit, pa intensitetin e shumëfishtë që ndiqet në Shqipëri. Kam lexuar artikujt e shtypit të përditshëm që duken krejt të njëllojta kudo, por një video publicitet i kandidatit të pozitës në pushtet me disa “çudira” fiskale më shtyu të shkruaja këto radhë. Duke qenë pedagog prej shumë vitesh në fushën fiskale e ndjej për detyrim profesional të parashtroj mendimin tim duke tentuar të konsultohem edhe me shumë studime të fushës ekonomike dhe fiskale. Dy janë çështjet...











