Shkrim nga Oltion Spiro…. Muret e sallës ishin të mbuluara me pllaka të bardha, të pastra dhe ishte tërësisht e izoluar. I ngjante më shumë një laboratori sesa një qelie për të burgosur. Një njeri ishte i ulur në mes të saj, i ri, i lidhur pas një karrigeje. Përgjatë një faqeje muri, një xham lejonte që të shikohej gjithçka ndodhte aty brenda nga një sallë ngjitur ku qëndronin njerëz të mbledhur për të soditur spektaklin makabër. Në 12.30, kokrrat e cianurit u hodhën në një provëz të mbushur me një përzierje acidi sulfurik dhe uji, të vendosur nën...











