Imperializmi nën vellon e globalizmit (Parahistoria në histori) Muhamet Krasniqi Ndërsa sistemi shtypës skllavopronar u zëvendësua nga feudalizmi, këtë të fundit e zëvendësoi kapitalizmi, i cili në qarqe të ndryshme botërore perceptohet si sinonim i imperializmit. Ndërkaq në epokën e postmodernizmit, rolin të cilin dikur e luanin skllavopronaria, aristokracia, perandoritë, feudalizmi e kolonializmi, sot globalizimi e aplikon në mënyrë të përkryer, “njerëzore”, “humane”. Katër sferat përmes të cilave zhvillohet globalizimi janë: sfera ekonomike, politike, kulturore dhe ushtarake. Në botën e globalizuar, mbi shtetet e ashtuquajtura “vendet në zhvillim” – (term që ka hyrë në përdorim kah mesi i shek...











