Letër Editës Znjsh.Tahiri, Vendos e rivendos të mos bie pre e kurreshtjes sime mbi ngjarjet politike në vend (termi “zhvillimet” m’tingëlloi ironik), por, e monitoruar nga një frikë e arsyeshme e humbjes së fillit të realitetit, një frikë që më përçon ky tranzicion i përjetshëm, në pritje të golit të ardhshëm (ditor) në mesin e rezultateve të këtij mentaliteti të dobët politik, u gjenda pranë televizionit. Po e përcillja debatin në RTK, në të cilin Ju ishit e ftuar… Ju thatë: “Serbia ka ndryshuar, nuk është më ajo Serbia e viteve të kaluara”, me një mbidozë irrituese të autoritetit...











