Çfarë rruge është duke ndjekur Siria? Nga Mousa Ladgani Perktheu: Fitim Salihu Një vlerësim i ngjarjeve pas “të premtes së martirëve” Gjërat kanë ndryshuar shumë shpejt në Siri, përfshirë disa zhvendosje të dhunshme në qëndrimet e shtresave të ndryshme të shoqërisë. E premtja e kaluar, e quajtur edhe si “e premtja e martirëve”, nuk përmbushi parashikimet sa i përket numrit të demonstruesve, sidoqoftë ne pamë qytete të reja që po i bashkohen demonstratave, si dhe kurdët që për herë të parë dolën në rrugë. Poashtu disa anëtarë të komunitetit të krishterë iu bashkuan lëvizjes. Ketu kemi nje paqartesi...











