Lulzim Hoxha

Personazhe që gjejnë autorë

24/03/2011

Personazhe që gjejnë autorë Lulzim Hoxha Në dramën e famshme “gjashtë përsonazhe kërkojnë autor” , Luigi Pirandello ngre në skenë një konfuzion të madh identitetesh që fillon në momentin kur dalin në skenë disa personazhe që nuk kanë autorë dhe i kërkojnë regjizorit të një shfaqjeje tjetër që të bëhet autori i tyre. Ajo cka është karakteristike në këtë dramë është fakti se personazhet i kishin të gjithë të qartë rolet e tyre që paraprakisht, ndërkohë që autorit nuk i mbetej vecse të kuptonte rolin e këtyre personazheve në mënyrë që t’i vinte në skenë me aktorë të tjerë. Në...

Read more »

Për një rikthim të “kokëpalarëve”

10/02/2011

Për një rikthim të “kokëpalarëve” Lulzim Hoxha Mes elementeve kryesore që la pas vetes 21 Janari tek shqiptarët ishte padiskutim ndjesia perverse e një racionaliteti që e sheh qytetarin si atentator dhe politikanët në tërësi si mbrojtës të institucioneve të lira. Tek këta politikanë sigurisht përfshihen edhe ata të opozitës, të cilët në mënyrë të menjëhershme tentuan ta instrumentalizojnë indinjatën qytetare duke I kontekstualizuar ata si pala që u provokua e më pas për ta kastruar krejtësisht dinamikën e asaj cka ndodhi duke “bërë numra” (3 apo 13 mijëshi I Ngjelës). Nga ana tjetër ligjërimet e qeverisë përmbanin një...

Read more »

Një grusht në fytyrë diktatorëve të rradhës

22/01/2011

Një grusht në fytyrë diktatorëve të rradhës Lulzim Hoxha Pas gjithë imazheve tragjike që na u servirën përgjatë protestës së fundit të opozitës, mund të themi se pikëpamjet e opinionit publik janë më pak të tjetërsuara sa ishin më parë. Ndërkaq i gjithë misioni i paprecedent i kësaj revolte falë edhe propagandës politike që ju bë, ndodhet krejtësisht i shkëputur nga shkaku real i saj. Për të folur rreth shkakut të kësaj revolte tanimë nuk është më e mjaftueshme të flasim vetëm për fletushkat e thirrjeve për protestë të shpërndara pak ditë përpara 21 Janarit, apo 10 deri 40...

Read more »

Përtej përmbytjes mediatike

09/12/2010

Përtej përmbytjes mediatike Lulzim Hoxha Po t’i hedhim një sy realitetit që prodhuan mediat në vazhdën e përmbytjeve të rradhës në vendin tonë mund të evidentohen qartësisht dy elemente kryesore: së pari, format dhe të gjitha instancat e transmetimit të lajmit përkundër kredos së liberalëve se konkurrenca diversifikon, në fakt u duk se për të disatën herë është duke uniformizuar perceptimet e opinionit publik. Së dyti, kjo gjendje e jashtëzakonshme dëshmoi edhe një herë efektin tepër të rëndësishëm ideologjik që prodhojnë ngjarje të tilla në strukturën mendore të qytetarëve. Duke u servirur si një ngjarje anormale brenda një konteksti...

Read more »

Rezistenca e shqiptareve ndaj pushtetit qendror

19/11/2010

Rezistenca e shqiptareve ndaj pushtetit qendror Lulzim Hoxha Të flasësh për kulturën e një shoqërie do të thotë që të futesh në një hapësirë ku të gjitha sjelljet, veprimet apo idetë e një grupi social marrin një botëkuptim të caktuar. Empirikisht veprimet apo mosveprimet e një grupi social kushtëzohen nga mënyra se si kultura i etiketon një kuptim të caktuar atyre. Në kontekstin e kulturës shqiptare respekti i pakushtëzuar, hyjnizimi dhe mungesa e rezistencës janë tre faktorët fundamental që konstituojnë sjelljet e qytetarëve ndaj liderëve të tyre politik. Në kulturën shqiptare, të jesh një lider nuk do të thotë...

Read more »

Në “Call Center”

31/10/2010

Në “Call Center” Lulzim Hoxha Kur shoqëria e spektaklit nisi të shfaqet më dukshëm pas rënies së murit të Berlinit, në këtë periudhë qeniet njerëzore që dolën pas shkërmoqjes së barrierave ideologjike nisën që të dyzohen në mënyrë gjithnjë e më të pakthyeshme nga vetja e tyre. Sa më i madh të ishte numri I shtresave të margjinalizuara të shoqërisë aq më evident ishte ajo cka Marksi dikur do ta quante alienim. Si një rrjedhojë direkte e mënyrës së prodhimit të shoqërive të sotme ku konsumi realizohet nëpërmjet një tjetër konsumi, ky lloj alienimi sjell shkëputjen e qënies nga...

Read more »

Mitizimi i kombit dhe nacionalizmi post-politik

18/10/2010

Mitizimi i kombit dhe nacionalizmi post-politik Lulzim Hoxha Ditët e fundit si pasojë e djegies së flamurit shqiptar nga ana e një ultrasi serb, në mbarë opinionin publik në Shqipëri u evidentua një masivizim i ndjenjave të patriotizmit shoqëruar me ligjërime nacionaliste që trumbetojnë furishëm identitetin tonë kombëtar. Ky lloj nacionalizmi arkaik shpeshherë pasqyrohet në teza me pohime vetëpërmbushëse të tipit “ultrasit serb e dogjën flamurin tonë sepse ata janë serbë”, kështu që “ne duhet të tregojmë në të tilla raste që jemi shqiptarë”. Në momente të tilla të rizgjimit të patriotizmit dhe evokimit të vlerave primordiale të miteve...

Read more »

Politizimi i Sociologjisë

07/10/2010

Politizimi i Sociologjisë Lulzim Hoxha Politika dhe sociologjia janë dy fusha krejt të kundërta në shkencat sociale të cilat në momentin që ndërthuren me njëra-tjetrën bëhen faktor i konstruktimit të një rendi të caktuar social. Kështu, nëse e para paraqet idenë e një shpërndarjeje hierarkike të pushtetit, e dyta na shpjegon se ky pushtet burimin e vërtetë e ka tek struktura sociale ekzistuese. Për të analizuar dialektikën e raportit mes këtyre disiplinave fillimisht është i nevojshëm trajtimi i rrafshit të dykuptimësisë që përbën termin “politikë”. Në këtë drejtim filozofi francez Jacques Rancière na shpjegon se termi “politikë” karakterizohet nga...

Read more »

Ideologjia e spektaklit

31/08/2010

Ideologjia e spektaklit Lulzim Hoxha Rreth dyzet vjet më parë, në periudhën kur shoqëria moderne po pësonte një evolucion të rëndësishëm në planin socio-politik, filozofi francez Guy Debord shkruajti librin “Shoqëria e spektaklit” (La société du spectácle) , tezat e të cilit duket se do t’i përgjigjeshin më së miri konfigurimit të sotëm të ideologjive dominuese. E dekontekstualizuar nga realiteti i atyre kohëve, teoria e “shoqërisë së spektaklit” kthehet në një fenomen universal që mund të shihet si një lloj manuali mbi mënyrën e funksionimit të fenomeneve socio-politike të kohës sonë. Jemi në kohën kur imazhi preferohet ndaj objektit...

Read more »

Vetja dhe tjetri në perspektivën e Politikave Identitare

16/06/2010

Vetja dhe tjetri në perspektivën e Politikave Identitare Lulzim Hoxha Fillimisht për të patur një ide sa më të qartë në strukturën e raportit mes vetes dhe tjetrit do të trajtohet koncepti i „lëvizjes fillestare“ të  shpjeguar nga Friedrich Engels tek Dialektika e natyrës. Kjo lëvizje fillestare vjen si rezultat i një sasie lëvizjeje dëbuese që bashkohet me format tërheqëse të lëvizjes dhe që e shton shumën e tyre. Nga këtej, nëpërmjet disa kapërcimesh që na mundëson dialektika engelsiane dalim në konkluzionin që kultura apo cdo gjë tjetër të mësuar nga ne si anëtar të një shoqërie nuk është...

Read more »

Vakumi ideologjik si kriter për rimëkëmbjen e nacionalizmit

09/04/2010

Vakumi ideologjik si kriter për rimëkëmbjen e nacionalizmit * Lulzim Hoxha * Me mbarimin e luftës së dytë botërore dhe gradualisht me ngritjen e perdes së hekurt kontinenti europian u bë subjekt i një rreshtimi komunizëm-kapitalizëm po aq sa lindje-perëndim. Praktikisht vetë ekzistenca e një dualizmi të tillë midis dy ideologjish konkurruese – ashtu siç dhe historia tregoi – më shumë sesa favorizonte kapitalizmin u shndërrua në një faktor që do të gërryente përbrënda modelin komunist sovjetik. Në njëfarë mënyre, komunizmi sovjetik duke u kthyer në një regjim konkurrent, duket sikur ishte perfshirë në mekanizmat e brendshëm të sistemit...

Read more »

Pasojat utilitariste ne boten moderne

28/02/2010

Pasojat utilitariste ne boten moderne * Lulzim Hoxha * Qysh pas industrializimit te shoqerise, gjate dy shekujve te fundit niveli i mireqenies ne pjesen derrmuese te botes ka arritur nivele marramendese duke kthyer ne realitet shume nga utopite e dikurshme te shfaqura pergjate revolucioneve te ndryshme qe mbizoteruan shekujt e XVIII dhe XIX. Por me industrializimin e shoqerise, lindi nevoja per dhenien e nje legjitimiteti te ri botes se re perendimore krijuar mes sprovash te shumta social-politike dhe ekonomike. Nje perqasje pra e cila do te mund ta perligjte dhe njekohesisht t’i jepte me shume inerci rendit te ri...

Read more »

Follow saktivista on Twitter

Gaz 51

Gazeta

Shkarko PDF
Instituti AG Radiostacioni BalkanPress

Vetevendosje

vetevendosje.org

Kalendar

May 2012
M T W T F S S
« Feb    
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031