Leart Kola

Është politika budalla!

28/01/2012

Leart Kola….. Aty rreth viteve ‘90, në Amerikë, Klintoni për të mundur Bush-in e vjetër doli me parullën “It’s the economy stupid!” ku në fakt i drejtohej popullit që të reflektonte mbi paaftësinë e Bushit në menaxhimin e krizës ekonomike, pavarësisht sukseseve që ai kish arritur në politikën e jashtme me mposhtjen e bllokut Sovjetik. Kaq! Këtu mbaron gjithë muhabeti i këtij termi, truk ky i gjetur nga oficerët e marrëdhënieve me publikun pranë administratës së Klintonit. Por nëse mbaroi për Klintonin, çuditërisht nuk mbaroi për ne. Një mori artikullshkruesish (ndër ta dhe politikani regjisor Dritan Prifti) kanë mbushur...

Read more »

A kemi një problem nacionalist?

21/01/2012

Patriotë sot nuk janë ata që valëvisin flamurin, por minatorët e Bulqizës, të cilët ngujohen me muaj për të ruajtur nga të paktat pasuri kombëtare që na kanë mbetur në vend. Apo naftëtarët e Vlorës të cilët me thonj po mundohen të mbrojnë industrinë akoma fitimprurëse të naftës. Leart Kola Ka një revansh të madh në mediat shqiptare këto ditë kundër Fatos Lubonjës, për deklaratat e bëra në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut. Njeriu që u dënua nga brezi i kaluar 17 vjet meqë vendosi të mbronte idete e veta, po akuzohet nga brezat e sotëm prapë si tradhtar....

Read more »

Dhurata Qeveritare

25/12/2011

Shkrim nga Leart Kola….. Shpërblime për këtë fundvit nuk do ketë sepse, siç tha dhe vetë Bode, ne kemi punuar shumë për popullin gjatë vitit. Kështu që nuk ka nevojë populli për shpërblime në fund të vitit. Kjo është pak por e vërtetë. Vitin që kaloi Saliu dhe banda e tij kanë bërë shumë dhurata për popullin. Dhurata më e madhe e vitit që po lemë pas ishte 21 Janari e vrasja e katër qytetarëve që e nxori zbuluar, kur e mbuloi me gjak bulevardin, sistemin në të cilin jetojmë dhe kreun e këtij sistemi, Sali Berishën i cili...

Read more »

Leart Kola – Nje bote pa padrone

09/11/2011

Kur në vitin ’99 protestat anti-globaliste në Siatëll mobilizuan qindra mijra njerëz kundra formave shfrytëzuese të kapitalizmit, të gjithë analistët “serioz” e panë këtë shpërthim si një trill rinor. Analiza të pafundme socio-antropologjike u ndërtuan për të shpjeguar shpërthimin e dhunshëm të protestave antikapitaliste, e sigurisht u risoll në vëmendje dështimi i modelit socialist e forma të tjera të shantazhimit publik, kundrejt atyre që po protestonin kundra varfërisë nën sloganin imagjinativ “një botë tjetër është e mundshme”. Megjithatë në atë moment, një botë tjetër e mundshme nuk imagjinohej. Kapitalizmi ishte sërish forma më spektakolare e shprehjes së fetishit të...

Read more »

Dobia e debatit

18/10/2011

Leart Kola   Pa asnjë dyshim do ishte një spektakël i vërtetë debati Berisha-Rama.  Sikur e përfytyroj atë ditë në Tiranë: lokalet me ekranet e mëdha nga ku dalin kokat e shtetit,  në kuptimin e parë të fjalës.  Njerëzit me nga një kafe përpara,  që entuziazmohen apo nervozohen pas frazave që “të preferuarit” e tyre thonë. Nuk do jetë vetëm ajo ditë që do mbajë pezull zemrat e shqiptarëve,  po disa ditë më parë,  madje që në ditën kur do anonçohet “match-i” i madh do fillojnë spekulimet nga dy krahët politike. Paradebati do jetë vendi ku do zhvillohet debati,...

Read more »

NE KERKIM TE AMERIKES

12/10/2011

LEART KOLA Shqiptarët nuk i kanë urryer asnjëherë amerikanët, as në kohën e propagandës më të egër enveriste kundra tyre. Së pari sepse duke qenë kaq larg njëri-tjetrit, pamundësia e afërsisë gjeografike, na ka bërë që për njeri-tjetrin të kemi një dimension misterioz njohjeje që nuk mund të prodhonte urrejtje. Përveç kësaj, Amerika, dmth historia e saj politike, jo madhësia e saj gjeografike e ushtarake, ka frymëzuar për shekuj me radhë lëvizjet emancipuese mbarëbotërore. Toka, që mbi të pa luftërat më të mëdha ideore, ndoshta sepse nuk pa asnjë luftë botërore, lindi e zhvilloi kulturat sindikaliste, socialiste, liberale deri...

Read more »

Dita e fundit

03/10/2011

Leart Kola   Atë ditë as unë nuk e besoja,madje askush nuk e besonte. Në çastin kur po mblidhja letrat nga skrivania ime, Liria hyri me vrull. E pashë, nuk ja thoja dot emrin sepse emri i saj me bu?onte në vesh ulërimat e popullit .Ajo hapi derën me vërtik,ndryshe nga ç’kishte bërë më parë e më tha – Sali duhet të dalësh! – e pashë me sy të perënduar. Në derë rrinin disa prej trimave që i kisha mbajtur peng në ato ditë trazirash. Po mbledh shkresat i thashë, do dal menjëherë. Me një bisht syri pashë skrivaninë...

Read more »

Mbi dhe pas 21 janarit

28/09/2011

Leart Kola Sot bëhen 8 muaj, që nga dita e 21 Janarit. Muaj këta të rëndësishëm procedurialisht për administratën partiake, por sigurisht të parëndësishëm në kuptimin e politizimit të politikës. Që nga dita ku katër Shqiptare u vranë brutalisht nga Berisha në bashkëpunim me Lul Bashën, në bulevardin “Dëshmorët e kombit”, Shqipëria kaloi disa faza idioteske të ekzistencës së saj. Menjëherë më pas, pra pas 21 janarit, ambasadori amerikan, pa ndonjë arsye të mirë, vendosi të mbështeste policinë! Madje këtë akt e bëri pa ja kërkuar as policia. Kjo mbështetje ndaj forcave të rendit nga ambasadori i një vendi...

Read more »

Kush i gjykon Gjyqtarët?

28/06/2011

Kush i gjykon Gjyqtarët? Leart Kola Që prej fillimviteve ’90, sistemi gjyqësor në Shqipëri në perceptimin e përgjithshëm është konsideruar më i korruptuari, pra më i padrejti. Gjyqet e demokracisë nisën duke imituar proceset e një kohe tjetër, kur gjyqe qesharake merrnin jetë njerëzish për të plotësuar paranojat e një diktatori. Gjyqe në fashizëm, gjyqe në komunizëm e përsëri gjyqe. Fatkeqësisht edhe sot Gjyqësori mbetet në plan të parë, me këta gjyqtarë që shiten për dy lek apo për një post. Sërish në Shqipëri, për arrogancën politike, gjendet gjithnjë një gjyqtar i gatshëm që ta çertifikojë nën strehën e...

Read more »

Kujt i intereson stabiliteti?

04/06/2011

Kujt i intereson stabiliteti? Leart Kola Në këto ditë të nxehta politike, fjala “stabilitet’ është përdorur rëndom nga politikanë dhe intelektualë të pushtetit, të cilët duket sikur kanë zbuluar konceptin triumfues përkarshi atyre që denoncohen si destabilizues të vendit. Por le të vazhdojmë logjikën e tyre e të shtrojmë të njëjtën pyetje për të gjithë shoqërinë, por kësaj here me një luhatje të lehtë morfologjike, kujt i intereson që Shqipëria të jetë stabël? Sigurisht që nëse vendosim të jemi logjikë, e të paktën për një herë të sinqertë me veten, e kemi fare të lehtë të identifikojmë grupet apo...

Read more »

Zgjedhje skllavërie, apo zgjidhje progresi?

30/04/2011

Zgjedhje skllavërie, apo zgjidhje progresi? Leart Kola Dy nga premtimet më të zëshme të kësaj fushate elektorale nga të dyja subjektet më të rëndësishme që marrin pjesë, pra PD dhe PS, janë punësimi dhe ulja e taksave. Ndërkohë që në pamje të parë këto premtime duket sikur i drejtohen pjesës më të madhe të popullsisë, faktikisht i drejtohen atyre që vërtet vendosin gjithçka në këtë vend, pra botës së biznesit. Ulja e taksave, një argument në dukje naiv, pjesë e ideologjisë mbizotëruese neoliberale që kanë përqafuar dy subjektet e mëdha, është propozuar këto dite si një shpëtim i biznesit...

Read more »

Intelektualët e pushtetit

25/04/2011

Intelektualët e pushtetit Leart Kola Pushteti e ka shumë të vështirë të ruajë pozicionet e veta hegjemonike vetëm nëpërmjet instrumenteve të forcës, si ushtria apo policia. Strukturën hegjemonizuese pushteti e krijon duke përdorur edhe atë që konvencionalisht quhet Shoqëri Civile, e që në fakt janë intelektualët në shërbim të pushtetit. Sigurisht, s’na mbetet veç t’i denoncojmë intelektualët klientë të pushtetit, të cilët nga mëngjesi deri në darkë i shërbejnë pushtetarëve të sotëm, njësoj siç i kanë shërbyer atyre të djeshëm. Nuk ka ndonjë zhgënjim të madh te qëndrimet e Edmond Tupes psh. që jo vetëm i bënte lajka pushtetit...

Read more »

Çfarë do të ndryshojë?

08/04/2011
Çfarë do të  ndryshojë?

Çfarë do të  ndryshojë? Zgjedhjet e 8 Majit nuk do ndryshojnë absolutisht asgjë në terma të përgjithshëm të zhvillimit kushdo qoftë ai, nga kandidatët që do të fitojnë zgjedhjet. Ndoshta e vetmja mundësi për të pasur një incentiv votuese më 8 Maj, do të ishte sërish vota kundër. Më shumë kundër Saliut se Lulit, por mbi të gjitha në mbrojtjen që një shoqëri duhet të ketë për të mos i dhënë një partie gjithë pushtetet, në rastin kur kemi një situatë normale, e në rastin tonë që është jo-normale, si dënim kundra një Kryeministri që në bashkëpunim me Ministrin...

Read more »

Lajme nga bota

21/03/2011

Lajme nga bota Leart Kola Pas 21 Janarit, më shumë se deklaratat e ndërkombëtarëve për ruajtjen e stabilitetit, përshtypje më bënë deklaratat e lëshuara nga Prishtina zyrtare. Në këto deklarata, në mënyrë të thatë, thuhej që duhet ruajtur stabiliteti, e që dënohej dhuna e ushtruar në demonstratë, me një theks të fort tek dhuna e ushtruar nga demonstruesit e jo nga forcat e rendit. Duke bërë himn kështu rezistencën e Kryeministrit Berisha që nuk u “dorëzua” përpara demonstratave! Qëndrimi i një pjese të mirë të Prishtinës zyrtare (sigurisht këtu përjashtim bën vetëm Vetvendosja) ishte po aq i njëjtë, monoton...

Read more »

Derrat që kemi mbi krye

25/02/2011

Derrat që kemi mbi krye Leart Kola Ende pa u mbushur një muaj nga futja në dhé e katër shqiptarëve të ekzekutuar brutalisht nga një bandë e armatosur që u udhëhoq nga Lulzim Basha dhe u inspirua nga Sali Berisha (bandë që vetëm për arsye konvencionale, ne, njësoj si “vendet e qytetëruara” e quajmë Gardë e Republikës), u bëmë dëshmitarë të një manifestimi “kundra dhunës” të ekzekutuar nga po e njëjta strukturë, me të njëjtin inspirim. Një manifestim që përmbante gjithë batarenë e dhunës që një fjalor pushtetari mund të përmbajë. Ai nga tribuna e shtrenjtë, që paguhet me paratë...

Read more »

Faktet

14/02/2011

Faktet Leart Kola Pas datës 21 Janar është shumë e vështirë të ngresh një narrativë analizuese, sikurse është po aq e vështirë të përshkruash atë që ndodhi me datë 21 Janar. Po aq e vështirë është të analizosh atë çfarë ndodhi më pas. Jo për tragjedinë në vetevete, se ky vend ka prodhuar vazhdimisht tragjedi, por mbi të gjitha për mënyrën meskine që kjo tragjedi u trajtua nga mediat shqiptare, e mbi të gjithë nga analistët në formatin e komentatorëve sportive nëpër ekrane gjithë dritë, ndërkohë që errësira e varfërisë e ka mbuluar gjithë Shqipërinë. Errësirë që nuk mund...

Read more »

Fituesit dhe humbësit e zgjedhjeve në Kosovë

25/12/2010

Fituesit dhe humbësit e zgjedhjeve në Kosovë Leart Kola Nuk pati fitues teknik në zgjedhjet në Kosovë, ashtu sikurse që pas lufte nuk ka patur të tillë. Megjithatë pavarsisht se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, është e rëndësishme të bëhet një fotografim i fushatës dhe i ditës së zgjedhjeve, kjo sepse besoj që politika e vërtetë në Kosovë ndodh para zgjedhjeve dhe jo pas tyre. Pas zgjedhjeve gjithçka kthehet në pazar restorantesh ku ndahen pushtetet nën bekimin e ndërkombëtarëve dhe ku parashikohet një tjetër katervjeçar, që do pasurojë administratorët e buxhetit,e do varfërojë kontribuesit e tij, qytetarët....

Read more »

Letra e fundit e djaloshit Verter

16/12/2010

Letra e fundit e djaloshit Verter Leart Kola Të paktën keshtu e ka vetëquajtur Z. Rama, letrën e disatë nisur nga Partia Socialiste në drejtim të Parlamentit Europian, posaçërisht për Z. Fule. Sigurisht që ky i fundit, është një prej personazheve më të famshëm në politikën post-28 qershor në Shqipëri. Vetëm një vend si ky i yni mund të ndërtonte nga një burokrat i merzitshëm Brukseli, heroin e dites. Edhe kësaj here e treguam veten, dhe e bëmë të pamundshmen të mundshme. Por sigurisht, më shumë se të gjithe ne “të tjerët” veten e tejkaloi  Z.Rama, i cili në letrën...

Read more »

Piramida “më” e bukur

09/11/2010

Piramida “më” e bukur Leart Kola Para disa ditesh Strazimiri, një deputet i mazhorancës, një nga ato karakteret e virtytshme të së djathtës, pa vese dhe pa fytyrë, i detyruar të skërmiste diçka në mbrojtje të çmendurisë së radhës së shefit të tij përpunoi këtë frazë që stonon në logjikën e saj: « Parlamenti i një vendi duhet të jetë ndërtesa më prestigjioze e tij ». Gjatë kohës që po e dëgjoja përveç problemit idiomatik që më cingërisi nervat (togfjalëshi « më prestigjioze » nuk ka logjikë, sepse diçka o është prestigjioze, o nuk është) mu kujtua një skulpturë që gjendet mu përballë...

Read more »

Një histori shqiptaro-europiane

20/10/2010

Një histori shqiptaro-europiane Leart Kola Së fundi nga një sondazh i bërë në Ballkan për të matur mbështetjen që popujt kanë për integrimin në strukturat e BE, rezultoi që shqiptarët ishin më lart në përqindje se cilido vend tjetër. Aq i lartë është entuziazmi sa që mund të themi se në Shqipëri nuk bëhet më fjalë për mbështëtje, se kjo do të implikontë një lloj racionaliteti logjik. Mbështetje do të thotë që ti e ke të qartë projektin, e di se çfarë humb e çfarë fiton, e në fund vendos ta mbështesësh apo jo këtë projekt, që në rastin...

Read more »

Follow saktivista on Twitter

Gaz 51

Gazeta

Shkarko PDF
Instituti AG Radiostacioni BalkanPress

Vetevendosje

vetevendosje.org

Kalendar

May 2012
M T W T F S S
« Feb    
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031