Krenar Zejno (VIJON NGA NUMRI I KALUAR) E përfundon prapë në prapanicë Hrabali librin me Trena të mbikëqyrur rreptësisht, i cili e bëri të famshëm së gjalli me filmin Oskar në vitet ’60. Si një Sharlot bohem, mes kujtimeve të stërgjyshit Lukash, që donte të ndalte tankun nazist duke i hedhur sirën dhe stërnipit Millosh i cytur nga ai që të turrej e t’i ngecte trenit një si lodër… për ta vërvitur në erë. Dhe e fundon nën frazën: “Do ishte e udhës të kishit ndenjur në shtëpi, unjur në bythë…” Diçka është sovrane vetëm me një kusht...













