Jacques Ranciere: “Deleuze përmbush Destinin e Estetikës” Përgatiti: Dejona Mihali Studimet e Deleuze-it mbi artin, për letërsinë (Proust, Melville, Lawrence, Beckett) për pikturën (Bacon, Fromanger) apo për kinemanë (L’image-mouvement dhe L’image-temps), bënë të mundur që disa artistë e filozofë të dalloheshin për nga mënyra në të cilën ata i hapen njëri-tjetrit. Por rrallë është shtruar pyetja nëse ekziston diçka e cila mund të quhet “estetikë Deleuziane”. I rastisi Jacque Rancière-it ta pozonte këtë pyetje me gjithë qartësinë që nevojitej (“Existe-t-il une esthétique deleuzienne?” in E.Alliez, ed, Gilles Deleuze. Un vie philosophique, Synthelabo, 1998). Mbase sepse ideja e një “estetike”...











