* Indrit Sinanaj * ora 13.45 Restoranti mesdhetar me pamje në det, Një tufë peshkatarësh, tutje, në një platformë kanë nxjerrë nga një grep. Unë e të tjerë, shohim si fati vendos se cili peshk do shkojë në cilën gojë. Peshku m’ i vogël e thënë s’është, të jetë më naivi, ndon’se urt’sia popullore e shpërndan qerosllikun shkencërisht dhe e detyron të kanibalizohet nga më i madhi me flokë. Pakashumë ky është mejdani – këto kam në kokë - Ndërkohë që hamë drekë, po ndodh një dramë e ashpër e vogëlith atje tej : kush janë peshqit? Kush? Druhem...











