Idlir Azizi

Vetëfundosja e shteteve shqiptare në Prishtinë

20/01/2012

Vetëfundosja e shteteve shqiptare në Prishtinë Idlir Azizi   1.Dhuna e paralajmëruar Shumë pak ditë pasi kryeministri i Kosovës nxori në tryezë termin “Vetëfundosja” dhe pas vërejtjes prej edukatore kopshti të zonjës Doris Pak, pamë përleshjen policore të shtetit ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes! te Dheu i  Bardhë. Ndodhi egërsia policore e tipit Terminator, prej policëve që ulërinin shqip, por me muskuj FBI-je, si në filmat e shëmtuar me Van Damme. Egërsia vinte ndaj një demonstrimi që ishte lajmëruar, për të cilin ishte marrë leje. Shkopat e policisë desh i “fundosën” vërtetë aktivistët e Vetëvendosjes!, madje dhe deputetët e saj,...

Read more »

EKZILI – VETËVENDOSJA – EMANCIPIMI

30/12/2011

Ligjëratë nga Idlir Azizi…. Kjo ligjëratë e ka origjinën te një prezantim i librit tim më të fundit me titullin “Don Kanuni, ose ngadalë gjaksi fillon dremit në pritë”. Ky libër filloi të krijohej më shumë si një reagim shakator lidhur me përqendrimin e energjive kinematografike te ne drejt temës së kanunit, një temë e shndërruar jo vetëm në një ekzotizëm të palezetshëm, por sidomos në një ndryrje që i bëhet shpesh subjektit shqiptar brenda një kanonizmi herë brutalisht turistik, e gjysma aktiv në kohën ku jetojmë. Pa u rrekur shumë, më erdhi si një qartësi pak gaztore, që...

Read more »

Ekzili – vetëvendosja – emancipimi

15/11/2011

Ekzili – vetëvendosja – emancipimi Idlir Azizi Kjo ligjëratë e ka origjinën te një prezantim i librit tim më të fundit me titullin “Don Kanuni, ose ngadalë gjaksi fillon dremit në pritë”. Ky libër filloi të krijohej më shumë si një reagim shakator lidhur me përqëndrimin e energjive kinematografike te ne drejt temës së kanunit një temë e shndërruar jo vetëm në një ekzotizëm të palezetshëm por sidomos në një ndryrje që i bëhet shpesh subjektit shqiptar brenda një kanonizmi herë brutalisht turistik, e gjysma aktiv në kohën ku jetojmë. Pa u rrekur shumë, më erdhi si një qartësi...

Read more »

Gazetarja e kulturës vetvritet, shpirti i saj në drejtim të paditur

06/05/2011

Pjesë  nga romani i Idlir Azizit me titull: “Gazetarja e kulturës vetvritet, shpirti i saj në drejtim të paditur” Dhe kështu Shqipëria ishte bërë me vite modeli tipik i vendit ku natyrorja rrinte baraz dhe njëvlershëm me politiken. Ku politikja, që akuzohej çdo ditë e çdo çast prej shqiptarëve për korrupsion masiv, kishte arritur gjendjen e normales organike në rang popullsie, e ku askush nuk besonte më asgjë realisht. – Në këtë asgjë të plotë e të veçantë të Shqipërisë, unë, thoshte, fillimisht nuk zgjodha dot asgjë, e për këtë kisha arritur në një urrejtje dhe bezdi plot brengë, por që...

Read more »

Universiteti lëshon honoris por turpi është causa

21/03/2011

Universiteti lëshon honoris por turpi është causa Idlir Azizi Ne, si pjesë shqiptarësh, vendosëm të protestojmë sapo dëgjuam dekorimin më të fundit “honoris causa” të presidentit më të fundit kosovar nga një universitet tiranas. Por fillimisht ne u habitëm, ndoshta paralel me vetë zotin Pacolli, për këtë honor të akorduar, ende pa u ulur ai mirë në bythoren (karrigen) e kryetarit të shtetit të Kosovës. Mirëpo e lamë me aq kur menduam se kjo duhet të ishte thjesht një idiotësi e radhës; një idiotësi tiranase e radhës; dhe s’kishte pse të vrisnim mendjen, meqë në këtë klimë shqiptare debiliteti...

Read more »

Zeitung dhe përralla shqiptare albanologjike

21/12/2010

Zeitung dhe përralla shqiptare albanologjike Idlir Azizi Kjo epoka ku jetojmë është në fakt një periudhë botërore gati e adhurueshme. Megjithë format më të rafinuara të kolonializmit botëror në epokën e vituales, megjithë deklamimin e krishterë të triumfit final kapitalist si pikësynim të Historisë, prapë një “degjenerim” i mrekullueshëm është i pranishëm në botën tonë. Prej kohësh njeriu Perëndimor- ku mezi po aderojmë edhe ne të shoqërive “në zhvillim e sipër”- ka filluar ta jashtësojë veten në mjete dhe me anë të mjeteve e teknologjisë. Aq sa tashmë ky jashtësim po nxjerr gafil dhe monologun e brendshëm të botës,...

Read more »

Të kesh e të mos kesh dell!

22/11/2010

Të kesh e të mos kesh dell! Idlir Azizi Nuk më kujtohet për dreq se kush mendimtar amerikan pat shprehur se “Për t’u gjendur i jashtëligjshëm sot në Amerikë, boll të dalësh në rrugë e të thërrasësh me idetë e Lincolnit e të Thomas Jeffersonit”. Ndikimi i pazakontë i ambasadës amerikane në vendet tona, Shqipëri e Kosovë, përtej çdo mase molare politike në krahasim me vendet e tjera të ish Lindjes, ka arritur përmasat e një Norme, e një normative të padiskutueshme. Dhe jo vetëm të trupave e grupeve politikë, por deri në rangun qytetar: etalon i organicizuar nëpër...

Read more »

Migjeni si vetëvendosës

31/10/2010

Migjeni si vetëvendosës Idlir Azizi Disa muaj para Vitit “Migjeni” në Shqipëri, në 100 vjetorin e lindjes së tij më 2011, kam përshtypjen se po dëgjojmë, qysh tani, uturimat e kritikës shqiptare migjeniane. Dashamire (natyrisht), por disi e cofur: nga profesori që shpall se këto “emra të ndaluar” i paska theksuar qysh në “ atë kohë” para 90-ës, e deri te gazetarja, që do të gjejë sërish e sërish imazhet e mjerimit migjenian nëpër rrugët e Tiranës. Në këtë vit të dekadës së re të 2000ës, mbase do na duhet të shohim disi ndryshe portretin e Migjenit, duke reflektuar...

Read more »

Rrëfimi i profesorit të pushuar nga puna

16/07/2010

Rrëfimi i profesorit të pushuar nga puna (Pjesë nga libri “Terxhumani”) Idlir Azizi …(është hera e parë që dikush më flet për delirin e çmendurinë e lasgushit. Deri më sot di vetëm disa vargje të tij përmendësh, si pak a shumë të gjithë shqiptarët. Por pavarësisht një lloj ekscentrizmi të poetit, nuk di gjë të madhe lidhur me anët e tij politike; jam mësuar ta konsideroj njeriun më apolitik në shqipëri. Por profesori këmbëngul: Politika e vërtetë e lasgush poradecit, ose disidenca e vërtetë e lasgushit, nuk qëndron fare në stërhollimin e gjuhës shqipe me figura qiellore. As nuk...

Read more »

Një profesor filozofie në universitetet private të Tiranës kërkon me ngulm një bombë. Por për çfarë e përse?

17/04/2010

Ti doje te shkruaje një  fugë Një profesor filozofie në universitetet private të Tiranës kërkon me ngulm një bombë. Por për çfarë  e përse? Idlir Azizi * … Uf, me qenë – Vip – Skandal! Sa televizive! – si Bretkocë – Ta kuasësh emrin – në çdo Stinë – Hipur mbi këtë Moçal! Emily Dickinson   (e parodizuar) Ma sill ti, tha, bombën që  të duhet, se këto damarët e ideologjizimit në shqipëri për mua, më tha, kanë humbur njëherë e mirë. Ca më tepër që s’kam edhe kohë të ideologjizohem në këtë mënyrë, tha, por vetëm të punësohem, pa kufi. Sepse, këtu, ky veçim i madh, te ne, tha, po zë...

Read more »

Akuzë akt akuzë

02/03/2010

Akuzë akt akuzë * Idlir Azizi * (një dëshmitar gagaç në gjyqin e a. kurtit) Loja e madhe e historisë i përket atij që rrok rregullat, atij që do zërë vendin e atyre që i përdorin, atij që do maskohet për t’i pervertuar, për t’i përdour në kah të kundërt dhe t’ua hedhë në fytyrë atyre që i kanë imponuar ato. Michel Foucault Më në fund ndodhi ajo që nuk pritej shumë në këtë proçedim. Në sallë hyri me uniformën united colors of benedict dëshmitari i parë dhe i fundit i gjyqit, naim shkodra alben ismet rrahman avni smajl...

Read more »

Ti doje të shkruaje një fugë

26/02/2010

Ti doje të  shkruaje një fugë* Idlir Azizi Ma sill më mirë  atë bombën, më tha, lëri këta, ata shumë të  paktit këtu, që nuk e çajnë shumë kokën për ndonjë  lloj shteti, ca më pak për një shtet si shteti shqiptar, ata që s’e vrasin shumë as për forcën e tij, domethënë për forcën e tij, të shtetit, gjë jetike, pra, në shqipëri. Edhe unë e di, tha, që ky terror i tejdukshëm ushtrohet tani, më tha, te ne, këtu, nga brenda vetë shqipërisë, dhe jo më mbi krye të shoqërisë, – që s’është as shoqëri sa duhet – këtu, por që me kthimin e sistemit, ose, siç e...

Read more »

Reagim

22/02/2010

Reagim * Idlir Azizi * E gjitha kjo e ka një  arsye shumë më të  thellë : Sepse në viset tona shqiptarofolëse, fatkeqësisht E drejta, (justice) si ideal, nuk ka qenë kurrë  Rast (a case, në terminologjinë e gjyqit). Sepse Shqipëria dhe Kosova kanë qenë përherë ndoshta me inflacion idealistësh, por vetëm për një ideal të vogël, lokal, kombëtar, sajë apo edhe me justifikimin e ruajtjes së kufirit, e përballjes ndaj armikut, apo të ruajtjes së vatanit. Sepse nuk ka pasur mesa duket idealizëm mirëfilli, në vendet tona shqiptarofolëse, por vetëm rilindës vërtet punëtorë, dashamirë, por të një shumice injorante, e veç në raport me kombin. Sepse nuk ka...

Read more »

Follow saktivista on Twitter

Gaz 51

Gazeta

Shkarko PDF
Instituti AG Radiostacioni BalkanPress

Vetevendosje

vetevendosje.org

Kalendar

May 2012
M T W T F S S
« Feb    
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031