Jo çdo lesh është mjekër (pjesa I) Hysamedin Feraj Nga një debat analistësh (zbërthyesish) televiziv: Ku di t’i mor?! Me kë flas edhe unë?! Më ka rënë mjekra duke lexuar për këtë çështje, e ti… Problemi është se dikush mund “ta lërë mjekrën duke lexuar” për diçka, por “mjekra i ka ikur për lesh” nëse nuk di të lexojë. “Leshrat” duhen përzier sipas një parimi dhe të kenë një territor të caktuar që të mund t’i quajmë “mjekër”. Territori i diskutimit ishte “identiteti”, ndërsa gjeografia e tij – fusha semantike e lulëzuar nga termat “komb”, “shtet”, “qytetar”, “etni” dhe...











