Procedurat tatimore, ligji aktual dhe domosdoshmëria për një kod fiskal Një vështrim i shkurtër mbi efektet ligjore dhe ekonomike të ligjit nr.9920, dt.19/05/2008. Gresa Petoshati Legjislacioni tatimor shqiptar jo pak herë ka përberë një objekt polemike ndërmjet grupeve të interesit dhe administratës shteterore. Në një vështrim të përgjithshëm mbi ligjin për procedurat tatimore duket se polemikat kanë një bazë të mirë për t’u zhvilluar, pasi në këtë ligj vërehet qartë konflikti i interesit dhe tejkalimi i kompetencave të organit tatimor e për rrjedhoje edhe penalizimi i biznesit. Mungesa e një kuadri ligjor të saktë dhe të qartë lë vend...











