Drejt VETËVENDOSJES Glauk Konjufca Sot bëhen 6 vjet prej kur u themelua Lëvizja VETËVENDOSJE!. Ka qenë një rrugë plot përpjekje e pengesa, me disa arritje modeste, por me më shume arritje që na presin në të ardhmen. Kjo ecje nuk ka qenë aspak e lehtë, por rrugë tjetër s’ka dhe s’ka rrugë deri te sovraniteti dhe liria që të jetë e shtruar me lule. Në fillim ishim dhjetëra, pastaj u bëmë qindra, e mijëra, sot jemi dhjetëramijëra, nesër do të bëhemi qindramijëra dhe kështu deri në përmbushjen e qëllimeve tona politike. Mahatma Gandi njëherë pat thënë se...











