Gjergj Erebara

Kompleksi piramidal

06/08/2011

Gjergj Erebara…. Piramida është një figurë gjeometrike jo dosido! Emri mbart kuptime dhe ndjesi të çuditshme. Gjatë rilindjes Europiane, piramidat e Egjiptit qenë simboli i vuajtjes së kotë dhe të pakuptimtë të skllevërve. Piramida është simbol i një hierarkie sunduese, forme organizimi për korporatat, alegori për skemat financiare mashtruese, simbol i pushtetit të fshehtë të masonëve, etj. Të gjitha këto e bëjnë këtë figurë gjeometrike diçka më shumë se sa një figurë e zakonshme gjeometrike. E tillë është edhe piramida e Tiranës. Unë jam në dilemë dhe nuk po arrij të zgjedh dot nëse vendimi i qeverisë së sotme...

Read more »

Interrnimi i artë, strategjia e re e Berishës për të spastruar PD-në

02/08/2011

Dymbëdhjetë muajt e ardhshëm pritet të jenë me plot lajme politike. Një brez i tërë politikanësh mund të dalë në pension të parakohshëm për t’i lënë vendin çunakëve. Kjo është veçanërisht e vërtetë për Partinë Demokratike. Por mundet që brezi i xhaketave të vjetra të përjetojë një rini të dytë te Partia Socialiste. Në PD këto kohë po përzihen të vjetrit, të cilët me apo pa dëshirë po rezultojnë të bezdisshëm për kryetarin. Ndryshe nga dekada e parë e post-komunizmit, kur të bezdisshmit si Pollo, Selami, Ceka, Ruli, Meksi etj, u përzunë me dhunë, kësaj here, internimi i artë...

Read more »

Gjirizi i proporcionalit – ose kur fiton çelësat e kashtës

24/05/2011

Gjirizi i proporcionalit – ose kur fiton çelësat e kashtës Gjergj Erebara Ka një si tip barsalete që tregohet për zgjedhjet e vitit 1996. Komisionerët e Partinë Demokratike po manipulonin votat kur dikush shtroi pyetjen: pse po i manipulojmë votat se praktikisht zgjedhjet i kemi fituar!? Njëri nga komisionerët iu përgjigj: Na duhet proporcionali! Mund të jetë goxha ngushëllim për të djathtën dhe median pranë saj: Aleanca për qytetarin, falë votave të fshatarit shqiptar anekënd vendit, mori më shumë këshilltarë bashkiakë e komunalë në zgjedhjet e fundit vendore që u mbajtën më 8 maj, por që rezultatin e të...

Read more »

Një parlament apo një mausoleum

29/03/2011

Një parlament apo një mausoleum Gjergj Erebara Emigrimi duhet të ketë diçka të çuditshme: të bën sentimental për ngjarjet në Atdhe, ngjarje që në fakt nuk janë as të reja dhe as për t’u habitur. Nja dy javë të shkuara, në një sallë që quhet Parlament, por që fare mirë mund të quhet edhe “zyra kancelarike e kryeministrit”, u miratua një ligj, me të cilin qeveria i shet tokën turistike në Golem të Durrësit njerëzve që e vodhën atë gjatë viteve të shkuara kundrejt çmimit 10 mijë lekë të vjetra për metër katror, minus 30 për qind ulje. Plot...

Read more »

Follow saktivista on Twitter

Gaz 51

Gazeta

Shkarko PDF
Instituti AG Radiostacioni BalkanPress

Vetevendosje

vetevendosje.org

Kalendar

May 2012
M T W T F S S
« Feb    
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031