Shënime paraprake mbi konceptin e demokracisë * Giorgio AGAMBEN * Çdo diskutim lidhur mbi termin « demokraci » bie sot në kurthin e një dykuptimësie dhe pështjellimi fillestar. Kjo i bën ata që e përdorin të jenë pre e keqkuptimeve rrënjësore. Për çfarë bëhet tamam fjalë kur flasim për demokraci ? Cilit racionalitet të veçantë i përket me saktësi ky term ? Një vrojtim sadopak i kujdesshëm tregon se ata që diskutojnë sot mbi demokracinë kuptojnë me këtë term herë një formë të caktuar të kushtetimit të trupit politik, herë një teknikë qeverisjeje. Termi pra, i takon njëkohësisht fushës konceptuale të së drejtës...











