Gerda Dalipaj

Kllapi e Transivor!

10/02/2011

Kllapi e Transivor! 1. Në thembër të këmbës sime të majtë më gjëmbojnë vargje ikjesh, turravrapje në korridore të panumërt që nisin e driten duke qartuar sa bosh aty. Nata e qetë është plasa ku veshin ngjesh dëgjoj nga ku, dëshirën time, kërcitëse në kllapinë pulpuese. Këmbëkryq jam në fund të shkallëve të drunjta. Kozmopolit! Cudi ekzotike vere! Në ëndërr shoh me dhëmbë ta rrok zemrën e kuqe të thelës së karpuzit. E po në ëndërr shujtimi përdëllyer, kthehet në frymë, ikën e më le me dhëmbët mbetur ngul zemrës së fortë të ëndrrës pulpuese, me le me peshën...

Read more »

Rikthimi i indigjenëve

25/03/2010
Rikthimi i indigjenëve

Rikthimi i indigjenëve Slavoj Žižek “Avatar” i James Cameron është një film mbi historinë e një ish-ushtari, sot të gjymtuar, të flotës detare i cili dërgohet nga toka, në një planet të largët, për tu infiltruar në rradhët e një race aborigjenësh me lëkurë blu dhe për t’i bindur ata që ta lejojnë punëdhënësin e tij të hapë miniera në tokën e tyre e të kërkojë burime natyrore. Përmes një manipulimi biologjik kompleks, mendja e heroit fiton kontroll mbi “avatarin”, në trupin e një të riu aborigjen. Këta lloj aborigjenësh janë shpirtërorë thellësisht dhe jetojnë në harmoni me natyrën...

Read more »

Detar i të paanës, i kyçur në burg

23/03/2010

Detar i të paanës, i kyçur në burg * Michel de Certeau * Përktheu: Gerda Dalipaj Brenda-mbyllje udhëtari. I palëvizshëm, brenda në vagon, sheh të rrëshqasin sende të palëvizshme. Çfarë po ndodh? Asgjë nuk lëviz as brenda e as jashtë trenit. I pandryshueshëm, udhëtari është i futur në sirtarë, i numëruar dhe i kontrolluar në fushën e shahut mat të vagonit, ky realizim i përkryer i utopisë racionale. Survejimi dhe ushqimi qarkullojnë nga sirtari në sirtar: “Kontrolli i biletave”.. “Sandwiches? Birrë? Kafe?…”. Vetëm haleja i hap rrugën një arratie brenda sistemit të mbyllur. Ajo është fantazëm për të dashuruarit,...

Read more »

Epruveta

15/03/2010
Epruveta

Epruveta * Gerda Dalipaj * Në mundet e pabindshmja një theromë të jetë në lukth. E ngjiza në kokë: Më kanë dhënë linja epruvete, ku vilem në djersë të drithta, e nën xhamat e brishta gastare-gastare cullake, kondesoj mendjelehtësi nga ajri përreth. Aty groptha-groptha, -ngaherë dua- s’mund tjetër veç të turfullohem, grumbullohem, zgjatohem, avullohem. Mund edhe të përvidhem si qindra gremçe bakteriale, të turpërohem edhe, nga epidemitë që shpërhap për paaftësinë time të lindur për përmbledhje dhe përkufizime. Apo e zbërthyer në shumëfishësi vemje mizash mishi, epshur të derdhem mbi copë të qelbur veshke, barkun e rrudhur ta fërkoj...

Read more »

Jepi asaj një model!

13/03/2010
Jepi asaj një model!

Jepi asaj një model! *D. H. Lawrence* D. H. Lawrence (1885-1930) ishte një mësues i thjeshtë përpara se të fillonte të shkruante dhe të bëhej një nga novelistët më të mëdhenj anglezë të shek. XX. Novelat e tij më të njohura janë ato që fokusohen në marrëdhëniet burrë-grua, përfshirë Sons and Lovers (1913), Women in Love (1920) dhe Lady Chatterley’s Lover (1928). Ai shkroi gjithashtu edhe histori të shkurtra, ese, poezi, dhe kritika letrare. Në pjesën “Give Her a Pattern!” (Jepi asaj një model), Lawrence bën fajtorë burrat për faktin se nuk janë të aftë t’i pranojnë gratë si...

Read more »

Shpëtoji vetmisë me ma shum vetmi!

03/03/2010

Shpëtoji vetmisë me ma shum vetmi! Gerda Dalipaj (Shënime për barinjtë që kullosin bagtitë në malin e Kabashit) … dhe nji bolluk hini nis e të mulon rand’ Çdo dit ka shi! Koh’ e panjallur e rinis’ shpirtnim i pashpres’ i kangs’ së ngjirur -zemna e fushnjakut të shëron nga epilepsi e andrrave me gushë të bardhë nji gur rrufeje i ba rrumullak, i varur m’qaf a nji përflakje qirinjsh që i nez tok, te varr’ i bariut të par’ – i vra pak vjet ma par’- se nryshe era i ban të heshtur. … si qilim sopoti bardhësi e mytur me nji...

Read more »

Follow saktivista on Twitter

Gaz 51

Gazeta

Shkarko PDF
Instituti AG Radiostacioni BalkanPress

Vetevendosje

vetevendosje.org

Kalendar

May 2012
M T W T F S S
« Feb    
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031