Konceptet themelore të Marx-it (7 – e fundit) Nga “Teori Sociologjike”, Kreu II (Pjesa e shtatë dhe e fundit) George Ritzer Përktheu Boiken Abazi KRITIKA Ka disa probleme brenda teorisë së Marx-it të cilat duhen diskutuar. I pari ka të bëj me komunizmin ekzistues në praktikë. Dështimi i shoqërive komuniste dhe transformimi i tyre drejt një ekonomie më të orientuar nga kapitalizmi na detyron të rishikojmë domethënien e teorisë marksiste dhe rolin e saj brenda sferës së sociologjisë (Antonio, 2000: Aronso, 1995; Hudelson, 1993; Manuel, 1992). Duket sikur idetë e Marx-it janë provuar njëherë dhe kanë dështuar. Në një...











