Iluminizmi i Munguar Islamik Fisnik Basha “Zoti nuk ka krijuar gjë më të mirë se Arsyea, ose gjë më perfekte, ose më të bukur se Arsyea; shpërblimet që Zoti i jep janë në llogari të saj; dhe të kuptuarit është pranë saj, dhe të mvrejturit e Zotit shkaktohet me mospërfilljen e saj.” Në kontekstin bashkëkohor të irracionalitetit fetar islamik, është vështirë për të besuar, por kjo thënie intriguese, patjetër e shprehur në stilin monoteist, i atribohet Muhamedit, Profetit të Islamit. Ndërkaq, nga fetë mbizotëruese të rruzullit tokësor është vetëm feja Islame që në etimologjinë e saj nuk bartë gjurmët e emrit të themeluesit...











