Ermira Danaj

Gjinia dhe barazia

12/10/2011

  Ermira Danaj Në këto ditë konsensusi politik, paktesh mbi pakte, denoncime brenda partiake, dhe letra justifikimi apo shqetësime  autoritare mbi demokracinë, po tentoj ti kthehem një teme jo kaq tërheqëse dhe ndoshta jo kaq të rëndësishme për integrimin tonë në BE, por që në shkallën time personale të rëndësisë vazhdon të mbetet ndër të parat – diskriminimi i përditshëm, shtypja dhe dhuna ndaj grave. Në fakt është tragjike se duket sikur përsëri flitet për të njëjtat gjëra në lidhje me këtë diskriminim, vetëm format janë të ndryshme, por përmbajtja dhe thelbi është plotësisht i njëjtë. Që të ndryshojnë...

Read more »

Fetishizmi i ligjit

03/10/2011

Ermira Danaj Kjo shprehje e huazuar nga një artikull shumë domethënës i Xhin dhe Xhon Komarofit ( Jean dhe  John Comaroff ) “Dhuna dhe ligji në postkoloni” i shkon shumë për shtat edhe situatës në Shqipëri. Në fakt, Komarofët flasin për vendet postkoloniale në Afrikë, duke treguar se edhe pse tashmë duket sikur kanë vendosur regjime demokracie, me kushtetutë e paketë ligjesh si në vendet perëndimore, përsëri dhuna mbizotëron në këto vende, e kjo në fakt nuk është aspak specifikë e vendeve postkoloniale. Në një formë të re tashmë, dhunë nëpërmjet ligjit, e gjejmë jo vetëm në vendet poststkoloniale,...

Read more »

Lufta për pushtet dhe dhuna politike

28/09/2011

Ermira Danaj Tashmë në vitin 2011, më shumë afër fundit të vitit, përsëri flitet për situatën politike, për kursin e ri nga një anë, për fundin e bojkotit, e për mundësitë e shtuara për rrugën drejt integrimit evropian, për gjuetinë e shtrigave brenda dy partive të mëdha, për wikileaksin, e për patriotizmin, etj etj. Të paktën kjo është panorama që na vjen nga mediat e shkruara e vizive, duke i shtuar kësaj panorame edhe pasigurinë, vrasjet brenda familjes, ekzekutimet, etj. Dhe në gjithë këtë panoramë, shtetasit (duke mos dashur të përdor fjalën qytetarët) në Shqipëri në fakt jetojnë më...

Read more »

Patriotizëm sezonal

17/02/2011

Patriotizëm sezonal Ermira Danaj Sot është trevjetori i pavarësisë së Kosovës. Ajo që pritet të ndodhë sot në Tiranë është që liderat tanë kryesorë do të përshëndesin këtë pavarësi, duke përdorur po të njëjtat shprehje që kanë përdorur dy herët e kaluara: njohjet e reja për Kosovën, rruga e Kosovës drejt integrimit në BE, etj etj. Do të jenë deklaratat standarte në ditën e pavarësisë së Kosovës dhe kaq. Duket sikur 17 shkurti është kthyer në ditën kur flitet për Kosovën në Shqipëri. Pra, kemi nga një ditë në vit për cështje të ndryshme dhe ajo që ndodh rëndom...

Read more »

Ta zotërosh politikën

25/09/2010

Ta zotërosh politikën Ermira Danaj Prej më shumë se një viti në Parlamentin Shqiptar kemi dy herë më shumë gra deputete se sa në legjislaturën e mëparshme, ose le të themi që ka më shumë gra në Parlament që prej vitit 1990. Dhe kjo është gjë e mirë, në fakt. Nëse mendojmë se në legjislaturën e vitit 1991-1992 shkalla e pjesëmarrjes ishte vetëm 4 për qind, atëherë shkalla e sotme e pjesëmarrjes që është 15 për qind do të mund të konsiderohej vërtet si një hap i madh përpara. Dhe jo vetëm ky nivel i shprehur në përqindje do...

Read more »

Projekti: Eliminimi i Bimbashit për një shoqëri civile më transparente

13/04/2010

Projekti: Eliminimi i Bimbashit për një shoqëri civile më transparente, në prag të integrimit në Europë, dhe sfidat e qeverisjes në kuadër të emancipimit të gruas së `Bimbashit pas vdekjes të së shoqit në krye të detyrës Andi Kananaj, Arbër Zaimi – featuring Ermira Danaj 2010. Jemi tek Radio. Përjashta bie shi, një shi i imtë e acarues, si nervat e lodhura të banorëve të vjetër të Tiranës, të dhunuar tash e 575 vjet prej dhunës gjakpirëse osmane të Prof.Dr. Sulltanit Mehmet i Gjashtëmbedhjetë. Jemi pa çadra, kështu që konjaku i famshëm nuk bie mbi çadra, por drejt e...

Read more »

Lëmshi i paftilluar opozitar

29/03/2010

Lëmshi i paftilluar opozitar * Ermira Danaj * Po i rikthehem edhe njëherë në këtë shkrim situatës politike dhe rolit të pozitës dhe opozitës në Shqipëri. Sa për ta kontekstualizuar edhe njëherë analizën, po risjell në vëmendje faktin se opozita nuk i ka njohur zgjedhjet e 28 qershorit, ose më saktë i konsideroi institucionet me legjitimitet të cunguar, dhe kështu që vendosi ti bojkotojë. Tani, gjashtë muaj pas zgjedhjeve të 28 qershorit, opozita po flet për zgjedhje të parakohshme, dhe është pikërisht tek kjo e fundit që do të doja të ndalesha pak më shumë. Por, meqenëse ne kemi...

Read more »

Cinizëm Politik!!

19/02/2010

Cinizëm Politik!! * Ermira Danaj * U bënë disa kohë që  sfondi i jetës sonë të përditshme jane  cështjet politike, dhe kryesisht  zgjedhjet e fundit parlamentare. Brenda normalitetit që mund të ketë për disa kjo situatë,  më ka bërë përshtypje gjithnjë e më shumë një metaforë, një krahasim, një shembull që po marrin së fundmi disa politikanë që dolën humbës nga zgjedhjet e fundit. Dhe ky krahasim ka të bëjë me zgjedhjet që konsiderohen si ndeshje futbolli. Njëri prej tyre tha se ishte përgatitur për një ndeshje futbolli, me të gjitha rregullat e saj, por rezultoi që paskësh qenë...

Read more »

Individ i lirë…, deri në vetëvrasje

16/02/2010

Individ  i lirë…, deri në vetëvrasje * Ermira Danaj * Një ndër fjalët më të përdorura në lajme televizive apo në  gazeta në Shqipëri është vetëvrasja. Qytetarë dhe qytetare shqiptarë të moshave të ndryshme që në një moment të caktuar të jetës së tyre “vendosin” ti japin fund asaj. Dhe menjëherë kjo ndodhi shoqërohet me fjalën “depresion”.  Fjala “depresion” vjen si shpjegimi i vetëm, i vërtetë dhe i pakontestueshëm i vetëvrasjes së shqiptarëve në qytet apo në fshat. I vetmi shoqërim i lajmit të një vetëvrasjeje qoftë burrë, grua apo fëmijë, është vetëm se ai ose ajo ishte në gjendje depresive, madje në gjendje të...

Read more »

Kapitalizmi, një histori dashurie !!

02/02/2010

Kapitalizmi, një histori dashurie !! Intervistë e regjizorit Majkëll Mur (Michael Moore) dhënë revistës « Le nouvel observateur » në nëntor 2009. Është provokatori i të majtës amerikane. Me humor, llafazan, i suksesshëm, kokëfortë, Majkëll Mur godet fort, dhe drejt. Filmi i tij i ri “Kapitalizmi- një histori dashurie”, është një apologji e zjarrtë dhe e vendosur kundër mbretërisë së parasë, makutërisë së bankave, perandorisë së monedhave. Ai sulmon me baxuka drejt e në zemër të sistemit : imazhe dëshpëruese të cifteve të zbuara nga banimet e tyre nga sherifa me armë në dorë ; vejusha që zbulojnë se punëdhënësit e bashkëshortëve të tyre...

Read more »

Nën peshën e dy dhunave, të politikës dhe asaj mashkullore

04/01/2010

Nën peshën  e dy dhunave, të politikës dhe asaj mashkullore     Ermira Danaj Dy javët e aktivizimit për të drejtat e grave dhe kundër dhunës në  familje mbaruan tashmë. Nëse do fokusoheshim vetëm tek termat gjuhësorë, ishin dy javë (e më shumë madje) të mbushura me “gra”, “dhunë”, “vlerat e familjes”, “morali shqiptar”, “të drejtat e fmijëve”, etj etj. Por, cili është thelbi? Termat e mësipërme, ne shumicën e rasteve, nuk u përdorën  për të mbrojtur vërtet të drejtat e grave, apo për të luftuar dhunën ndaj tyre apo për të ofruar këtë apo atë zgjidhje, qoftë në planin moral apo...

Read more »

Skllavëria, vlerat e familjes dhe përmbajtja e kutive

15/12/2009

Skllavëria, vlerat e familjes dhe përmbajtja e kutive Ermira Danaj Duke shfletuar një ditë një numër të një reviste franceze, lexova një editorial shumë kritik ndaj fenomenit “reality show”. Editoriali prezantonte një rast të jashtëzakonshëm i cili kishte ndodhur para disa kohesh në Shtetet e Bashkuara. Bëhej fjalë për një lloj loje me pagesë, ku burra amerikanë shkonin për gjah vajzash. Kjo e fundit është e thënë në të gjithë kuptimin e saj, sepse këta goxha burra shkonin në një park “gjuetie” ku gjahu përbëhej nga disa vajza të reja. Vajzat e reja paguheshin për të vrapuar nëpër park...

Read more »

Dhuna ndaj grave nuk është as soft e as moderne

12/12/2009

Dhuna ndaj grave nuk është as soft e as moderne, po… …përse ndaj arkaikes përdorim metoda soft dhe moderne?  Ermira Danaj Data 25 Nëntor, është Dita ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave. Mund edhe të merreshim me temën se pse na duhet një ditë e caktuar për të luftuar një akt absolutisht të luftueshëm dhe dënueshëm. Ne këtë duhet ta bëjmë cdo ditë të vitit, dhe jo vetëm në një ditë. Ne duhët të mbrojmë të drejtat e grave dhe vajzave cdo ditë të vitit, dhe jo t’iu japim leje të hanë një drekë të rëndomtë më 8 Mars, etj....

Read more »

Dhuna e mirë dhe dhuna e keqe

18/11/2009

Dhuna e mirë dhe dhuna e keqe Ermira Danaj Javën e kaluar ngjarja më e rëndësishme e përcjellë nga të gjitha mediat (në mënyrat e tyre, shpesh herë nga më të ndryshmet) ishte incidenti mes gazetarit Mero Baze dhe biznesmenit Rezart Taci. Për ta risjellë shumë shkurt në vëmendje (edhe pse vazhdon të mbetet një ngjarje dite), ishte një incident ku gazetari Mero Baze ishte viktimë e dhunës fizike të ushtruar nga truprojat dhe mesa duket edhe nga vetë Rezart Taci. Ky ishte një version shumë i shkurtër meqënëse kjo është një çështje akoma në proces gjyqësor, dhe akoma...

Read more »

Politikë në zinxhirë dhe me zinxhirë

15/11/2009

Politikë  në zinxhirë dhe me zinxhirë  Ermira Danaj  Në Shqipëri nuk mund të jesh i sëmurë, më saktë nuk duhet të jesh i sëmurë. Një djalë që vuan nga një sëmundje mendore jeton prej shumë vitesh i lidhur me zinxhirë. Lajm sensacional në media, kush e kush ta japë i pari. Ndodhkan këto gjëra edhe në Shqipëri, kaq afër nesh!!! Ne kishim parë vetëm rastet e tmerrshme të Austrisë ku babai kish dhunuar vajzën e tij duke e mbajtur edhe të mbyllur për shumë e shumë vite. Por, pas dy ditësh del dhe një rast tjetër, tashmë i dy motrave të...

Read more »

Politikë për qytetarët apo politikë për pushtetarët?

05/11/2009

Ermira Danaj Debati mbi zgjedhjet e shkuara të 28 qershorit vazhdon të mbizotërojë skenën politike dhe qytetare në Shqipëri. Opozita kërkon përgjigje për kërkesat e saj dhe deri sa këto të mos plotësohen do bojkotojë gjithcka, pozita bën ndonjë deklaratë sa për të thënë dhe vazhdon të merret me programin e saj e pashqetësuar fare për veprimet që bën, sepse dhe në parlament vazhdon të jetë e vetme. Në morinë e lajmeve të tjera në dukje dytësore, po shumë më të rëndësishme se sa ato që serviren si të tilla, më bëri përshtypje lajmi për ndryshimin tek taksat e...

Read more »

Opozita e Protestës, e Parlamentit dhe Opozita Reale

30/09/2009

Opozita e Protestës, e Parlamentit dhe Opozita Reale Ermira Danaj Ka tre opozita sot në Shqipëri. Një është opozita e rrugës e cila kërkon numërimin e një sasie kutish votimi. Opozita e dytë është ajo parlamentare sipas së cilës në parlament bëhet politikë dhe aty zgjidhen problemet e vendit dhe të qytetarit. Në fakt këto dy të parat përbëjnë atë që quhet opozitë juridike. Ndërsa e treta është opozita reale, ajo që mund të jetë në rrugë apo në Kuvend, por që nis tek problemi që ka qytetari dhe përfundon tek rruga për zgjidhjen e këtij problemi. E para...

Read more »

Një ministri për dinjitetin

15/09/2009

Një ministri për dinjitetin Ermira Danaj Vera politike 2009 në Shqipëri ende s’ka mbaruar dhe mesa duket do të kemi edhe një vjeshtë po aq politike e më tej, ndoshta edhe një vit të tërë shumë politik, me ngjarje të njëpasnjëshme. Por, sic thotë një miku im, gabimi ynë shpesh është se ne merremi vetëm me ngjarjen dhe jo me vazhdimësinë dhe me procesin të cilin harrojmë ta analizojmë dhe ta vemë në pikëpyetje. Ndërsa përsa kohë merremi vetëm me një ngjarje, e shumta pas një jave ajo harrohet, del një tjetër, dhe njerëzit në këtë mënyrë nuk lejohen...

Read more »

Follow saktivista on Twitter

Gaz 51

Gazeta

Shkarko PDF
Instituti AG Radiostacioni BalkanPress

Vetevendosje

vetevendosje.org

Kalendar

February 2012
M T W T F S S
« Jan    
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829