“Vullkani” islandez kërcënon sërish (Euro)pën ! Ermal Petushi Dëgjojmë çdo ditë në media shpehje të tipit: “Pranvera Arabe”, “Protesta masive”, “Erë ndryshimi”, “Njerëz të Indinjuar”, “Demokraci”, “Grevë”, “Dhunë”, “Popull Sovran”… “Revolucion”. Revolucione që vetëm emrin kanë të tillë, që nisin me shumë zhurmë dhe nëse nuk shuhen në heshtje të plotë, shkojnë drejt një lufte civile ashtu sic ndodh në shumicën e rasteve. Ajo që unë shikoj janë 300 milion njerëz që duan një ndryshim po nuk kanë më as forcën e as vulletin për ti ndryshuar gjërat, dhe ata pak që dalin janë aq konfuzë sa harrojnë qëllimin...











