Privatja e përkryer e qytetit tonë Eriona Çami Në qytetin tonë të përbashkët dita-ditës shohim gjithnjë e më shumë sesi nga banesat njëkatëshe të fqinjve tanë ndërtohen pallatet shumëkatëshe me shumë ngjyra (zakon ky i mbetur që nga hera e fundit që u lyen pallatet masivisht në Tiranë). Nëse deri dje shumica e fotove në qendër kur ishim të vegjël ishte tek sheshi, aty mes Skënderbeut dhe pesëmbëdhjetkatëshit, – si i vetmi pallat i tillë për t’ia treguar kushërinjve në mërgim që t’ia tregonin atyre atje që dhe ne kemi nga këto të lartat – tani këto të lartat na kanë zënë...











