E drejta e qëndresës * Enis Sulstarova * Aty ku ka pushtet ka edhe qëndresë… (Michel Foucault) Ndaj Albin Kurtit UNMIK-u më parë dhe tani EULEX-i kanë ngritur tri akuza juridike: (1) organizimi i një turme për të kryer vepër penale; (2) pengimi i personave zyrtarë për kryerjen e detyrave të tyre zyrtare; dhe (3) thirrje për rezistencë (qëndresë). Tashmë është bërë e njohur botërisht se këto janë akuza të montuara dhe politike. Nuk mund të quhet vepër penale marshimi paqësor në rrugët e qytetit dhe ishte policia ajo që pengoi kryerjen e itinerarit të marshuesve dhe që dhunoi...











