Plotësisht realist, le të kërkojmë të pamundurën! Emiljo Leka Biseda ose shkrimi që po propozoj deklaron në lexim të parë një gjendje shumë subjektive por, pësimi nga një fakt thelbësor i kanosjes së konceptit të publikes transferohet – si duket – në pësimin e ndërgjegjes së atij që e quan veten, person që i jepet publikes si vlera më e stilizuar e jetës politike. Nuk e kam fjalën veçse për fenomenin MARUBI, – gjë për të cilën po marr shkas të shkruaj – por dhe për perceptimin e shoqërisë për këtë fenomen. Le t’ia nisim me shtrimin e premisave...











