Dorian Matlija

Berisha, “Njëshi i Kafazit”

16/05/2011

Berisha, “Njëshi i Kafazit” Dorian Matlija Bën, c’bën, Berisha e gjen gjithmonë një mënyrë sesi ta ktheje erën në favor të velave të tij. Kësaj rradhe është humbës me kadidatin e tij në Tiranë, ndonëse me 10 vota, dhe partia e tij është humbëse në sasi votash po ta shohim jashtë koalicionit Aleanca për Qytetarin. E megjithatë ai ka në dorë fyellin me të cilin po bën muzikën më rokamboleske të mundshme dhe të tjerët vazhdojnë të hedhin vallen e tij. Kështu ngado nëpër Tiranë është duke u ngritur pretendimi se janë hedhur vota të vlefshme nëpër kuti të...

Read more »

30 sekondat e urrejtjes

22/04/2011

30 sekondat e urrejtjes Dorian Matlija Në një pasdite të muzgët, teksa bëja zappingun rutinë me telekomandën në njërën dorë dhe me filxhanin e kafesë në dorën tjetër, herë pas here në kanale të ndryshme më dilte spoti ku Luli transformohej në Sali. U ndala ta shoh me vëmendje, ndoshta sepse ishte bërë gurgule e madhe gjatë paradites se KKRT paskesh qenë kundra për shkak të mungesës së autorësisë. Gjëja e parë që vura re në spot ishte ngjashmëria interesante që kompiuteristi me djallëzi gjeniale kishte nxjerrë në pah midis fytyrave të dy personazheve. Procesi “morph” më kishte pëlqyer...

Read more »

Gjelbërimi i Tiranës, mashtrimi i madh i Edi Ramës

19/04/2011

Gjelbërimi i Tiranës, mashtrimi i madh i Edi Ramës Dorian Matlija E kemi kuptuar tashmë që tendenca e Edi Ramës dhe enturazhit të tij është që ta nxjerre debatin për Tiranën nga binaret e një diskutimi normal teknik për ta hedhur atë në një llogore politike, shumë luftarake, e të paprogramtë. E di që kjo lëvizje po jep efektet e veta sepse retorika që përdoret është shumë ngacmuese për të të lënë indiferent. E di që po të tentoj të ngre këtë shkrim në nivel diskutimi të disa pikave teknike, rrezikoj të bie së paku në vesh të shurdhër...

Read more »

Shpulla e shtetit

04/02/2011

Shpulla e shtetit Dorian Matlija Njëlloj si në një gomone mes stuhisë, Berisha dhe rremtarët e tij çanë heroikisht skutat e grushtit të shtetit nga njëri breg në tjetrin. Njëlloj si paraardhësit e së njëjtës lartësi, Berisha e mprehu shpatën edhe një herë për situatën. Dukej si heroi i fundit në betejën e fundit, si Gjergj Elez Alia kundër Bajlozit, si Leonidha kundër Persisë, apo si Mihali kundër Satanit. Në këtë betejë nuk ka më nuanca gri. Ka vetëm të mirë si Berisha me djemtë e tij, ashtu siç ka vetëm armiq antishqiptarë që kanë kapur instikamet kushtetuese. Ka...

Read more »

Pakica kundër pakicës

02/02/2011

Pakica kundër pakicës Dorian Matlija Prej disa ditësh përplasja e titanëve Berisha – Rama po përbën menunë e mëngjesit, drekës dhe darkës politike shqiptare. Retorika është future nëpër llogore dhe këto janë mbushur plot me eksponentë intelektualë, tregtarë, policë, tenderaxhinj, shoqataxhinj, militantë, etj që përpiqen të na ndriçojnë mendjen se çfarë ishte 21 janari. Kështu njëra llogore thotë që ca horra së bashku me ca lavire na paskan gatuar fshehurazi një puç superteknologjik, të zmbrapsur heroikisht nga forcat tona policore, duke mbrojtur institucionet legjitime dhe rendin tonë demokratik. Llogorja tjetër, me anë të talenteve të reja me flokë të...

Read more »

10 cent

25/06/2010

10 cent Dorian Matlija Pas mungeses së gjatë në paradën e yjeve, u rikthye në skenë ylli më i përfolur, më i diskutuar, më kontroversiali i të gjithë yjeve: Pango. Ky yll, në stilin e tij të cuditshëm, pasi u fsheh nga faqja e natës për do kohë, shndriti më fort se kurrë kur agimit (Bendos) i erdhi ora për të vendosur veton e tij… Kështu, sot, zyrtarisht, Top Channel është borxhliu më i ri i Yllit me jo pak, por plot 400 mijë evro. Drejtësia u vendos. Topi veproi gabim duke publikuar të dhëna të marra në mënyrë...

Read more »

Topi është i Topit, penalltinë e gjuan Berisha

22/06/2010

Topi është i Topit, penalltinë e gjuan Berisha Dorian Matlija …Ministri Nishani u shpreh se drafti i ri parashikon që të gjitha kërkesat për falje tashmë do të kalojnë në filtrin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Presidenti mund të marrë vendim pozitiv apo negativ vetëm në ato kërkesa që i përcjellë ministria. Nishani tha se në këtë projektligj parashikohet një raport i posaçëm ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe Presidentit. “Ky draft jo vetëm që balancon pushtetet, por i vë fre rrugës së abuzimit dhe i shërben më së miri ndërtimit të shteti të së drejtës… Me këto fjalë dikush...

Read more »

Televizioni Publik dhe Vezët Private

13/06/2010

Televizioni Publik dhe Vezët Private Dorian Matlija “Kush është pa mëkate, të hedhë gurin e parë.” J.K. Pak ditë më parë, një nga episodet që nuk kaloi pa bërë jehonën e zakonshme mediatike ishte dhe goditja me vezë e televizionit publik. Shqiptarë e shqiptare dolën të organizuar në rrugën përballë ngrehinës së vjetëruar në medias elektronike publike, duke qëlluar me vezë ku i dhimbte e ku i digjte këtij institucioni të stërdegjeneruar, që vetëm vezët kishte mangut. Sipas pamjeve të siguruara nga vëzhgimi i porositur i kamerave të mediave private, RTSH u linçua pa mëshirë nga një re e...

Read more »

Rruga e politikës së rrugës

05/06/2010

Rruga e politikës së rrugës Dorian Matlija Rrugë – Brez ose rrip toke i rrahur a i shtruar për të kaluar njerëzit, kafshët dhe mjetet (udhë). Një modë e të bërit politikë që ka kapluar në formë trendi politikën e re me gjithe c’ka brenda, është edhe politika që bëhet në rrugë. Prej kohësh mediat po mbushin gigat e tyre të arkivës me panairin e madh të aktivizmit politik rrugor. Ky panair politikëbërjeje që ngjall idenë e një demokracie të drejtpërdrejtë që buron nga Athina e vjetër, sjell me rradhë eksponatet e popullit punëtor, popullit të papunë, popullit pronar,...

Read more »

Anës rrugëve…

04/06/2010

Anës rrugëve… Dorian Matlija “Një nga rrugët drejt seriozitetit është të qeshësh kur është rasti”. Anonim Rruga në kuptimin teknik është një karrexhiate e shtruar zakonisht me asfalt, e vijëzuar sipas rastit dhe interesit të qarkullimit rrugor të mjeteve me ose pa motor. Rruga në kuptimin taktik është një kurs që duhet ndjekur për të arritur diku, për të realizuar një synim. Rruga në kuptimin e këtij shkrimi është një fjalë që duke marrë metamorfoza të shumta përsëritet tmerrësisht shumë herë. Një përtac e sheh rrugën si mundim, një kryetar bashkie e sheh si përfitim (per qytetin e tij)....

Read more »

Kronikë nga mesjeta

28/05/2010

Kronikë nga mesjeta Dorian Matlija Në gojën e një krokodili të përmbysur si trofe gjuetie, në një cep të Strasburgut, nuk ka gjasa të përfundosh i ngrënë, por përkundrazi mund të shijosh pjata franceze me emra kilometrikë nën tingujt e një muzike gjumëndjellëse. Pikërisht në këtë atmosferë, në prani të prijësve europiane dhe verës së kuqe franceze, dy liderët legjendarë Saliu i Berishajve, i mbiquajtur Kalorësi dhe Edi i Ramajve i mbiquajturi Shpëtimtari, u ulën për të pleqëruar fatet e kutive. Ky lajm që mori dhenë, në një moment konfuzioni, u duk sikur ishte një ekstrakt i ndonjë kronike...

Read more »

Viktimat e vërteta të grevës së urisë (Autopsia e një përpjekjeje)

26/05/2010

Viktimat e vërteta të grevës së urisë (Autopsia e një përpjekjeje) Dorian Matlija Në një moment të qetë darke, pas ndërprerjes së grevës së urisë, dikush për humor hodhi propozimin që bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ta quanim që sot e tutje “Dëshmorët e Votës”. Kjo në fakt nga shumëkush nuk u kuptua si humor, por si një tentativë serioze. Ndoshta në këtë përfundim arrihet nëse nisesh nga fakti që cdo ditë, përmes sirenave të ambulancave dhe ankthit të gazetarëve për të kapur plane e shkëputur deklarata sa më pikante, përcilleshin drejt paqes spitalore të plagosurit e luftës për votën...

Read more »

RRETH TIRANES PER 80 LEKE

17/12/2008
RRETH TIRANES PER 80 LEKE

* * * Nga cikli “Aventurat e Arifit ne Tirane” * * * RRETH TIRANES PER 80 LEKE Nga: Dorian Matlija Ne vend te prologut… Ky shkrim eshte endur diku andej nga koha e zgjedhjeve lokale 2007, por per arsye etike, dhe per te mos u ankuar edhe une se pse ne Puke rizoto ka shume pak fruta deti, atehere vendosa ta lexoj vetem vete. Kur erdhi nje kohe tjeter, miku im AK, pasi mori persiper ta gjente nje mundesi per botim, nuk e botoi por gati sa nuk e sabotoi duke e harruar ne tavolinen e EQ. Keshtu...

Read more »

Follow saktivista on Twitter

Gaz 51

Gazeta

Shkarko PDF
Instituti AG Radiostacioni BalkanPress

Vetevendosje

vetevendosje.org

Kalendar

May 2012
M T W T F S S
« Feb    
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031