Përktheu nga frëngjishtja Dilfirus Vrioni - Sipas ju, figura e Che Guevara-s reduktohet në një imazh të romantizmit revolucionar, të heroit të idealizuar apo ka mendim politik në shprehjen e tij ? Nëse po, si mund ta përshkruajmë ? Në ç’raporte qëndron ai me marksizmin ? Che-ja, s’ka qënë vetëm një luftëtar heroik, por gjithashtu edhe një mendimtar revolucionar, bartësi i një projekti politik dhe moral, i një tërësie idesh për të cilat luftoi dhe dha jetën. Filozofia që ai i veshi mendimit të tij politik e ideologjik, koherenca e saj, ngjyrat, ambienti, ritmi që ai kishte...











