Intervistë me Chantal Mouffe, nga Elke Wagner Përktheu: Dilfirus Vrioni Elke Wagner : Vepra ‘Hegemony and socialist Strategy’ të cilën ju e keni bashkëshkruar me Ernesto Laclau-n, është përkthyer në një numër të madh shtetesh dhe ka ndikuar në mënyrë të konsiderueshme në teoritë e New Social Movements . Në këtë libër ju tentoni të riformuloni teorinë marksiste për ta risjellë në diskutimet bashkëkohore mbi natyrën e politikës. Mund të na thoni pak më shumë për gjenezën e kësaj vepre dhe mbi idetë kryesore të saj? E, në veçanti, cili është roli i nocionit të hegjemonisë...











