Bojken Abazi

Një mesazh Brukselit

19/01/2012

Boiken Abazi …………….. “Besojmë se protestat janë plotësisht të pajustifikueshme, sepse shkojnë kundër një parimi themeltar të BE-së që është qarkullimi i lirë i mallrave”, ka thënë zëdhënësi i Ashton, Michael Mann (16 janar, 2012). Kjo deklaratë e lëshuar nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikat e Sigurisë, znj. Catherine Ashton, vjen pas protestave paqësore të organizuara në datën 14 janar 2012 nga lëvizja “Vetëvendosje!” në dy pikat kufitare me Serbinë në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë. Protesta u organizua me qëllim mbrojtjen e vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për...

Read more »

Konceptet themelore të Marx-it (7 – e fundit)

14/07/2011

Konceptet themelore të Marx-it (7 – e fundit) Nga “Teori Sociologjike”, Kreu II (Pjesa e shtatë dhe e fundit) George Ritzer Përktheu Boiken Abazi KRITIKA Ka disa probleme brenda teorisë së Marx-it të cilat duhen diskutuar. I pari ka të bëj me komunizmin ekzistues në praktikë. Dështimi i shoqërive komuniste dhe transformimi i tyre drejt një ekonomie më të orientuar nga kapitalizmi na detyron të rishikojmë domethënien e teorisë marksiste dhe rolin e saj brenda sferës së sociologjisë (Antonio, 2000: Aronso, 1995; Hudelson, 1993; Manuel, 1992). Duket sikur idetë e Marx-it janë provuar njëherë dhe kanë dështuar. Në një...

Read more »

Konceptet themelore të Marx-it (6)

11/07/2011

Konceptet themelore të Marx-it (6) Nga “Teori Sociologjike”, Kreu II (Pjesa e gjashtë) George Ritzer Përktheu Boiken Abazi KONCEPTIMI I HISTORISË NËPËRMEJT MATERIALIZMIT Marx-i besonte se historia ndjek një trajektore të parashikueshme, dhe nxitur nga ky besim ai ndërtoi parashikimin e tij mbi të ardhmen e kapitalizmit. Ky parashikim bazohej mbi konceptin e tij të historisë nëpërmjet materializmit (i njohur edhe si materializmi historik). Ideja thelbësore e materializmit historik të Marx-it shtrohet nëpërmjet pretendimit se mënyra se si njerëzit plotësojnë nevojat e tyre materiale, në përgjithësi, përcakton dhe kushtëzon marrëdhëniet e tyre me njeri-tjetrin, institucionet shoqërore, si dhe idetë...

Read more »

Konceptet themelore të Marx-it (5)

09/07/2011

Konceptet themelore të Marx-it (5) Nga “Teori Sociologjike”, Kreu II (Pjesa e pestë) George Ritzer Përktheu Boiken Abazi Shfrytëzimi Për Marx-in, shfrytëzimi dhe dominimi janë diçka më shumë se sa thjesht një ndarje rastësisht e pabarabartë e pasurisë dhe e pushtetit. Shfrytëzimi është një pjesë e nevojshme e ekonomisë kapitaliste. Sigurisht që shfrytëzimi ekziston në të gjitha shoqëritë, por e veçanta e kapitalizmit qëndron në faktin se shfrytëzimi kryhet nga një sistem ekonomik “objektiv” dhe i papërcaktuar. Shfrytëzimi në këtë lloj sistemi të jep përshtypjen se nuk rrjedh nga një marrëdhënie pushteti por nga grafikët dhe shifrat e ekonomistëve....

Read more »

Konceptet themelore të Marx-it (4)

07/07/2011

Konceptet themelore të Marx-it (4) Nga “Teori Sociologjike”, Kreu II (Pjesa e katërt) George Ritzer Përktheu Boiken Abazi STRUKTURAT E SHOQËRISË KAPITALISTE   Gjatë jetës së Marx-it Evropa po industrializohej gjithnjë e më shumë. Njerëzit po detyroheshin të largoheshin nga puna në bujqësi dhe nga zanatet artizanale duke u punësuar nëpër fabrika me kushte pune të cilat shpesh ishin thjesht çnjerëzore. Gjatë viteve 1840, kur Marx-i sapo kishte hyrë në vrullin e madh të punës së tij, Evropa po kalonte një krizë të gjerë sociale (Seigel, 1978: 106). Kjo situatë solli një numër protestash anembanë Evropës përgjatë vitit 1848...

Read more »

Konceptet themelore të Marx-it (3)

02/07/2011

Konceptet themelore të Marx-it (3) Nga “Teori Sociologjike”, Kreu II (Pjesa e tretë) George Ritzer Përktheu Boiken Abazi NATYRA NJERËZORE Një pjesë e mirë e këtij kapitulli do të mbulojë një diskutim mbi makro-sociologjinë që studioi Marx-i, me një përqëndrim mbi analizën e tij të makro-strukturave të kapitalizmit. Megjithatë, para se të mund t’i analizojmë këto tema, duhet të fillojmë të flasim për mendimet e Marx-it mbi aspektet makro-sociologjike të realitetit shoqëror. Marx-i e ndërtoi analizën e tij kritike mbi kontradiktat e shoqërisë kapitaliste, bazuar në supozimet e tij mbi natyrën njerëzore, marrëdhënien e saj me punën, dhe mundësinë...

Read more »

Konceptet themelore të Marx-it (2)

30/06/2011

Nga “Teori Sociologjike”, Kreu II (Pjesa e dytë) George Ritzer Përktheu Boiken Abazi Skica Biografike Karl Marx ka lindur ne Trier, në Prusi, në 5 maj të vitit 1818. Babai i tij punonte si avokat dhe kishte krijuar disa kushte jetese tipike për një familje të shtresës së mesme. Të dy prindërit vinin nga familje hebrehe, por për disa arsye të lidhura me biznesin, babai i tij u kthye në Luteran kur Karl-i ishte ende shumë i ri. Në vitin 1841, Marx-i përfundoi studimet e doktoraturës në degën e filozofisë në Universitetin e Berlinit. Kjo shkollë ishte nën ndikimin...

Read more »

Konceptet themelore të Marx-it

28/06/2011

Konceptet themelore të Marx-it Nga “Teori Sociologjike”, Kreu II (pjesa e parë) George Ritzer Përktheu Boiken Abazi Karl Marx e filloi veprën e tij më të famshme, Manifesti i Partisë Komuniste (Marx dhe Engels 1848/1948), me fjalinë në vijim: “Një fantazëm vërtitet nëpër Evropë, fantazma e Komunizmit.” Mund të themi se e njëjta fantazëm po i vërtitet edhe kuptimit tonë mbi veprën e Marx-it. Është e vështirë të ndash idetë e Marx-it nga lëvizjet politike që ato frymëzuan. Sidoqoftë, ashtu siç sugjeron edhe Tom Rockmore (2002:96), ne duhet të përpiqemi “ta çlirojmë Marx-in nga Marksizmi.” Për shumë njerëz, Marx-i...

Read more »

Një universitet në shërbim të shërbyesve

06/06/2011

Një  universitet në shërbim të shërbyesve Boiken Abazi Me pak rrëmujë të gjithë zënë vendet e tyre në sallë dhe qëndrojnë të ulur. Në çast heshtin kur në hyrje shfaqen katër flamuj mbi kokat e katër djemve të veshur në uniformë ushtarake, studentë ushtarakë të një vendi pa ushtri. Me kokën lart, me sy të ngulitur përpara në zbrazëti, pa lëvizur asnjë muskul të fytyrës, ata i mbajnë flamujt mbi shtizat e mbështetura në supe. Të katër ecin me marsh ushtarak mes një publiku gjysëm të mahnitur. Në sallë dëgjohen vetëm përplasje të koordinuara çizmesh ushtari dhe thirrje të...

Read more »

JO BARDHË E ZI, POR KUQ E ZI

27/01/2011

JO BARDHË E ZI, POR KUQ E ZI Boiken Abazi Të dal të premten, apo t’i shoh nga televizori i shtëpise time duke ngrënë drekë? Mbase shumë e kanë vendosur me kohë se çdo bëjnë këtë javë, por ndoshta për shumë të tjerë kjo mbetet një dilemë nga frika se mos i shajnë si të shitur, apo se mos i pushojnë nga puna. E për dikë që s‘i ka këto shqetësime, por sërish vendos ta ndjek realitetin shqiptar si spektator nga televizori, mbase thjesht dëshiron të jetë i paanshëm mqs. asnjëra prej palëve nuk është e bardhë si bora por është...

Read more »

Padrejtësia e padrejtësisë

14/01/2010

Padrejtësia e padrejtësisë Bojken Abazi Ti mbase s’e njeh “Artanin”, por po ta njihje do të ishte e vështirë që ai mos të të hynte në zemër. Pa u zgjatur shumë mbi karakterin e tij, mjafton të them se Tani është i pastër, i drejtpërdrejtë, i papërtuar, i dashur dhe kur i hyn dhe ti në zemër nuk ta kursen dashamirësinë. Gjatë fushatës elektorale të vitit të kaluar Tani vendosi të anëtarësohej në njërën prej partive politike shqiptare. Ai vendosi t’i jepte të gjitha energjitë dhe thuajse gjithçka tjetër partisë së re ku tashmë kishte varur shpresat. Nuk u...

Read more »

Follow saktivista on Twitter

Gaz 51

Gazeta

Shkarko PDF
Instituti AG Radiostacioni BalkanPress

Vetevendosje

vetevendosje.org

Kalendar

February 2012
M T W T F S S
« Jan    
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829