Blerina Hankollari

Abuzimet e pushtetit, armatosur e autorizuar prej arsyes

01/03/2011

Abuzimet e pushtetit, armatosur e autorizuar prej arsyes Pierre Bourdieu Përktheu: Blerina Hankollari Nga thellësia e vendeve islamike shtrohet një pyetje shumë madhore në lidhje me universalizmin e gënjeshtërt perëndimor, çka e quaj imperializmi i universales. Franca ka qenë mishërimi par excellence i këtij imperializmi, që ka ngjallur këtu, pikërisht në këtë vend, një populizëm kombëtar, i cili, sipas meje lidhet me emrin Herder. Nëse është e vërtetë se njëfarë universalizmi nuk është veçse një nacionalizëm i cili i referohet universales (të drejtave të njeriut, etj.) për t’u vetëimponuar, bëhet gjithnjë e më e lehtë të taksosh...

Read more »

Interviste me Jean-Luc GODARD

01/07/2010

KANË  2010 Interviste me Jean-Luc GODARD Kineasti mirëpret në shtëpinë e tij në Zvicër, në Rollë, gazetarin Serge Kaganski dhe Jean-Marc Lalanne për një bashkëbisedim provokues dhe intim. Rollë është vetëm një qytet i vogël pak i zymtë mbi liqenin Leman, 40 kilometra nga Gjeneva. Megjithatë ai është një eden për miliarderët në kërkim të defiskalizimit. Me vendbanim të përhershëm në Francë, Godard i paguan aty taksat e tij. Aktualisht jeton në Zvicër, në vendlindje, në pamundësi për të qëndruar larg disa peizazheve panoramikë. Përreth katër orë në zyrën e tij paksa mbytëse, por shumë funksionale, në krah të...

Read more »

Lemza e shpirtit

23/01/2009
Lemza e shpirtit

Lemza e shpirtit Blerina HankollariNë kapriçion e gjuhës sime soliptike, atë ndjesi kam emërtuar “lemza e shpirtit”. Përvjedhëse ndjesia ime, mes shkulmëzimeve të befta të asaj rëndese, ngjizëse e një shkundjeje të papritur të elektricitetit shpirtëror. E pakontrollueshmja ndjesia ime, që vërgon nga thellësitë e mia, me pabesinë e të paparashikueshmes tingullsi psherëtitëse. Fizike ndjesia ime, kur ajri përqendrohet mbi pikën treguese të gishtit vendndodhjekërkues të shpirtin tim. Krejt fizike ndjesia ime, kur ajri bën të shpërhapet në pamatshmërinë kohore e më pas vjedhurazi kërkon të prodhojë psherëtimën e zakonshme. Gënjeshtare ndjesia ime, dinake ndjesia ime, kur ajo hiçëzohet...

Read more »

Harresën e pashë të zvarritej rrugëve metropolitane.

13/10/2008
Harresën e pashë të zvarritej rrugëve metropolitane.

Harresën e pashë të zvarritej rrugëve metropolitane. Blerina Hankollari Harresën e pashë të zvarritej rrugëve metropolitane. TI e kishe zbrazur nga vetja duke e vjellë mbi trotuarin përballë ndërtesës ngjyrë gri. Dikush të kishte dëgjuar t’i vije një emër iniciali. Me indiferencën tënde përkushtuese e kishe mbështetur në një vend të sigurt, në atë qoshe të ndotur kthinash urbane. Të peshonte rëndë në stomak. E di. Nuk mund t’i tresësh lehtë kujtimet e tua të harruara. Kishe provuar mijëra herë të jetoje me harresën tënde në fyt. Për ty edhe asgjëja është kujtim i kujtimeve të tua. Harresën tënde...

Read more »

Follow saktivista on Twitter

Gaz 51

Gazeta

Shkarko PDF
Instituti AG Radiostacioni BalkanPress

Vetevendosje

vetevendosje.org

Kalendar

February 2012
M T W T F S S
« Jan    
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829