Kriza e klientokracisë shqiptare Blendi Kajsiu Në thelb të krizës aktuale politike që po zhvillohet sot në Tiranë, por që kërcënon të gjithë sistemin tonë politik, është fakti që zgjedhjet tashmë nuk prodhojnë rezultat. E thënë ndryshe, zgjedhjet nuk prodhojnë më shumicë të qartë. Kjo ndodhi pak a shumë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, kjo u përsërit në zgjedhjet lokale për Bashkinë e Tiranës, dhe ka shumë gjasa që po ky skenar të përsëritet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013. Gjithnjë e më tepër zgjedhjet në Shqipëri tregojnë se të dyja kampet kanë pak a shumë të njëjtën...











