Rugovizëm pa Rugovën Besnik Pula Trashëgimia politike e Ibrahim Rugovës është gjallë – ajo quhet LDK. Një prej arsyeve pse kjo parti sot është katandisur moralisht dhe politikisht është se gjatë udhëheqjes së tij të gjatë të kësaj partie, Ibrahim Rugova kishte lejuar degjenerimin gradual të mekanizmave demokratik brenda kësaj partie, duke ngritur gradualisht varshmërinë politike dhe organizative të partisë ndaj personit të tij deri në shkallë ekstreme – aq sa partisë as sot nuk i ka mbetur të identifikohet me asnjë ide dhe me asnjë vlerë përveç emrit të tij. Për një dekadë e gjysmë për sa e...













